Home » Lajme, Vendore » Partia Republikane – LLUQANI ËSHTË ME REPUBLIKANËT PËR NDRYSHIME

Partia Republikane – LLUQANI ËSHTË ME REPUBLIKANËT PËR NDRYSHIME

PR LluqanPartia Republikane, gjithnjë, po gjen mbështetje te qytetarët e Bujanocit, të cilët po i bashkohen në rrugën për ndryshime, për t’i kthyer imazhin e nëpërkëmbur të kësaj komune, për një qeverisje më të suksesshme, për një jetë më të mirë.

Kryesia e Partisë Republikane, të udhëhequr nga Avdil Ramadani, kryetar, vizitoi Lluqanin, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm simpatizuesish të këtij subjekti politik.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e republikanëve nga malësia e Bujanocit.

Kryetari i Partisë Republikane, Avdil Ramadani, para të pranishmëve shpalosi programin dhe prioritetet e partisë, e cila ka karakter qendror dhe një vision të qartë për zgjidhjen e pakicave kombëtare në Serbi. Ai, gjithashtu, me një ton kritik paraqiti njëanshmërinë e pushtetit lokal, i cili ka bërë pak për Lluqanin, duke favorizuar nepotizmin, jotrasparencën dhe arrogancën pushtetare.

Kryetari i nëndegës së Partisë Republikane nga Muhoci, Ramiz Rashiti, theksoi se Malësia e Bujanocit është me republikanët, ngase kjo parti është e denjë për të bërë ndryshime. Pushteti i deritashëm nuk ka bërë asgjë për malësorët edhe pse funksionarët e tij, kanë marrë vota të shumta, të ciulat nuk I kanë arsyetuar me pinë dhe aktivitete në terren. Në këtë drejtim kategoria më e rrezikuar ka qenë ajo e dëshmorëve të kombit, invalidëve të luftës dhe familjarëve të tyre, të cilët me pa të drejtë u harruan nga pushteti.

Në vazhdim, republikanët në Lluqan, zgjodhën për udhëheqës Ramadan Hazirin, i cili me shifra dhe fakte dëshmoi se ky pushtet, nuk ka bërë për përparimin e fshatit Lluqan, vendbanimi nga më i rrezikuarit gjatë luftës së armatosur, ku ishin të stacionuar paramilitarët, frenkovcat, beretat e kuqe etj.

Në ditët në vijim, mbetet të konfirmohen emrat e kandidatëve për këshilltarë komunalë dhe për deputetë republikan nga ky vendbanim, njofton Qendra për Informim i Partisë Republikane, në Bujanoc.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch