Home » Lajme » Partia për Veprim Demokratik në Preshevë mbrëmë shpalosi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në njësinë numër një në Preshevë

Partia për Veprim Demokratik në Preshevë mbrëmë shpalosi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në njësinë numër një në Preshevë

Abdurrahim Kadriu kryetar i kësaj nëndege theksoi se ne jemi çelësi i fushatë nëpër nëndegë që dëshirojmë të jemi edhe çelësi i fitores për këto zgjedhje. Ndërkat kandidatja e mundshme për këshilltare Albina Mustafa, infermiere tha se ne synojmë të realizojmë në mënyrë të përpiktë programin e PVD-së ‘ Për Ndryshime Pozitive ‘e që si prioritet do të jetë rinia. Afërdita Hasani stomatologe paraqiti prioritetet rreth fushës së mjekësisë por nuk la po theksuar edhe dobësitë e tanishme nga fusha e shëndetësisë në vend. Riza Halimi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik njëherit edhe bartës i listës së PVD kritikoi mjaft këtë udhëheqje të gabueshme në shumë sfera të pushtetit aktual të Preshevës që i ka ardhur fundi. Zoti Halimi nuk la pa potencuar margjinalizimin e Preshevës. Në fund ai i ftoi të gjithë simpatizuesit e tij të votojnë numrin 6 ‘ Për Ndryshime Pozitive’.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch