Home » Lajme » Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”

Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”

Ekipet negociuese të Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur marrëveshje rreth formulës së përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe për menaxhimin e integruar të kufijve, si edhe për definimin i fusnotës që ishte pika më e diskutueshme. Raundi më i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit filloi të mërkurën, ndërsa vazhdoi të enjten, dhe sot (e premte) pas tre ditë bisedimesh, thuhet palët kanë arritur marrëveshje. Mediat serbe raportojnë se në fusnotë do të qëndrojë Rezoluta 1244 dhe vendimi i GJND-së, ndërsa, sipas tyre, nuk është pranuar kërkesa e delegacionit të Prishtinës që në fusnotë të qëndrojë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic, ka deklaruar se marrëveshja e arritur është në përputhje me interesin kombëtar serb
———————-
Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”. Siç transmetojnë mediat serbe, Tadiq e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij, në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet “nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur”. “Kosova nuk do të prezantohet në punën e forumeve dhe institucioneve rajonale si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së rreth Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika e Serbisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që respekton edhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitet mbi Kosovën, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila nuk përcakton një sovranitet të tillë”, ka deklaruar Tadiq.
—————

Kemi arritur marrëveshje, e cila në tërësi përputhet me interesat tona- ka deklaruar shefi i ekipit negociues të Beogradit, Borislav Stefanovic, pas takimit në Bruksel. Ai ka thënë se marrëveshja për përfaqësimin rajonal përfshin atë se mbi shkrimin Kosovë do të qëndrojë një yll, ndërsa në fusnotë do të shkruajë se ky emërtim nuk e paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe vendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. “Kërkesa e Prishtinës që në fusnotë të përfshihet edhe referenca e veçantë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës nuk është plotësuar”, ka thënë Stefanovic, duke shtuar se përmbajtja e fusnotës është në përputhje të plotë me interesat kombëtare serbe, me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë. Ai ka theksuar se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që Këshilli i Evropës i ka vënë që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

—————

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janë një garë diplomatike”, ka thënë një diplomat i BE-së. Është folur shumë për rinisjen e tyre këtë javë. Nëse dy palët bëjnë marrëveshje, fati i tyre do të përmirësohej ndjeshëm. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur katër vjet më parë, dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në forumet ndërkombëtare, përderisa nuk shoqërohet nga OKB-ja, organizata që ka administruar Kosovën pas luftës së vitit 1999. Kjo është bërë pengesë për bashkëpunimin rajonal, pasi Qeveria e Kosovës refuzon prezencën e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se tani është e pavarur. Të dyja palët janë dakord që Kosova të përfaqësohet me fusnotë nën emrin e saj. Arritja e marrëveshjes për të lejuar përfaqësimin në organizimet rajonale, është kusht për Serbinë që të shpërblehet me statusin e kandidatit evropian nga ministrat e jashtëm të BE-së, javën e ardhshme në Bruksel. Ky është një çmim i vlefshëm. I njëjti do të nënkuptonte se pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, do t’i shmangnin kundërshtimet ndaj BE-së që kanë të bëjnë me të. Një gjë e tillë do të bënte që Kosova të niste marshimin drejt anëtarësimit. Rezultati i këtyre bisedimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në politikat serbe. Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Serbi do të mbahen më 6 maj.

——————-
Sot fillon zbatimi i marrëveshjes për njohjen e diplomave universitare të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja- thuhet në një njoftim të Zyrës së BE-së/ICO-së. BE-ja ka rekrutuar një palë të tretë, përkatësisht “Stichting SPARK”, për ta kryer verifikimin në terren të diplomave universitare. Pasi të jetë verifikuar rregullsia e diplomave të lëshuara, diploma do t’i përcillet Shoqatës së Universiteteve Evropiane, ku një komision i përbërë nga ekspertë akademikë do ta bëjë certifikimin për pajtueshmëri me praktikat e mira evropiane të vendosura në kuadër të procesit të Bolonjës. “Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave universitare të arritur gjatë dialogut ka rëndësi të madhe për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre ose të punësohen. Kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja kryesisht për të rinjtë dhe përbën një hap tjetër drejt përafrimit të këtij rajoni me pjesën tjetër të Evropës”, ka deklaruar lehtësuesi i BE-së, Robert Cuper. Marrëveshja e arritur në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja të mbajtura më 21-22 nëntor 2011 ka përcaktuar që diplomat që i lëshojnë universitetet e të dyja palëve do të certifikohen nga Shoqata e Universiteteve Evropiane për qëllime të përdorimit nga pala tjetër për shkollim të mëtejmë dhe/ose punësim në administratën publike. Për të aplikuar për certifikim do të duhet të përmbushen disa kushte, siç janë dorëzimi i një diplome, planprogramit studimor dhe certifikatës/transkriptit të notave të përkthyera në anglisht nga përkthyes i certifikuar. Për të lehtësuar aplikimin dhe/ose ndihmuar aplikuesit, SPARK ka hapur një zyrë për “Pranimin e Diplomave Universitare” në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
RTV Presheva

6 Responses

  1. roki thotë:

    bravo agim ku jan preshevaret pa xhak e luft nük ka liri ju ka hi tuta

  2. arusha thotë:

    bravo thaci plasshin dushmant e mutin ta hangshin

  3. i humburi thotë:

    oj arush edheroki ju jeni nder ata e ata jan ata si thaqi e tadiqi jan nje vllezer jan po a e dini ku qellon ndryshimi e ky esht tadiqi esht hero e thaqi tradhtar po mua me habiti edhe LDK ,ja qu u dhin krejt thaqi perdori ambasadorin amerikan per ti trembur kundershtaret e keta te ngratit ia kthyen prapanicen duke i than ben qa te duash vetem ruajma karrigen kjo esht kosova jon sod ky esht popolli jon kush do i kcen e na skem qa bajm sepse ata qe e deshen kosoven i vran para lufte bile bile duke tentuar qe mos te mbes as edhe nje pik gjaku i gjall nga ta dhe a e dini pse sepse po te ishin ata gjall nuk do lunin me ta vaj i mjeri popull qa po hjek

  4. i humburi thotë:

    shihni qa kan shkruar arusha dhe roki duke mos iu duker pak ndrrimi i emrav nga deshira aq e madhe per bashkim me serbin nuk i humbin fjalit si brravo e te tjera keto jan shqiptar ahahahah vaj vaj e njer te mjeret
    keto e duan thaqin se per ta serbia esht ma e dashur duhet ta din keto se thaqi nuk e prezenton familjen e deshmorit ton komtar thaqi ia ktheu shpinen gjith luftetarve ju jeni deshmitar te asaj qa ndodhi nejten me muaj te ter ne tenda ata ata qe e dduan kosoven e thaqi as qe u merzitke per ta se me nuk ju nevoiten ka njerz te tjer tash tadiqat6 e disa tadiqa shqiptar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch