Home » Lajme » Pas Canës, Lazio ia mësyn Shaqirit

Pas Canës, Lazio ia mësyn Shaqirit

Pasi e transferoi Lorik Canën nga Galatasaray, Lazio tani i ka drejtuar sytë kah mesfushori tjetër kosovar, Xherdan Shaqiri.

Sipas mediave italiane, presidenti i klubit romak, Claudio Lotito, tashmë e ka kontaktuar një menaxher të fortë të FIFA-s, i cili merret me futbollistë nga kampionati zviceran, që t’ia lehtësojë rrugën Lazios për të depërtuar në skuadrën e Baselit për ta nxjerrë nga aty reprezentuesin e helvetikëve.

Thuhet se Baseli kartonin e futbollistit kosovar e vlerëson rreth 10 milionë euro. Mirëpo, Lazio nuk do ta ketë të lehtë ta bind 19 vjeçarin të transferohet në kryeqytetin italian, ka raportuar të premten tuttomercatoweb.com.

Sipas kësaj ueb faqeje, Italia nuk është vendi më i preferuar i Shaqirit për ta vazhduar karrierën, pasi ai më me dëshirë do të luante në Bundesligën gjermane. Për Shaqirin interesim të madh ka shprehur edhe Roma, Juventus, Manchester United, Liverpool, Bayern Munchen, Hamburgu, Wolfsburg, e shumë skuadra tjera të njohura evropiane.

H.H

Examine his cues to gain insight into what is happening behind closed locker rooms or on the slides http://www.spyappsinsider.com at recess

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch