Home » Lajme, Vendore » Pas mëse pesë vite burgim, përfundoi gjykimi në Beograd – lirohen të 17 të akuzuarit shqiptarë të Preshevës

Pas mëse pesë vite burgim, përfundoi gjykimi në Beograd – lirohen të 17 të akuzuarit shqiptarë të Preshevës

Gjykata e Qarkut në Beograd, Gjykata e Shkallës së dytë (Gjykata e Apelit), Prokuroria Serbe për Krime Lufte, sot pas 5 viteve (pa 43 ditë) definitivisht e ka përfunduar procesin e gjykimit të stërgjatë kundër 17 Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, të akuzuar se kanë bërë krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, krime që sipas tyre janë kryer në Gjuan e rrethinë, në periudhën kohore mesi i Qershorit-mesi i Tetorit të vitit 1999. Ky proces duhej të përfundonte në datën 17. 9. 2013, por në mungesë të kinse aftësisë shëndetësore të dëshmitares së mbrojtur të nacionalitetit Rom C2, u shty për ditën e sotme, e që e njëjta as sot nuk u paraqit të dëshmojë. Por, megjithatë Gjykata u detyrua ta përfundojë procesin, me atë që fjalën përfundimtare e thanë edhe Prokuroria edhe  pala mbrojtëse, e cila në mbështetje të 267 dokumenteve-dëshmi kërkoi lirimin e të akuzuarve pa asnjë kusht. Gjykata e Apelit pritet që vendimin e saj ta marrë Brenda dy-tri javësh, gjithsesi para vitit të ri, Orhan Rexhepi- LKSH.

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Orhan Rexhepi i ka konfirmaur RTP se të arrestuarti shqiptarë janë liruar përfundimisht nga të gjitha aktakuzat.Gjykata e Qarkut në Beograd, Gjykata e Shkallës së dytë (Gjykata e Apelit), Prokuroria Serbe për Krime Lufte, sot pas 5 viteve (pa 43 ditë) definitivisht e ka përfunduar procesin e gjykimit të stërgjatë kundër 17 Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, të akuzuar se kanë bërë krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, krime që sipas tyre janë kryer në Gjuan e rrethinë, në periudhën kohore mesi i Qershorit-mesi i Tetorit të vitit 1999.

Gjykata ka  përfunduar procesin, me atë që fjalën përfundimtare e kanë thënë edhe Prokuroria edhe  pala mbrojtëse, të cilët në mbështetje të 267 dokumenteve-dëshmi kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve pa asnjë kusht. Sipas kryetarit të LKSH Orhan Rexhepi vendimin për lirimin e 17 shqiptarëve nga Lugina është  marrë pas përfundimit të seancës dhe të arrestuarit shqiptarë në këto momente janë duke u kthyer në Preshevë. Sipas Rexhepit lirimi i djemve shqiptarë dëshmon për pafajësinë e tyre dhe tër popullit shqiptarë por edhe për luftën e pastër çlirimtare. Forcat e xhandarmërisë serbe më 26 dhjetor 2008 kishin arrestuar 17 shqiptarët të cilët më pas u dënuan me 116 vite burg. Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch