Home » Lajme, Rajonale » Pas 70 vitesh një shqiptar do qeverisë Kërçovën

Pas 70 vitesh një shqiptar do qeverisë Kërçovën

Kandidati i BDI-së për Kërçovën, Fatmir Dehari, mbrëmë ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij për fitoren e siguruar kundrejt kandidatit të përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së në zgjedhjet lokale në vend.

Dehari ka falënderuar veçanërisht mërgimtarët, të cilët kanë ardhur nga çdo pjesë e rruzullit për t’i dhënë mbështetje atij në betejën e vështirë për Kërçovën.

“Falënderoj bashkatdhetarët tanë nga çdo pjesë e botës që erdhën dhe na ndihmuan në mënyrë dinjitoze, votuan në mënyrë dinjitoze dhe u kthyen në mënyrë dinjitoze në vendet e tyre të punës. Falënderoj popullin e Kërçovës, aktivistët dhe të gjithë qytetarët. Falënderoj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për guximin dhe mbështetjen që më ka dhënë në këtë betejë. Falënderoj të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Dehari, pas lajmit se ai është përfundimisht fituesi i garës zgjedhore,

Kryetari i ardhshëm i Kërçovës, ka deklaruar se qytetarët shqiptarë të këtij qyteti kanë dhënë një provim të madh, për “vlerat demokratike dhe për vlerat tona qytetare”.

“Mua më mbetet të vazhdoj punën dhe të realizoj projektet tona për qytetarët në Kërçovë. Populli e bëri punën e vet, tash na mbetet ta bëjmë ne punën tonë, në funksion të popullit”, ka theksuar Dehari.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch