Home » Lajme, PVD » Partia Për Veprim Demokratik mbrëmë ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Preshevë me qytetarët e njësisë numër 8 dhe 9

Partia Për Veprim Demokratik mbrëmë ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Preshevë me qytetarët e njësisë numër 8 dhe 9

Kryetari i nëndegës së njësisë 9 Shenur Jahiu e hapi tubimin me prezantimin e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë të këto dy njësi. Esat Sejdiu ekonomist tha se ne kemi për synimi zhvillimin ekonomik e që pushteti aktual 6 vitet e fundit nuk bëri asgjë për përmirësimin e jetës së qytetarit në cilën do fushë. Psikologia Fetije Bajrami kandidate për këshilltare nga njësia numër 8 shpalosi synimet që ka për qëllim ndryshimet pozitive në sferën sociale, respektivisht paraqiti dobësitë e shumta nga pushtetit tanishëm që kanë të bëjnë me këtë fushë si në Shtëpinë e Shëndetit, shkolla e tjera. Emrush Salihu, arsimtar kandidat se PVD është e para e cila bëri ndryshime pozitive në Luginën e Preshevës. Ai theksoi problemet e panumërta që kanë të bëjnë me arsimin. Bartësi i listës së PVD-së Riza Halimi, njëherit edhe kryetar i këtij subjekti kritikoi ashpër udhëheqjen e dobët të pushtetit aktual të Preshevës. Ka ardhur koha e fundit të ndërmarrim me forcat tona dhe të bëjmë atë ndryshim theksoi zoti Halimi i cili më pas u fokusua edhe në IPA fondet e Unionit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar e që pushteti aktual ka ndërprerë të gjitha bashkëpunimin me organizatat e huaja që ka sjell vetë izolimin e komunës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch