Home » Lajme, PVD, Vendore » Partia për Veprim Demokratik – Bujanoc: SHIZOFRENIA E PUSHTETIT

Partia për Veprim Demokratik – Bujanoc: SHIZOFRENIA E PUSHTETIT

Partisë për Veprim Demokratik

Dega në Bujanoc Kumtesë

SHIZOFRENIA E PUSHTETIT

Se marrëzitë e pushtetit lokal në Bujanoc nuk kanë të ndalur dëshmojnë edhe përjashtimet e reja të shqiptarëve nga marëdhënia e punës në komunë. Kësaj radhe në shënjestrën e hakmarrjes së pushtetit lokal në Bujanoc janë dy ekonomist shqiptarë, me përvojë disavjeçare në aplikimin e profesionit të vetë. Me vendimin e kryeshefit të administratës komunale, Ismet Ahmeti, të hënën, nga marëdhënia e punës në Komunën e Bujanocit, janë larguar Irfan Xheladini, economist i diplomuar dhe Mustafë Alishani, poashtu ekonomist i diplomuar. Irfan Xheladini, si viktimë e radhës e kryeshefit Ismet Ahmeti, largohet për të dytën herë nga marëdhënia e punës në këtë komunë. Herën parë ai ishte larguar gjatë viteve të ’90, nga politika e personifikuar në Rangjell Velkoviqin, i cili në Bujanoc, njihet si antishqiptari më i madh, ndërkohë, që sot ai largohet nga politika dhe, mjerisht, me vendimin e kryeshefit Ismet Ahmeti. Sikurse atëherë kur Irfan Xheladini ishte larguar për të vetmin faj që ishte shqiptarë, sot ai dhe Mustafë Alishani, largohen poashtu për fajin që janë shqiptar dhe janë anëtarë të PVD-së. Sigurisht që këto masa represive në opinion do të arsyetohen, por, një fjalë e urtë thotë “Ata që dojnë të veprojnë mirë gjejnë arsyen, ata që dëshirojnë të bëjnë keq gjejnë shkakun”. Sido që të jetë një gjë është e sigurtë në jetë. Zullumi është e vetmja gjë që këputet duke u trashur.

Shërbimi për informim i PVD-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch