Home » Lajme » Partizani-Shkëndija, Serbia kërcënon tifozët shqiptarë

Partizani-Shkëndija, Serbia kërcënon tifozët shqiptarë

Takimi i rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mes Partizanit të Beogradit dhe Shkëndijës së Tetovës e shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë, tani me një kohë po tërheq vëmendjen kryesore të opinonit.

Policia e Serbisë ka paralajmëruar tifozët e Shkëndijës se do të reagojë ashpër në çdo provokim eventual, njofton Alsat M.

’Nuk do të lejohet shkelja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Nëse dikush mendon se në Beograd mund të shpaloset flamuri i një shteti që nuk egziston, Kosovës, gabon rëndë. Tifozët e Shkëndijës janë të mirëseardhur për të mbështetur në mënyrë korrekte ekipin e tyre, mirëpo kjo është Serbia, e cila si çdo vend tjetër europian ka të drejtën për të mbrojtur kushtetutën e saj’, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Deklarata vijon më tej se ‘ashtu si që do të reagonte policia e çdo shteti tjetër, ashtu edhe policia serbe do të arrestojë secilin që do të shpaloste flamurin e lartëpërmendur’.

Ndeshja e parë mes Parizanit dhe Shkëndijës zhvillohet më 12 ose 13 korrik në Beograd, ndërsa tifozët tetovarë të njohur si ‘Ballistët’, kanë paralajmëruar praninë e tyre në Serbi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch