Home » Lajme, Vendore » Pas shumë vitesh po zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në Preshevë

Pas shumë vitesh po zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në Preshevë

Për gati 40 vite, puset kryesore të ujësjellësit të Zhunicës nuk ishin pastruar e rinovuar asnjë herë. Por falë pushtetit lokal dhe ndihmës së ambasadës Japoneze dhe USAID-it amerikan këtyre ditëve ka filluar riparimi i tërë ujësjellësit të Zhunicës me çka pritet të ketë ujë të mjaftueshëm të pastër e të sigurt tek çdo shtëpi në qytet.
Në vitet e 80-ta ishte ndërtuar ujësjellësi i Zhunicës. Megjithatë për gati 40 vite asnjëherë nuk ishte intervenuar në pesë puset kryesore që furnizojnë qytetit me ujë të pishëm. Shumë prej tyre ishin zënë e rrjeti ishte dobësuar. Por falë ndihmës së ambasadës Japoneze dhe USAID-it Amerikan , këtyre ditëve kanë filluar punimet në rigjenerimin e këtij ujësjellësi që furnizon mbi 70% të Preshevës.

Në vendngjarje sot ka dalë kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ku ka përcjellë për së afërmi realizimin e këtij projekti jetik për banorët e qytetit. Ajo në detaje është njoftuar nga punëkryesit mbi të githa punimet që po bëhen por edhe për gjendjen se si kishte funksionuar ky ujësjellës për gjatë këtyre viteve. Inxhinjeri Zoran Pavleviq, ka thënë se deri më tani nuk është ditur sasia e ujit që ka dalë nga puset pasi nuk ka pasë  asnjë instrument matës. Sipas tij tashmë gjithçka është vendosur sipas stadarteve evropiane.

Ndërsa kryetarja Ardita Sinani ka thënë se ky projekt kap vlerën prej 2 milion dinarëve dhe është njëri ndër projektet më prioritare që po merr zgjidhje. Sipas kryetares tashmë uji do të jetë
kualitativ, në sasi më të madhe por dhe më i sigurt , pasi më parë puset ishin të hapur.
Në anën tjetër drejtori i ndërmarrjes Moravica, ka theksuar se realizimi i këtij projekti po merr formën e duhur, pasi ujësjellësi i Zhunicës po bëhet sipas standardeve Evropiane.
Edhe përfaqësuesi i USAID-it amerikan Armend Aliu ka thënë se ky projekt është jetik për Preshevën, pasi tani më janë të qarta të gjitha të dhënat e sasisë së ujit. Ai po ashtu ka theksuar se disa nga puset kanë qenë të zhytur nga balta dhe tani janë pastrua dhe siguruar .
Realizimi në tërësi i ujësjellësit në Komunë të Preshevës parasheh vendosjen e motorëve të rinjë, rrejtin e ri të ujësjellësit , riparimin e rezervuarit tek Kroi i Keq, pastaj burimin e Toplikut dhe shtrirjen e rrjetit në tërë qytetin duke eliminuar përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

/ RTV Presheva/

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch