Home » Lajme, PVD » Partia për Veprim Demokratik sot zyrtarisht ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 6 majit

Partia për Veprim Demokratik sot zyrtarisht ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 6 majit

 Para hyrja e shtëpisë së kulturës ka qenë e stolisur me flamuj dhe postera, mirëpo duartrokitjet e simpatizantëve kanë shpërthyer kur në sallë është paraqitur kreu i PVD Riza Halimi dhe kandidatët për këshilltarë. Ndërkaq tubimi është hapur me himnin kombëtar dhe me një minutë heshtje për të nderuar ata që kanë kontribuar për PVD-ën dhe Luginën e Preshevës. Në vazhdim një nga një është bërë prezantimi i kandidatëve për këshilltar në zgjedhjet lokale të 6 majit si dhe promovimi i koalicionit të shqiptarëve të Luginës Preshevës për zgjedhjet parlamentare. Në tubimin qendrorë ka folur edhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe Fehmi Beha nënkryetar i PVD në Medvegj. E kryetari i PVD –ës Riza Halimi duke u bazuar në sloganin për ndryshime pozitive tha se PVD–së edhe këtë herë do të dalë fituese në tri komunat por duke marrë një rezultat më bindës se ai i 2008-ës. Ai gjithashtu ka thënë se PVD do të kujdeset për zgjidhjen e çështjeve madhore në interes të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. PVD në zgjedhjet lokale prezantohet me sloganin për ndryshime pozitive duke rrethuar numrin 6-të
RTV Presheva

3 Responses

  1. besimtari thotë:

    Eselamu alejkum
    Hajde për hajr ju koftë, porë ama ma pak rrena, e ma shumë punë dhe vepra…

    Ue selam

  2. Stema thotë:

    Po shihet se keta te Pvd po i fiton bindshem zgjedhjet

  3. Emy thotë:

    Me ne fund e kapem armikun e kseals Traboinin, qe me vonese, por ama, po ja trondit themelet pushtetit, qe mbijeton e nderton demokracine borgjeze me burime te pista jetese(droga, prostitucioni, korrupsioni, banditizmi, gangsterizmi, pasiguria e gjithanshme, shperberja kombetare, tradhetia dhe joshja e fqinjeve me pasurine dhe teritore, mosperballimi i ambicjeve aneksioniste te fqinjeve te jugut dhe pazotsia per t’u dale zot pakicave tona ne trojet e tyre te parve, largimi i gjysmes se kombit dhe futja ne rrugen e asimilimit dhe i shprishjes se gjakut per te dyten here, shkatrrimi i aftesise mbrojtese te atdheut, vjedhja e perbashket me te huajt e gjithe pasurise ushtarake) dhe shume e shume te tjerave qe nuk numerohen; nuk mund te rri pa shkruar dhe nje ish militant i dikurshem i futur ne korin e perbashket te thirrjes se cmendur, per te shkatrruar, djegur, vjedhur dhe leshur cdo gje ne zero si rruge antikomuniste, duke lene cdo gje tonen dhe shkuar drejt Evropes qe as nuk na ka dasht dhe as nuk na don kurre, sepse me dore te vet na ka coptuar!. Shqetsimi i shkrimtarit eshte i drejte, por e pafalshme ta marre kethesen me vonese. E, kur ai me me nje barre shkolle nuk i kupton dhe shume ngadale me nxjerre mesime cfare leshi kane lare ne ate komb; po turmat qe jane koshere grethash dhe pa kahje, rrofte mbreti, poshte mbreti, rrofte Enveri poshte Enveri, rrofte Sala, poshte Sala, cdo te presim? Megjithate zotri, kethesa jote ka me rendesi se vazhdimsia ime duke thene se dardha e ka bishtin mbrapa! Ma mire vone se kurr! Faleminderit!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch