Home » Lajme » Partizani: Frikë nga Ballistët e jo nga Shkëndija

Partizani: Frikë nga Ballistët e jo nga Shkëndija

Ekipi i Partizanit të Beogradit ka arritur në Shkup ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e parë. Para ndeshjes kthyes në kuadër të kualifikimeve, drejtuesit e ekipit serb kanë qenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre vecmas në raport me ndonjë incident të mundshëm.

Mediat serbe shkruajnë se “Partizani nuk do ta ketë shumë të vështirë kundër Shkëndisë sa kundër Ballistëve, tifozëve të ekipit tetovar”. Frika më e madhe e serbëve nuk është dhuna, por mundësia që tetovarët të nxjerrin në stadium simbolet kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës.

Në ndeshjen e parë, Shkëndija humbi 4-0 në Beograd ndërsa trajneri tetovar u ankua për trajtimin nga tifozët serbë. Ndeshja zhvillohet sonte në Shkup prej 20.45.

 

Partizani ka epërsinë prej katër golash nga ndeshja e parë në Beograd (4:0), por kjo nuk i ka  demotivuar “Ballistët” për të shndërruar këtë ndeshje në një “festë kuqezi”, siç e kanë quajtur ata.

“Organizimi është duke shkuar për mrekulli dhe presim numër të madh të tifozëve. Të gjitha grupet e tifozërive nga trevat shqiptare e kanë konfirmuar ardhjen”, ka thënë të hënën Shkëlzen Meta, udhëheqës i grupit të tifozëve “Ballistët”.

Ata nuk u lejuan të ndihmonin ekipin në ndeshjen e parë në Beograd, meqë një marrëveshje mes klubeve bëri që tifozëve mysafirë të mos u ndaheshin bileta shkaku i rrezikut që mund të prodhonte qëndrimi i dy palëve në një vend. Por kështu ishte vetëm në Beograd. Klubi nga Tetova ka vendosur që biletat t’i nxjerrë në shitje të lirë dhe ato do të mund t’i blejnë edhe tifozët e Partizanit, por sipas marrëveshjes nuk do të lejohen të bartin rekuizita që simbolizojnë klubin Partizani e as shtetin serb.

Kjo ka nxitur reagimin e klubit serb, duke thënë se përgjegjësinë për ndonjë incident në tribuna do ta bartë klubi Shkëndija. E këto incidente nuk i përjashton as “kryeballisti” Meta.

“Individualisht mund të hyj kush të dojë, por jo në mënyrë të organizuar. Në rast se shohim ndonjë që bënë tifo për Partizanin, nuk do ta ketë punën mirë. Nuk mund të garantoj se do të kalojë ajo natë pa ndonjë incident”, ka shtuar Meta.

Ndërkohë, trajnerët e të dy skuadrave kanë paralajmëruar lojë ofensive që nga minuta e parë. Ai i Partizanit, Aleksandar Stanojeviq, ka pohuar se klubi ka shkuar në Shkup, të paktën për të ruajtur epërsinë e ndeshjes së parë.

“Është shumë më lehtë të luash kur ke një epërsi prej katër golash, por nga përvoja e di se në futboll gjithçka është e mundshme, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk kemi nevojë të frikësohemi, jemi skuadër shumë më e mirë”, ka thënë Stanojeviq, përcjellin mediet serbe të hënën. E lojë ofensive ka paralajmëruar edhe trajneri i skuadrës kampione të Maqedonisë, Shkëndijës, Qatip Osmani. Ai thotë se skuadra e tij s’ka çfarë të humbasë. (INA)

Banking buy homework online students need to understand the importance of saving and where that money really goes

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch