Home » Lajme, PVD » Partia për Veprim Demokratik, mbrëmë ka dorëzuar listën e kandidatëve për këshilltar në zgjedhjet lokale të 6 majit

Partia për Veprim Demokratik, mbrëmë ka dorëzuar listën e kandidatëve për këshilltar në zgjedhjet lokale të 6 majit

 PVD sipas kryetarit të saj ka arritur t’i grumbullojë 1250 nënshkrime andaj radhitet me numrin rendor 6 në listën e subjekteve politike në Preshevë pasi që është subjekti i 6 që dorëzon listën. Me këtë rast Partia për Veprim Demokratik ka dorëzuar listën e plotë me 38 këshilltar për të qenë pjesë e këshilltarëve në Kuvendin Komunal. Bartësi i listët të këtij subjekti politik Riza Halimi falënderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti të gjithë aktivistët dhe simpatizuesit e këtij subjekti politik për angazhimin që ka pasur për grumbullimin e nënshkrimeve. Sipas ligjit për zgjedhje, një parti ka të drejtë që të marrë pjesë në to, nëse lista e tyre e plotë përkrahet me nga 30 nënshkrime për një kandidatë për këshilltarë, çka në komunën e Preshevës, kërkohen 1140 nënshkrime, kurse afati i fundit për dorëzimin e listës është 21 prill.

Pas dorëzimit të listës së kandidatëve për këshilltar,nesër do të bëhet hapja e tubimit qendror për zgjedhjet lokale nga ana e Partisë për Veprim Demokratik,me fillim prej orës 13.00 në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Kryetari i Shtabit Zgjedhor të PVD-së Nadër Sadiku thotë se në hapjen zyrtare do të bëhet promovimi i 38 kandidatëve të mundshëm për këshilltarë në përbërjen e ardhshme të kuvendit komunal,si dhe shpalosja e programit zgjedhor njëherit ai bënë apel për mbarë elektoratin,anëtarët,simpatizuesit dhe qytetarët e komunës së Preshevës,që nesër në mënyre më masovike të marrin pjesë në tubimin qendror për zgjedhjet lokale të 6 majit nga ana e Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet lokale të 6 majit PVD në bazë të listës së dorëzuar në komisionin komunal zgjedhor ,do të jetë e renditur me numrin rendor 6.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch