Home » Kulturë » Pas një pauze disa vjeçare është rikthyer sërish emisioni për fëmijë Fluturat në Radio Presheva

Pas një pauze disa vjeçare është rikthyer sërish emisioni për fëmijë Fluturat në Radio Presheva

E kësaj radhe një risi për gjithë fëmijët është se ky emision udhëhiqet nga moshatarja e tyre Aulona Neziri.
Gjatë 30 min sa do të zgjasë ky emision fëmijët do të kenë rastin të argëtohen me këngë, përralla etj dhe e mira e këtij emisioni është se fëmijët do të kontaktojnë përmes telefonit për të treguar talentin e tyre. E për Aulonën udhëheqësen e re sot ishte hera e parë që ajo udhëhoqi një emision të tillë, përveç emocioneve për të ishte kënaqësi të jetë pjesë e emisionit Fluturat. Ndërsa redaktori i radio Preshevës Zejnulla Dauti thotë se ky emision është njëri ndër hapat e parë që janë ndërmarrë me skemën e re programore në Radio Presheva, por gjithsesi do të vijnë edhe risi të tjera ku do të pasojnë emisione të ndryshme si nga programi i paradites ashtu edhe në atë të pasdites. Emisionin për fëmijë Fluturat do të mund ta dëgjoni çdo të martë dhe të enjte me fillim prej ora 11.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch