Home » Lajme, Vendore » PARTIA REPUBLIKANE – Informatë

PARTIA REPUBLIKANE – Informatë

Informate 22.04.2015Për dy ditë rresht, zyrtarët e lartë të Partisë Republikane, me seli në Sentë të Vojvodinës, qëndruan për një vizitë me karakter pune, në degët e saj në Bujanoc dhe Preshevë.

Gjatë kësaj vizite, ata patën rastin të njihen për së afërmi me problemet me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Serbi, e posaçërisht në rajonin e Luginës së Preshevës.

Nikolla Eriq, drejtor politik i Partisë Republikane nga Beogradi, i njoftoi përfaqësuesit e kësaj partie: Avdil Ramadani (Bujanoc) dhe Driton Ajeti (Preshevë), për objektivat partisë dhe misionin e saj për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat po ballafaqohen pakicat kombëtare në Serbi, e me theks të veçant të shqiptarëve si komunitet.

Një nga problemet parësore, që u shtruan gjatë kësaj vizite dyditore ishte shlyerja e shqiptarëve nga evidenca civile si dhe niveli i lartë i papunësisë dhe moszhvillimit ekonomik në këtë rajon.

Zyrtarët e kësaj partie nga Beogradi, u zotuan se këto probleme do të shtrohen në selinë e partisë dhe do të merren masa për tejkalimin e tyre. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u bisedua për mundësinë e realizimit të pilot-projekteve në fushën e bujqësisë, në mënyrë që të krijohen standarde për një jetë më të mirë ngë këto hapësira.

Republikanët për t’i kundërshtuar dukuritë diskriminuese ndaj pakicave do të reagojnë si parti nga Senta e deri në Preshevë.

Në fund, Nikolla Eriq, drejtor politik i Partisë Republikane e bëri publike zyrtarizimin e nënkryetarit të kësaj partie, Avdil Ramadanit, i cili do të jetë njeriu i dytë pas kryetarit Nikolla Sandulloviq, në nivel republike, njofton Shërbimi për Informim i Degës së Partisë Republikane, në Bujanoc.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch