Home » Kulturë » PASAZHI I ÇLIRIMIT-Mona Agrigoroaiei

PASAZHI I ÇLIRIMIT-Mona Agrigoroaiei

Titulli i librit: PASAZHI I ÇLIRIMIT

 

„GJAKU I TYRE – THEMEL I SHQIPËRISË ETNIKE”

(Cikël kushtuar Dëshmorëve të Lirisë)

 

BAC, NUK U KRY!

(Kushtuar Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, Adem JASHARI)

Bac, nuk u kry!

Betimin nuk e kemi përmbushur…

Se Shqipëria Etnike akoma është e ndarë;

Dhe, në kolonizim kërrusur,

Duan për ta vrarë!

Bac, nuk u kry!

Duan të të mashtrojnë,

Nëpër tubime të të shpërdorojnë!

Pushtetarët maskarenj,

që nuk kanë ideal;

Por, që veprojnë sikur një djallë!

 

Bac!

Në rrugën tende ne do të ecim,

Përkushtuar do të shkundim zinxhirët e përbindëshit!

Për Atdhe jemi të gatshëm të vdesim,

Por, kurrë më në prangat e pushtuesit.

 

Bac!

Dhe, sikur një zë i rreptë më foli,

Shpresë të fortë më solli:

Bijë, mos u dëshpëro

Mua aspak mos më vajto!

Se maskarenjtë nuk janë të përhershëm,

Shqipëria Po!

Atdheu ynë i pathyeshëm

Në kolonizim më JO!

 

Gjaku im kurrë s’bëhet ujë!

Thuaj atyre që bëjnë vetëm bujë:

Se unë s’kam rënë për gjoja <<pavarësi>>

Me gjithë trupin e me hundën thellë nën Serbi!

 

Mu në strofullin e ujkonjave do të godasim

Mu atje ku iu dhemb më së shumti do t’i pëlcasim!

Dhe, mbi greminat e shtigjeve do të ngrihet

Shqipëria Etnike, diell që nuk venitet!

                 Rumani, 1 nëntor 2013

————————————————

HARUN ALIUT

(Në 3-vjetorin e rënies së tij heroike)

Kreshniku Harun u frymëzua

Që idealin ta ndjekë pa pushim

Për liri e atdhe ai u mundua

Jo për marrëveshje pa çlirim.

Në Ohër shkau ka mashtruar

Se do të jepte << të drejta>>

Haruni jo, nuk është dorëzuar

Ai e dinte se çka është e vërteta.

Haruni e dinte se shkau s’ka besë,

Se për liri e kemi një shpresë,

Prandaj rrugën e ka vazhduar

Rezistencën nuk e ka pushuar.

Fort goditi dorën gjakatare

Në luftën çlirimtare

Dhe pas saj, deri në flijim,

Një jetë e tërë për ribashkim.

Rumani, 12 maj 2013

————————————————

TAHIR DHE NEBIH MEHËS

(Në 32-vjetorin e rënies së tyre heroike në Prekaz të Drenicës)

Kur lukuni e bishave policore

Rrethoi kullat e Drenicës,

Ju qëndruat me pushkë në dorë:

Si bijtë e Azem Galicës.

Në <<ditën e milicisë>>

Horrat erdhën për t’u krekosur

Ju dhatë shembullin e trimërisë

Ju gjetën të armatosur!

O Tahir e Nebih Mehë!

Shqiponja që fluturojnë,

Yje që shndërrisin  e luftojnë

Kundër qenit vrasëtar që leh.

Lehja e tij s’po na frikëson.

Ashtu duhet ta kuptojmë:

Me guxim na frymëzon

Shqipërinë ta ribashkojmë!

Rumani, 13 maj 2013

————————————————

<<Atdheut të mos i shërbesh me fjalë!>>

(Poezi kushtuar dëshmorit Naser Krasniqi me rastin e 14 vjetorit prej rënies së tij në fshatin Ratkoc të Kosovës)

Zana e natës në lindjen e Naserit kaloi

E me zë përallore kështu kumtoi:

<<Nëna të lindi, more djalë,

Që atdheut të mos i shërbesh me fjalë!

Por me vepra heroike

Për ribashkim të trojeve etnike.>>

E ky fat e ka ndjekur

Fuqia e tij kurrë nuk është mekur.

Gjithmonë në rrjedhat përparimtare,

I drejtë e me frymë bujare.

Syri i keq i bishave pushtuese

E vështroi me poshtërsi

I përballuar me kriminelin

Ai iku në Gjermani.

Kur kushtrimi në Kosove ra

Naseri në atdhe kthehet

Gjerdan fishekësh në gjoks ka

Në Ratkoc dëshmor bëhet.

U dridh toka e u bë errësirë

Zana e natës prapë mori ngjyrë

Në rënien e tij, e luftëtarit,

Në rënien e Naser Shqiptarit,

Ujë të kthjellet nga kroi i mirë,

Ushtarëve trima u dha

Në këtë rrugë të vështirë,

<<Mposhtni armikun!>>, fort u tha.

Dhe u zhduk në errësirë.

Rumani, 5 qershor 2013

————————————————

QIELLI U SKUQ!…

(Poezi kushtuar vëllezërve Gazmend e Blerim Lokaj në 15-vjetorin e rënies së tyre heroike)

 

Në Prejlep, familja Lokaj
E përndjekur përherë
Se bleu tokat e malazezëve,
Pesë toka përnjëherë.

U mor peng dhe u burgos
Nga pushtuesi serb u pa
Gjithmonë me sy të keq,
Gjithmonë kërbaç iu dha.

Gazmendi e Blerimi
Që të rinj nuk pranuan,
Në ushtrinë vrastare të shkaut
Ata nuk u inkuadruan.

Ata pritën me gëzim
Vetëm ditën e betimit!
Kur në UÇK u rreshtuan
Për idealin e ribashkimit.

Por dielli u shua një ditë
Kur Gazmendi në Prejlep ra
Qielli u skuq pastaj
Kur Blerimi në Dranoc u vra.

Dy vëllezër trima me fletë
Me përkushtim të madh luftuan.
Ata nuk dorëzuan lehtë

Të armatosur në dhëmbë qëndruan.

Rumani, 5 qershor 2013

————————————————

TITANIT JUSUF GËRVALLA!

(Poezi kushtuar idealistit, veprimtarit të Çështjes kombëtare dhe udhërrëfyesit tonë – Jusuf GËRVALLA)

Sytë i Tij shkelqenin nga drita e idealit;

Frymën na zë dhe tani  kjo shqiponjë e malit;

Kur mendojmë në flakadanin e veprës së Tij,

 -të Jusuf Titanit!

Me zë përrallore i binte kitarës;

Ishin telat e vetë Atdheut në dorën e tij;

kur shtëpia e kafshuar, nga ujqerit e zinj

vajtonte e vetmuar;

-në robëri.

Kur bashkë me Bardhoshin

e Kadri Zekën

firmoste krijimin

e Frontit Unik,

zombi serb u mori jetën

 -për gëzimin e horrave çetnik’.

Uragan që shpërthente,

për ngordhjen e njerkës Jugosllavi

ishte veprimtaria e Tij!

Paralajmëronte flladin

që ka për të ardhë

 -Me ribashkimin e Nenës Shqipëri.

Rumani, 21 qershor 2013

————————————————

NDIQNI RRUGËN E DËSHMORËVE!

 

(Kushtuar dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu)

Ndiqni rrugën e dëshmorëve!

Është porosia e viganit Bahriu.

Mos thoni veç fjalë shterrpe e përvjetorëve,

Mos shkelni betimin para atdheut!

Ndiqni rrugën e dëshmorëve!

Fjali udhërrëfyese na la amanet,

Frymëzohuni me dritën e pishtarëve,

Asgjë në jetë nuk na mbet.

Ndiqni rrugën e dëshmorëve!

Luftoni për ribashkim me ngulm,

Rrëmbeni armët e luftëtarëve:

Duke ndërtuar çati me kulm.

Rumani, 19 tetor 2013

————————————————

Ushton Padeshi e gjëmon Juniku

(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Arif Shpend Dautaj, në 14-përvjetorin e kalimit të tij në përjetësi)

Ushton Padeshi e gjëmon Juniku

Frikësohet gjithnjë e më shumë armiku!

Se trimat e lirisë nuk dorëzohen

Nga robëria ata çlirohen.

Arifi, djalë kreshnik i Shqipërisë,

Ra në Kosovë, ra në altarin e lirisë,

Si ushtar trim për atdhe luftoi

Atdheun asnjëherë nuk e tradhtoi.

Nena për Kosovën e saj

Ujiti tokën me gjakun e Arif Dautaj,

Që ra në Babaj, në pritën e Serbisë,

Duke sjellë armatim nga skajet e Shqipërisë.

Rumani, 26 qershor 2013

————————————————

NUK NXORI ASNJË FJAL’,  PËR SHOKËT E TIJ NË MAL!

(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Besnik Muharrem Restelica, më 16 vjetorin e rënies së tij heroike, në hetuesinë e Prishtinës)

Besniku, djalë me traditë patriotike,

Të trashëguar prej babait të tij;

U angazhua në këtë veprimtari jetike,

Kundër hordhive armike.

Ra në kontakt me shokët e idealit;

E ditën e madhe u afrua,

Kur do të luftonte me bishat

-e Beogradit.

Por, veprimtaria e tij u zbulua.

Dhe, ai menjëherë u arrestua…

Në hetuesi UDB-ja e torturoi,

Dhuna mizore, trupin e Besnikut

e nënshtroi.

Por, ai nuk nxori asnjë fjalë’,

për shokët e tij në mal.

Përkundër torturave,

Nuk u tha asnjë sekret

çetnikëve!

Na dha shembullin e sjelljes,

Si duhet të veprojmë,

para skëterrës!

Rumani, 28 korrik 2013

————————————————

Si Çerçiz Topulli në Mashkullore

(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Muhamed Sefer Haxhiaj, në 15-vjetorin e rënies së tij heroike)

Te <<Kulla>> tanket serbe vërshojnë,

Si çakej ata sulmojnë!

Por, çlirimtarët nuk dorëzohen;

Ata me vetëmohim luftohen.

Kush po hidhet mbi tankun armike,

Si luan, me bombë në zjarr?

Është Muhamet Sefer Haxhiaj

Që shpërthen si dragoi mbi varr.

Serbët tmerrohen nga mjekra e tij.

Ata lemeriten nga pamja e Muhamet Haxhiaj!

Si Çerçiz Topulli në Mashkullore,

Lufton Muhameti me bombë në dorë.

Rumani, 3 korrik 2013

————————————————

MBI FRENGJITË E TRIMËRISË!

 

(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Skërdilajd Llagami – komandant Shpendi, në 12-vjetorin prej rënies së tij heroike)

Familjes Llagami i ra biri.

Shpirt i bekuar, luftëtar më i miri;

Që u ngrit mbi frëngjitë e trimërisë

Për të ribashkuar tokat e Shqipërisë.

Skërdi fluturon mbi qiellin e Arbërisë;

Si Shpend që ka thyer vargonjtë e robërisë.

Udhën drejt lirisë e përshkoi,

Edhe kur plumbi i armikut e qëlloi.

Mbi male Skërdi edhe sot jehon

Ortekun e kolonizatorit me fuqi e ndalon.

Kufomën e pushtimit e gropos

Gjithë shqiptarët gati, të gjithë i armatos.

Rumani, 30 qershor 2013

————————————————

ARMIKU SHPËTON VETËM NË KORTEZH MORTOR!

(Kushtuar dëshmorëve të kombit, të rënë në ofensivën serbe të 22 shtatorit 1998, si: Fehmi dhe Xheve Lavdroci, Fatime Hetemi, Skender Karaxha, Hamit Lavdroci, Kadri Mehmeti dhe Driton Brahimi, Adem Ademi, Shtazivar Ademi,  Burim Ademi,  Fatmir Ademi, Gani Ademi, Agim Ademi, Bajram Sahiti, Bekim Sahiti, Bujar Sahiti, Nazmi Sahiti,  Nexhat Sahiti, Naim Haxhiu dhe Shemsedin Haxhiu e të tjerë, në 19 përvjetorin e rënies së tyre heroike)

Atje ku burrat e gratë janë vetëm me armë në dorë’,

Atje ku këndon kënga e trimave për fitore,

Në Drenicën heroike, nuk dorëzohet Shqipëria stërgjyshore.

Armiku shpëton vetëm në kortezh mortor.

Në ofensivën e shtatorit, serbët donin,

Prapa shpine të UÇK-së të depërtonin.

Por, trimat e trimëreshat deri në të fundin plumb luftuan,

Femiu, Xheva e Fatimja u përjetësuan.

Ra Naimin e Shemsedin Haxhiu, sokolët flakadanë,

dhe Behxheti, Ademi, me fishekë gjerdanë.

Gjaku i tyre, dritë lirie,

Që e ndaloi të armikut stuhie.

Rumani, 22 shtator 2013

————————————————

ALLTINË E BABIT E NXIRRNIN!…

(Poezi kushtuar dëshmorëve të kombit Bashkim dhe Ramadan Muleta  në 15 vjetorin e rënies së tyre heroike, më 25 shtator 2013)

Alltinë e babit Bashkimi e Ramadani e nxirrnin,

Kur Karaticën, serbët donin ta merrnin.

Karaticë, nyje strategjike,

Aty ndodheshin depot, bazën armike

Dhe sistemet raketore.

Por, s’patën asgjë në dorë!

Armiku fuqishëm sulmoi,

dogji dhe fshatin e granatoi.

Snajperi pëlcet, godet

e fëmijën Bedri Muleta e vret.

Kur në pikën e Gurthyesit u caktuan,

në përforcim të trimave ata vrapuan.

Nga djegiet e shtëpive, popullatën e largoi

në Kodrën e Ndërmjetme, zemra e tyre pushoi.

Pushoi se e goditi armiku

Gjoksin e tyre, gjoks çeliku,

Ranë për të mos vdekur kurrë!

Ramadani e Bashkimi –

Një trim e një burrë.

Rumani, 27 shtator 2013

————————————————

YJET I SHKELQEJNË MBI BALLË!

 

(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Ilir Soba, në 16 përvjetorin prej rënies së tij heroike)

Djaloshi sodis qiellin pa anë

Dhe ëndërron ribashkimin e Shqipërisë anembanë.

Yjet i shkëlqejnë si fanarë ndriçuese

Ata janë të lira, janë udhërrëfyese.

Por retë e zeza mblidhen në Crralan:

Është pushtuesi i egër serbian.

Në mjegullën e dendur.

Dushkaja me gjak të Ilirit u mbulua.

Por armikut të poshtër,

një mësim të rreptë iu mësua.

Rumani, 18 tetor 2013

————————————————

Ja ku me keni, shërbëtorë të ndryrë të armikut!”

 

(Poezi kushtuar Bedri Sokolit, martir i rënë para 24 vjetëve në demonstratat e 1 tetorit 1989, i qëlluar nga kolaboracionistët shqipfolës)

Kur shqiptarët, në ‘81 u ngritën mbi barrikada,

Dhe armiqve u dolën ballë më bllokada,

Bedriu marshoi nëpër demonstrata,

Me flamurin kuqezi ballëlarta,

Ai nuk e uli asnjëherë

Këndonte për liri përherë.

Demonstratat nuk u shuan,

Ata prapë në rrugë shpërthyen.

Bedriu prapë duke marshuar

Bedriu në rrugë, duke luftuar.

Kuçedrat e egra e tërhoqën,

Prej radhëve të shokëve e flakën.

Por, ai u dha një mësim shembullor

 Atyre që janë shërbëtor’.

<<Poshtë tradhtarët>>,

 shpërthente si shqiponja në mal,

Duke pasur një të vetëm ideal!

<<Ja ku me keni, shërbëtorë të ndryrë të armikut>>

Dhe gjarpërinjtë i shtynin në gjoksin e tij të çelikut….

Vepra e tij nuk harrohet

Por na nxjerrë një përfundim:

Asnjëherë para tradhtarëve

As para armikut

S’ka dorëzim!.

Rumani, 1 tetor 2013

————————————————

NË KRYE TË DETYRËS, IDEALIN E KISHTE BOSHT!

(Poezi kushtuar Dëshmorit të Kombit, Rexhail Haxhiu – komandant XHILI, anëtar i devotshëm i ish Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar – FBKSH, tani Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar në 7 përvjetorin prej rënies së tij heroike, kur u vra nga njësitë policore sllavo-maqedonase “Tigrat”)

 

Shkupi shqiptar nën thundrën barbare;

“Tigrat” sllave kundër çdo gjëje shqiptare.

Retë e zeza, në natë të kobit, u mblodhën,

Ujqërit, kundër Xhilit, në sulm u hodhën.

Shkupi shqiptar dhe atëherë u gjakos;

Në Iliridën ilire, liria na u burgos.

Xhili, kundër armiqve antishqiptarë, u ngrit

Dhe, “shteti” i kalbur nga themelet u trondit.

Xhilin asnjëherë nuk e harruam;

Me veprën e tij, gjithmonë u frymëzuam.

Si anëtar i devotshëm i Frontit, nuk u mposht;

Në krye të detyrës, veç idealin e kishte bosht.

Rumani, 8 tetor 2013

————————————————

ABEDINI DOT S’U PËRKULI!

(Kushtuar Abedin Sabit Krasniqit, martirit të rënë në Knin të Kroacisë, i vrarë nga krimineli Danovic Radolub kinse <<aksidentalisht>> në Kazermën e Kninit, ku u mbyll pasi dezertoi nga ushtria jugosllave, duke mos pranuar urdhrat mizore për masakrim të popullatës kroate)

Prej ushtrisë jugosllave dezertoi

Popullatën kroate nuk e masakroi

Por serbët e kapën në rrethim

Të gjithë shqiptarët i detyruan për dorëzim.

Armata jugosllave e mbylli

Por, Abedini dot s’u përkuli.

Prandaj, krimineli serb e vrau

Ai jetën në Knin e dha.

Qan Kosova, qan mileti

Dheu tronditet sa pas një tërmeti.

Se trimi i tyre ra në dherat e Kninit

Nga automatiku i Radolub, të mallkuarit.

Rumani, 9 nëntor 2013

————————————————

FLAMURIN NË POSTË TË KOSHARES E NGRITI!

 

(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Bylbyl Hazir Breçani, në 14-vjetorin prej rënies së tij)

Shumë djem nga Shqipëria politike

Kanë pasur një dëshirë jetike,

Që Shqipërinë tërësisht ta çlirojnë

Atdheun tonë plotësisht ta ribashkojnë.

Edhe Bylbyli i Tropojës mënjan nuk reziston;

Në ballë të luftës çlirimtare ai shkon.

Flamurin shqiptar në postë të Koshares e ngrit’

Armikun shekullor serbian rëndë e trondit.

Në Kozë të Koshares pas luftës dy trupa kërkon;

Por në fushë të minuar bie, jetën e tij e mbaron.

Bylbyli këndon edhe sot në Koshare,

Për trimërinë e UÇK-së djaloshare.

Rumani, 12 nëntor 2013

————————————————

NË THEMELET E LIRA TË RAHOVECIT, U VENDOS GJAKU I AGIMIT

(Poezi kushtuar Agim Qelajt, në 14-përvjetorin prej rënies së ushtarakut të lartë Agim Qelaj, në ofensivën e lavdishme të Rahovecit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK)

Oso Kuka u ringjall

Është Agimi, trim i rrallë’!

Me këngën e rapsodëve ndër mend

Agim Qelaj, vepër trimërie gdhend.

Betejën e Rahovecit e komandon

Armikun barbar e lufton.

Në themelet e lira të Rahovecit

Dëshmorët i vendosin themelet

U vendos dhe gjaku i Agimit

Ideali i lirisë lavdi çelet.

Rumani, 23 nëntor 2013

————————————————

“Mision jete”

(Cikël poezish autobiografike)

MISION JETE…

(Autobiografike)

Tetova në shtetrrethim…

Lufte e ashpër çlirimtare.

Kur babai me birin u vranë

Nga ushtria sllave barbare.

Atëherë më lindi një klithmë;

U thellova në oqeanin e dhimbjes.

Vendosa t’u bashkohem trimave,

Me forcën e armës!

Por nuk u pranova…

<<Lufta s’është për fëmijë>>, më thanë.

Dhe unë nga shtëpia shikova

Se si <<të drejta>> u dhanë.

Në të vërtetë, lufta mbaroi…

Me pazar të kurdisur.

Shqiptarët u gjetën

Prapë të braktisur.

Këtë pazari të fëlliqur,

Unë fort e kundërshtova.

Për hartën e Shqipërisë Reale,

Që atëherë unë punova.

Dhe do të punoj përherë!

Sa te jem në këtë botë.

Kush ka ideal në zemër,

Nuk po rron kot.

Nga mosha e vegjëlisë,

Më erdhi si mision i jetës

Që Shqipërinë ta mbroj,

Me armën e penës!

Rumani, 3 qershor 2013

————————————————

SHQIPËRI, O JETA IME!

Shqipëria më thërret!

Dhe nga zemra po më flet:

<<Duaje kombin shqiptar;

Kalojë nëse duhet për të,

-edhe në zjarr>>.

Shqipëri, të dua shumë!

Ti je e ndërtuar me brumë’,

Të gjakut të luftëtarëve,

Të zemrave të shqiptarëve.

Shqipëri, o jeta ime,

Jetoj për ty, moj gjeraqinë!

Unë kurrë nuk do të ndalem;

Edhe jeta ime për ty e falem!

Rumani, 5 korrik 2013

————————————————

LUFTA S’KA MBARUAR!

Vajza Vuthjane,

e maskuar si burrë,

hip në kalë me pushkën,

lidhur me flamur.

Trimërisht lufton,

kundër hordhive armike.

Malazezët i sulmon,

pa asnjë frikë.

Tuzi reziston

Nga mësymjet barbare.

Deri natën vonë luftojnë

ushtritë tona shqiptare.

Por, në terrin e ferrit,

vjen stuhia e tmerrit!

Gjoksin ia godit

Një bajonetë helmuar.

Jetën ia venit,

Duke e përfunduar.

Lufta një qind vjeçare

Akoma s’ka mbaruar.

Trojet shqiptare,

Ende të pushtuar.

Misioni i jetës,

Përtej jetës e çoj…

Këtë radhë me penë,

Unë prapë luftoj!

Rumani, 17 tetor 2013

————————————————

“Thesar”

 

(Cikël poezish kushtuar shokëve të idealit dhe organizatave kombëtare shqiptare)

 

THESAR

(Kushtuar shokëve të idealit)

Si fëmija që mëson të ecë shtigjeve të jetës,

edhe unë mësova rrugën kombëtare,

e udhëzuar përherë,

 -nga shokët.

Si toka që vërtitet rreth diellit,

vërtitet tani jeta ime rreth idealit,

Që shokët ma kanë ngulitur,

 -që e re.

Thesar i shtrenjtë për shpirtin tim,

që jetën e kushtuan për ribashkim,

Me sakrifica kanë vazhduar,

për vetveten nuk kanë menduar,

  -Por për Shqipërinë.

Në tymnajën e murtajës së antivlerave,

në greminën e baltës së krimbave,

flakadani i thesarit ndriçon:

Si busulla gjithmonë drejt orienton.

Rumani, 9 qershor 2013

————————————————

UNË BESOJ FUQISHËM NË FITORE TË REJA!

(Poezi kushtuar Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar-FDBK)

Kur përbindëshat donin të mbulojnë diellin,

Kur retë e zeza vërshonin për të përpirë tërë qiellin,

Fronti i qëndroi besnik rrugës kombëtare

Nuk u dorëzua para horrave gjakatarë.

 

Ai u themelua në politikën shqiptare

Si strukturë politike udhërrëfyese.

Doli kundër marrëveshjeve tradhtare

Ai na dha të gjithëve shpresë!

 

Por tradhtarët, për <<nxitje të urrejtjes>> krerët i akuzuan

Me kurdisje të tyre në Tiranë u gjykuan.

Ideologu Gafurr mbrojti Çështjen në gjykatore,

Si bir i Ukshinit të Madh, me fjalë të urta madhështore.

 

Etiketë e propagandës sllave ishte akuza ndaj tyre

Se edhe armiqtë duhet ta dinë shumë mirë:

Se, ribashkimi shqiptar vendos drejtësi

Në Ballkanin e trazuar u jep shqiptarëve liri!

 

Dhe asnjëherë, në këtë udhë, veprimtarët e dëshmuar

Nuk i urrejnë popujt sllavo-grekë të mashtruar!

Por, kundër politikave shoviniste të terrorizmit shtetëror veprojnë

Që Shqipërinë Etnike, atdheun shqiptar ta çlirojnë!

 

Horrat dhe idealin në zemrat tona donin ta shkatërrojnë

Me këto akuza banale, Frontin përfundimisht ta shpartallojnë!

Por, Fronti u ngjall fuqishëm

Dhe u ngrit në ballë të ngjarjeve bindshëm.

 

Kështu qe më vone dhe me “Car Llazarët”

Që nuk dinin aspak kush janë shqiptarët!

“Do t’ju presim me plumba!”, thirri në Kosovë AKSH-ja…

Dolën trimat aty ku nuk qe mbrojtur e ardhmja.

 

“Duhet të përcaktohet statusi i Kosovës”, thirri i tronditur Ban Ki-Muni

Kjo ishte humbja e Vasiloviç majmuni’!

Dhe Car Llazarët u strukën nëpër gropa si minj të fëlliqur

Kosova fitoi pavarësinë…

Edhe Serbia u rrëzua si deveja e plakur

Që llomotit për të penguar lirinë!

 

Me fitimin e pavarësisë filloi një kapitull i ri

Çështja kombëtare duhej të dilte prej pusit të zi…

Ajo nuk guxoi të mbetej veç në odat e patriotëve

Ajo duhet mbrojtur me zërat e deputetëve!

 

Kështu Fronti në Kosovë e Shqipëri u legalizua

Në gjykatë atij autorizim iu lëshua

Dhe kjo është një fitore se mund të veprojë lirisht

Për ribashkimin kombëtar populli duhet të ndërgjegjësohet  thelbësisht.

 

Unë e besoj fuqishëm se fitore të reja Fronti do të ketë:

Strategjia e ribashkimit duhet ndjekur vazhdimisht për jetë!

Të gjithë proskat e përrenjtë kombëtare të shkrihen në Frontin unik;

Për ribashkim të Shqipërisë, shtetin e vetëm etnik!

 

Rumani, 3 shtator 2013

————————————————

NË SHPIRTIN TIM IDEALIN MBOLLE…!

(Shokut tim të idealit, Gafurr ADILI, Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar)

Je shembulli i veprimtarisë!

Në shpirtin tim idealin mbolle.

Je drita e pashembullt e lavdisë;

Në këtë shteg të idealit udhëzim më solle.

Gjithmonë gur i pathyer,

Ke goditur me mençuri armiqtë e urryer.

Duke vepruar gjithnjë me gjakftohtësi,

Për t’u dhënë shqiptarëve liri.

Qiriri asnjëherë nuk u shua.

Por me bijë e bija të rinj, rruga u përforcua.

Sepse si ideolog i ribashkimit,

Vepron ditë e natë për ditën e çlirimit.

Rumani, 22 tetor 2013

————————————————

FRONTIN E KEMI IKONË!

(Kushtuar Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar – FDBK)

Të zhdukim prangat e robërisë,

Fronti na jep dritën e lirisë!

Në rrugën e idealit të vazhdojmë,

Shqipërinë asnjëherë të mos e tradhtojmë!

 

Të ngritemi larg ferrit të pushtimit,

Fronti na jep fuqinë e çlirimit!

Asnjëherë të mos ndalemi,

Edhe jetën për Shqipërinë ta falemi.

Pas stuhisë vjen dielli,

Pas llahtarisë do të na buzëqesh Ylberi…

Frontin do ta kemi mburojë gjithmonë,

Frontin e kemi ikonë!

Rumani, 1 nëntor 2013

————————————————

IDEALI NA MËSON!…

Hije e gabuar e realitetit

është imazhi që e kanë…

Përbindësha të hidhur që vetëm

tmerre për popullin janë.

Kolaboracionistët mbjellin stuhira të “miqësisë”

për të lejuar popullin si dele e vetmuar

para ujkut të zi që e ha…

Por ideali na mëson:

të kërkojmë të drejtat e shqiptarisë

para botës së qytetëruar

që në kolonizim na la!

Zgjohuni shqiptarë, bashkohuni tani rreth Frontit

Për t’u mundur vringëllimet e korbit të mortit,

Korb të armikut sllavo-grek vrastar

Punoni me mish e më shpirt për ribashkim kombëtar!

Se ky është i vetmin shpëtim, e vetmja shpresë:

Gjithë shqiptarët të lidhen me Frontin

o sot, o kurrë, besa-besë!

Rumani, 19 tetor 2013

————————————————

JU, SHTETE ANTISHQIPTARE ASNJË SHANSË S’KENI!

(Kushtuar Armatës Kombëtare Shqiptare – AKSH)

Luftërat çlirimtare në mes të rrugës mbaruan

Me <<marrëveshje>> tradhtare, ata u denigruan.

Qielli i Iliridës keq u ngrys;

Kolonizimi i egër sllav ka rinis.

Por, djemtë atdhetarë nuk u dorëzuan

Ata në AKSH, ushtrinë e vërtetë u rreshtuan.

Nën udhëheqjen e Frontit fisnik

Shporru nga trualli amtar, ti i poshtër armik!

Copa-copa është harta etnike;

Shqiptarët rënkojnë nën hordhitë çetnike.

Një ideal i pashuar është liria:

Shqiptarët të çlirohen nga robëria.

Me këtë ideal ideali është krijuar

Armata shqiptare, AKSH-ja!

Objektivi final është dekolonizimi;

Programi i vetëm kombëtar mbetet ribashkimi.

Shqiptarët tani nuk janë jetimë

Ata janë të mbrojtur nga luftëtarët trima.

Car Llazarë e çetnikë, dështuar jeni!

Ju shtete antishqiptare, asnjë shansë s’keni.

LUFTOJMË PËR SHQIPËRINË ETNIKE;

MOS NA SHISNI PORDHA

ME MAQEDONINË <<MULTIETNIKE>>!

USHTARËT E AKSH-SË DO TË FITOJNË;

NGA ARTA NË NISH KRENARISHT

DO TË MARSHOJNË.

             Rumani, 22 nëntor 2013

————————————————

“PASAZHI I ÇLIRIMIT”

(Cikël poezish të filozofisë politiko-poetike)

THIRRJE PËR KUSHTRIM

Thirrje për Kushtrim,

Thirrje për Ribashkim:

Në këtë jetë të punojmë

Shqipërinë ta rindërtojmë.

Thirrje për Qëndresë,

Si e vetmja shpresë

Kundër padrejtësisë,

Për ardhjen e lirisë.

O liri, e shenjtë je

Për ty do të luftojmë ne!

Për shtetin e vetëm kombëtar,

Jemi një gjak e një farë.

Shqipërinë Etnikë të rikrijojmë

Gjen, gjak e gjuhë tok të bashkojmë!…

                 Rumani, 20 prill 2013

————————————————

BETIMI I VEPRIMTARIT TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

O, Luftëtarë të Lirisë,

Për nder të Shqiptarisë,

Për atdhe ju jetuat.

Jetën e flijuat.

Sa te jemi ne të gjallë

Kemi për të dhënë fjalë:

Jetën me vepra heroike ta mbushim,

Betimin asnjëherë ta mos këpusim.

Sa të jetojmë mbi dhe

Kemi për të mbushur një be:

Që shembullin juaj ta ndjekim

Atdheut, asnjë qimë floku të mos ia prekim!

Rumani, 12 maj 2013

————————————————

PSE RIBASHKIM?

Një trup pa duar, pa këmbë,

Nuk mund të lëvizet

Drejt ylberit të qiellit…

Ai do të fundoset në moçal,

-Pa dritën e diellit!

Një nënë, pa fëmijët e saj,

Nuk mund t’i buzëqeshet jetës.

Ajo do të mbetet në ferr,

-Larg botës!

Një komb i ndarë,

Në gjashtë pjesë,

Është si një bimë e tharë,

-Pa asnjë shpresë…

Por vjen një ditë,

Kur trupi në zinxhir,

Do të ngrihet prej errësire;

Do të thyejë prangat mirë

-Që të frymojë lirë!

                 Rumani, 29 maj 2013

————————————————

REZISTO, QËNDRO, LUFTO!

Kur zinxhiri trupin fort shtrëngon,

Nga gryka revoltën lart ushtron:

Qëndro për shpëtim,

Lufto për Shqipërinë,

Rezisto për ribashkim!

Kur sëpata kokën pret.

Klithma në shpirt thërret:

Qëndro për shpëtim,

Lufto për Shqipërinë,

Rezisto për ribashkim!

Kur plumbi zëmrën e vret,

Armën në dorë po e qet:

Qëndro për shpëtim,

Lufto për Shqipërinë,

Rezisto për ribashkim!

Kur kërbaçi trupin rreh,

Alternativë tjetër nuk sheh:

Qëndro për shpëtim,

Lufto për Shqipërinë,

Rezisto për ribashkim!

Rumani, 8 qershor 2013

————————————————

TË GJITHË SI NJË TË VEPROJMË!

Mos u kapërdisni si maçoku në thekër!

Politikanë “të mëdhenj” jeni, të gjithë pa mjekër…

Por, popullin mos e harroni

Veproni për të mirën e tij,

 – Vetëm për të ardhmen veproni!

Pastroni ferrat e madërgonat e veprimit juaj.

Koha s’është për përçarje, o shqiptarë!

Por, për reflektim

E për ribashkim kombëtar!

<<Mos u bëni mashë e njerëzve  të huaj>>,

Thotë Nëna plot me lot…

<<Unë deri në rrënje po vuaj

Që një shekull e një mot!>>

Shkëmbinj vigane në rrugën tonë

I vënë armiqtë gjithmonë, gjithmonë.

Por ne, të gjithë si një nëse veprojmë,

Atdheun tonë të bukur do ta ribashkojmë.

Rumani, 15 qershor 2013

————————————————

PENA E PUSHKA

Pena dhe pushka bashkë,

si krahët e shqiponjës janë,

Shqiponja pa krah s’fluturon,

lartësive të qiellit pa anë,

Nëse ka një krah të thyer,

nga rrufe kthehet në muranë.

Pena pa pushkë shet demagogji,

Pushka pa penë mbetet pa ide,

fjalë të mëdha hedhur në erë,

Ngelin të thata e pa vlerë,

pa e arritur qëllimin asnjëherë.

Që nëna Shqipëri të lumturohet,

I duhen të dyja si fryma jetës,

njëra kala, shpata s’bënë pa pallë,

tjetra si top në bedena të saj,

dytë godasin armikun mu në ballë.

Rumani, 15 qershor 2013

————————————————

RRUGA E IDEALIT

Vetëm dëshmorët e kombit,

Kanë kryer betimin.

Duke rënë heroikisht

Nëpër male, në Pashtrik e Koshare…

Kurse ne që jemi të gjallë,

Nuk e kemi kryer këtë betim.

Prandaj, duhet të vazhdojmë rrugëtimin:

Deri në ribashkim.

Rruge me rreziqe,

Male me ortek

Ne të gjithë e presim.

Por, për kolltuk asnjëherë Atdheun

Të mos e shesim!

                 Rumani, 17 qershor 2013

————————————————

GOGOLI

Gogoli i titizmit,

i veshur me petkun e multietnicitetit,

Nuk i tremb trimat;

Nuk zhduk idealin;

Nuk

vret ardhmërinë.

Kjo hyje errëson veç

kolltukët e ëmbël,

të pushtetarëve-

tradhtarëve,

Por jo mendjet e shqiptarëve.

Rumani, 17 qershor 2013

————————————————

MINJTË NUK DJEGIN KËSHTJELLËN!

Krimbat gërryejnë shkëlqimin

Por, nuk shurdhojnë zogun

Që këndon për liri.

Minjtë mblidhen nëpër vrima

Por, nuk djegin kështjellën

E mëngjesit të ri.

Ujqërit kafshojnë e shqyejnë…

Por, nuk vrasin idealet

E fëmijëve në gji;

Një komb, një shtet, një flamur,

 -Shqipëri!

          Rumani, 18 qershor 2013

————————————————

MASAT POPULLORE DHE LËVIZJA KOMBËTARE!

(Program ideor veprimi)

 

Disa <<dijetarë>> llomotisin kot:

se “masat popullore s’kanë ndikim dot!

“Janë si delet – po na thanë-

Vetëm <<elitat e mençura>>

 -Gjurmë në historinë e lanë!”

Por, ata rëndë gabojnë!

Masat, nëse ndërgjegjësohen,

e me ideale pajisen,

Luftën ndaj pushtuesve sllavo-grekë

do ta nisin.

e do ta fitojnë lirinë,

Shtetin e vetëm,

 -SHQIPËRINË!

Në këtë udhë jetike,

Drejt Shqipërisë sonë Etnike,

E gjithë Lëvizja atdhetare,

Në NJË llogore kombëtare!

 -Udhërrëfyese le të jetë,

  Bajraktarizëm të mos ketë.

Në Kuvendin Mbarë shqiptarë,

Asamblenë ta shpallin mbarë!

Dhe me referendum të drejtën

masat ta ushtrojnë,

Që pushtuesin ta gjunjëzojnë.

Me vetëvendosje-dekolonizim

E me të shtrenjtin

 -RIBASHKIM!

              Rumani, 19 qershor 2013

————————————————

KUVENDOJNË DIELLI E HËNA

Kuvendojnë dielli e hëna

“Pse po qan me lot Nëna?”

Hëna thotë se Nëna vet

Është në robëri, e shkret’.”

Dielli i përgjigj ashtu:

Ajo duhet për t’u çliru’

Nga pushtimi e robëria.

Duhet të ribashkohet Shqipëria!”

Djemtë e saj do të luftojnë

Anë e mbanë trevave etnike

Telat me gjemba t’i pastrojnë,

Si veprimtari e shtrenjtë, jetike.

                 Rumani, 22 qershor 2013

————————————————

Jashtë skëterrave!

Me objektiv idealin po ecim

Rrugën e ribashkimit e përshkojmë;

Dritën e tunelit e ndjekim;

Minjtë nuk na verbojnë.

Pasqyra e kthjellët reflekton

Mendimin e pastër si dielli.

E kjo përhapet me rreze

Deri lartë, deri tek qielli.

E do të shndërrim si yll

Engjëlli i bardhë i lirisë

Mbi të dendurin pyll

Jashtë skëterrave

Të llahtarisë!

            Rumani, 26 qershor 2013

————————————————

QË ARMIKUN PËRFUNDIMISHT TA NGECIM!

Filozofia e çlirimit

Është filozofi e ribashkimit.

Kombi shqiptar nuk mund të jetë i lirë

Nëse jeton në kolonizim,

-kjo kërmë e ngrirë!

Por që shqiptarët të çlirohen

Veprimet medoemos të njësohen.

Mendjet, zemrat e sinqerta,

Të ndërgjegjesohen në ideale

-të pastra.

Jemi në pasazh të çlirimit,

Duke shkuar gjithnjë e më shumë larg pushtimit.

Njëmijë të zeza sot numërojmë…

Antivlera e njerëz pa karakter mund të shikojmë…

Por, rruga është një dhe në të duhet të ecim;

Pa u ndalur, që armikun përfundimisht ta ngecim.

Që surratin e shëmtuar të robërisë,

Ta kthejmë në fytyrë e bukur të shtetit unik, etnik

të Shqipërisë!

                 Rumani, 30 qershor 2013

————————————————

SHQYJINI PRANGAT E NEMITJES!

Përkundni varrin e pushtimit;

Rrëzoni pllakën e dështimit.

Firmosni dritën e çlirimit

Që të jetoni dritën e ribashkimit!

Shqyjini prangat e mallkimit;

Ne horizontin e ardhmërisë,

Nxehuni në diellin jashtë murtajës,

Për jetësimin e lirisë.

                  Tiranë, 18 korrik 2013

————————————————

Kur të përpin zjarri i furtunës!…

Luani vorbullues po sillet rreth nesh,

Me rreziqe në rrugën tonë jemi ndesh’.

Vetëm se ne nuk do të devijojmë,

Në udhëkryq të jetës ne nuk dështojmë.

Udha drejt ribashkimit është një e përgjithmonë;

Kur kemi ideal për të shkrijmë çdo pronë.

Se karrige nuk vlen as një qindarkë;

Një shpatë me dy teh që vret gati çdo bark.

Kur të përpin zjarri i furtunës,

Kur të frikësojnë ulërimat e dhelprës,

Ti duhet t’i thërrasësh në zemër idealit;

Dhe përbindëshi nuk do të të gëlltisë në majën e malit.

Tiranë, 3 gusht 2013

————————————————

Molla nuk bie vet nga pema, në gojën

e dembelit

Ribashkimi kombëtar fillon nga shembulli personal

Të çdo njeriu që e vë parasysh si qëllim final.

Se molla nuk bie vet nga pema, në gojën e dembelit,

Se nuk bëhet vet pranverë veç me fustanin e gabelit.

Çdo shqiptar të vetëdijesohet:

Se për ribashkim punohet e luftohet.

Se, uji nuk bie nga poshtë lart asnjëherë,

Por rrjedh nga çezma nga lartë përnjëherë.

Ribashkimi kombëtar nuk është veç utopi,

Për të mashtruar popullin me demagogji.

Ai është objektiv i përcaktuar për zbatim,

Që duhet të na largojë nga me të voglin tundim.

II. Ribashkimi kombëtar nis në çdo shtëpi:

Me fjalët “atdhe” e “Nënë Shqipëri”

Në shatërvanin e kristaltë të çdo fëmije,

Që pinë qumështin e mjaltë të kësaj ardhmërie.

Ribashkimi kombëtar vazhdon me dorën e nxënësit,

Që shkronjat e arta i mëson prej mësuesit.

Sepse askush nuk mund të groposë fuqinë e idealit,

Ai është stuhi që thërmon edhe shkëmbinjtë e malit.

III. Për të pa lindurit e ditës së sotme,

Mendojmë ne në këto ditë të prapme.

Kur çdo gjë është mbushur me pisllëk,

Kur tradhtia rri në karrige me bollëk.

Për nënat që qajnë me lot se zgjedha i ka mbyt’,

Për të pa lindurit që armiku kurrë nuk i tut,

Ata do të trashëgojnë shpatën kundër djallit;

Ata do të varrosin dragoin e bishtin e gjarprit .

Se ky gjarpër i pushtimit po na shtrëngon sot.

Por, ai do të digjet në ferr mot pas mot

Dhe të pa lindurit e sotëm do të jetojnë në lumturi,

Në Shqipërinë Etnike, në të ndriturën liri.

Tiranë, 13 gusht 2013

————————————————

KËRKOJ…!

Kërkoj…!

Në mjegullën e zymtë.

Kërkoj…!

Një dritë në terrin

që më rrethon…

Kërkoj…!

Dhe terri ndriçohet

më shumë e më shumë.

Drita thyen shkëmbinjtë

më të thepisura të territ…

Ç’është kjo dritë?!

Është ideali.

Stuhi e pathyeshme të shpirtit tim.

Asgjë nuk e zbeh

as balta,

as krimbat!

Përgjithmonë për ty,

o e shenjta ime, Shqipëri!

Rumani, 4 shtator 2013

————————————————

Mos u dorëzo, shqiptar!

Kur kënga e nemur e pushtimit vringëllon,

Kur klithma e hidhur,

e dëshpërimit nuk pushon,

mos u dorëzo, shqiptar!

Ngritu e bëhu i lirisë ushtar…

Kur jehona e zymtë e gjakut tingëllon,

E në varrin e drejtësisë

një këngë e mekur ushton,

mos u çarmatos, shqiptar!

Çliro truallin kombëtar.

Se çmimi i pushtimit është më i shtrenjtë

Se ai i lirisë!

Vazhdojmë rrugën,

Edhe kur krimbat

duan të gëlltisin retë

e lumturisë!

Rumani, 22 shtator 2013

————————————————

REVOLUCIONET NUK VDESIN!

Revolucionet nuk vdesin.

Prej këngëve te ninullave trimat i ushqejnë,

Në luftë çlirimtare të shpërthejnë

Shqiptarët në robëri të mos mbesin.

Revolucionet jetojnë në idealet.

Luftëtarët e ngritur përmbysin edhe malet.

Atdheun ta ribashkojnë në një Shqipëri,

Në ballin e shqiponjës të fryjë vetëm liri.

Rumani, 16 tetor 2013

————————————————

HAJDUTËVE TË LIRISË!

 

(Paralajmërim)

Jo, jo, bjeshkët shqiptare nuk janë të nëmuna!

Të nemur jeni ju,

Çetnikë të ardhur përtej Karpatëve,

Me jargë të goja, si qentë të tërbuar

Para kafshatave!

Pa anë,

pa fre,

pa cak…

Jeni zgjeruar,

Duke mbjellë vetëm mort e gjak.

Por, nuk do të ju shkojë sipas ëndrrave të zinj,

Hajdutë të lirisë që vritni edhe qiellin pa kufij!

Se shqiptarët do të zgjohen prej letargjisë,

Edhe nenat do të kapin grykat e alltisë.

Dhe mbi humnerën e thellë të klithmës së padrejtësisë,

Do të ngrohë diellin e vetëm, të shenjtë të ardhmërisë.

Rumani, 17 tetor 2013

————————————————

Oqeani ngadhënyjen !

Gjarpërinjtë kafshojnë me helm ylberin;

Ngjyrat e dhimbjes vrapojnë deri në qiellin.

Infiniti na rrethon deri në majat e larta të maleve;

Oqeani i thellë i idealit ngadhënjen mbi erën e stuhive.

Rumani, 22 tetor 2013

————————————————

VETËTIMAT

Në çastet kur sikur do të përmbysen malet,

Kur kuçedrat do të ushqehen me lotët,

Kur përbindëshi i Himerës i përtyp gjithë udhëtarët,

Vetëtimat e idealit do t’i shkatërrojnë kuçedrat,

Hienat do t’i ngordh,

Ujqerit do t’i përmbys!

Natën do ta bëjnë dritë,

Ferrin do ta bëjnë parajsë.

Aroma e luleve do të na rrethojë

Anë e mbanë Shqipërisë,

Nga Arta deri në Nish!

Rumani, 1 nëntor 2013

————————————————

SHPIRTRAT TANË KURRË TË MOS I PRANGOSIM!

Në mizorinë e jetës,

Në baltën e gropave,

Të burgosur në burgun e horrave,

Të rrahur nga kërbaçi i xhelatëve,

Asnjëherë shpresat të mos i humbasim;

Shpirtrat tona kurrë të mos i prangosim!

Në robëri ne jemi.

Por, të lirë të vazhdojmë në shpirt

Dhe, rrugën e çlirimit do ta çelim,

Që dritaren e ribashkimit ta hapim.

Se shpirtrat e prangosur.

Të humbura janë gjithmonë.

Të vdekur të gjalla nëpër varr,

Që i kaplojnë shejtanin e marr’!

Ndërsa shpirtrat e lira janë lule,

Që me aromën e vet të kaplojnë.

Sado e keqe është nata,

Ambijentin me parfum lirie e rrethojnë.

Rumani, 12 nëntor 2013

————————————————

ARMIKU NË BALTË DO DEHET!

(Reflektim në Ditën e Flamurit)

Kur Plaku ngriti flamurin shkabë,

Për toskë e gegë, malësorë e labë,

Që gjithë populli shqip të frymonte

Dhe Nëntorin e parë tok ta kujtonte.

Nëntori kur Skënderbeu parinë bashkonte,

Për të bërë ballë i egërit pushtim.

Edhe turkun me gjithë forcat ta luftonte,

Mëmëdheut t’i sjell shpëtim.

Lumenjtë e kulluar,

Malet e Shqipërisë anë e mbanë,

Edhe yjet e gjithë qiellin,

I gjendeshin Plakut pranë!

Por ujqërit me vrap vërshonin;

Shqipërinë ta masakronin.

Planet e kurdisura t’i përmbushnin,

Shqipen në mes ta këpusin.

Në përvjetorin një qind e një

duhet të reflektojmë.

Dhe të bëhemi të gjithë një,

Nënën e dashur ta çlirojmë!

Nuk ka vend më për kolltuk,

As për bajraqe e as për kopuk’!

Rilindja e dytë autentike,

Ringjallja e Shqipërisë Etnike,

Me bashkim forcash bëhet;

Dhe… armiku në baltë do dehet!

Rumani, 28 Nëntor 2013

————————————————

“Flet shqip sqepi i thepisur“

 

(Cikël poezish kushtuar trevave shqiptare)

 

NGA KOSTURI NË ÇAMËRI

(Kushtuar trevave shqiptare të Kostur-Konicë-Follorinës, me rastin e kalimit përmes atyre trevave, në prill 2013)

Nga Kosturi në Çamëri

Krejt Epiri është Shqipëri!

Është tokë e Shqipërisë nënë

Duart e zeza nuk e lënë

Nuk e lënë të jetë e lirë

E mbuluan me errësirë

Errësirë tash një mijë vjet

Mbahu Shqipe, bën gajret.

Nga Kosova në Çamëri

Tërë Shqiptaria bëhet një!

S’ka më sot Kainë tradhëtarë

Judë, Hamza, Moisi kusarë,

S’ka më hije tradhëtore…

Është e jona Shqipja prore…

Është e jona Shqipëria

Është Kosova,

Është Çamëria,

S’ka fuqi më që ta ndalë

Hovin tonë legjendar,

Për të krijuar dalëngadalë,

Një Shqipëri të Ribashkuar

Mbi këtë truall të amshuar…

Kostur (Shqipëri Etnike), 14 prill 2013

————————————————

JEHONA E DHIMBJES SË KOSOVËS

(Kushtuar viktimave të gjenocidit terrorist sllav ndaj shqiptareve të Toplicës e Kosovës historike)

Nga errësira e natës

Vjen një gjëmim.

Është jehona e dhimbjes së Kosovës

Që dëgjohet me përkushtim.

Është ulërima e djemve që u vranë

Nga shejtani sllav dikur.

Është klithma e gjenocidit anë e mbanë

Të Toplicës, me flamur.

Shteti terrorist nuk merrte parasysh

A ishe fëmije, a grua apo burrë.

E vriste dhe nënat me foshnjë në gji,

Po nuk i sulmove kurrë!

Rrahur e prangosur,

Helmuar dhe varrosur

Po vrapon në errësirë

Shqiptari i armatosur!

Rumani, 1 qershor 2013

————————————————

FLET SHQIP SQEPI I THEPISUR

(Kushtuar trevave shqiptare nën sundimin dhe kolonizimin e Malit të Zi)

Mes kreshtash e greminash

Toka e bekuar e Plavë-Gucisë shqiptare

Rron në teh shpatash

Të pushtuesve grabitqare.

Përrenjtë  e kulluar

Po vërshojnë tym e zjarr

Shqiponjat e skifterët

Vërsulën me plisat në varr.

Bjeshkët e shkëmbinjtë

E kësaj tokë përrallore

Kurrë nuk do të harrojnë

Historinë e tyre madhështore.

Kreshnikët e Ali Pashë Gucisë

U mblodhën në çetë tok

Vendin ta mbrojnë,

Ta mbrojnë këtë tokë.

Vjen dhe Jakup Ferri

Dhe përtej maleve gjithë fisnikët

Flet shqip sqepi i thepisur

Se e kanë lindur vet ilirët.

Rumani, 2 qershor 2013

————————————————

THARRYPA E PIRRO S’KANË VDEKUR!

(Poezi kushtuar trojeve shqiptare të Çamërisë, aktualisht nën sundimin dhe kolonizimin grek!)

Qan Dodona me dënesë,

Çamëria rri pa shpresë.

Në zgjedhë greke vrastare

Don të ribashkohet me trojet amtare!…

Çamëria, tokë e Arbërisë,

Edhe sot vajton nën pushtim të Greqisë.

Bijtë e saj të dëbuar,

Në Shqipëri mbeten të vetmuar.

Por jo, Tharrypa e Pirro s’kanë vdekur!

Do të luftojnë sërish për Epir!

Për tokën e bukur shqiptare

Për truallin përrallor ilir!

Shkëndija që në horizont pushtuesin shqetëson,

Do të kthehet në zjarr të ardhmërisë.

Dhe, era që kolonizimi tani kundërmon,

Do të pastrohet me ajër të freskët të lirisë.

Rumani, 13 qershor 2013

————————————————

DERI NË ZHDUKJEN E ZINXHIRIT VRASTAR!

(Poezi kushtuar viseve shqiptare nën sundimin e Serbisë: Kosova Lindore, Toplica e Sanxhaku)

Titistët ndanë Kosovën Lindore

nga Dardania shekullore

E plasuan nën Serbi

E trajtuan me armiqësi.

Por të gjithë do të luftojmë

Që Kosovën Lindore të mos e dorëzojmë

Referendumin ta respektojnë

Prej ujqërve ta mbrojmë.

Tym e zjarr në Toplicën shqiptare

Kanë mbjellë hordhitë barbare!

Muhaxhirët i dëbuan

Mollën e Kuqe e pushtuan.

Por tapitë do t’u rikthehen

Të drejtat e shqiptarëve nuk do të zbehen!

Edhe Sanxhaku i Pazarit të Ri

Shqip do të frymojë përsëri!

Shaban Palluzha për këtë do të ringjallet

Për ribashkim me Kosovën – Shqipëri

-nuk do të ndalet.

Kosovë Lindore, Toplicë, Sanxhak,

Janë e një bese e të një gjak!

Janë bijat e Nenës Shqipëri

E do të bëhen një shtet kombëtar

Ndryshe në Ballkan do të jetë stuhi

Deri në zhdukjen e zinxhirit vrastar!

Rumani, 24 qershor 2013

————————————————

ILIRIDËS SHQIPTARE!

(Poezi kushtuar trevave shqiptare të ndodhura sot nën robëri dhe kolonizim sllavo-maqedonas)

Kur Kosovën historike e copëtuan,

Iliridën në zgjedhë sllavo-maqedonase e robëruan.

Që shqiptarët më lehtë t’i asimilojnë,

Në Turqi më shpejtë t’i dëbojnë…

Me krijimin e shtetit artificial,

Nuk u kthyen punët në kursin normal.

Shqiptarët vazhdimisht nga sllavët u torturuan;

Të gjitha të drejtat e tyre vazhdimisht iu mohuan.

Kur kupa e durimit arriti në kulm

Shqiptarët u kyçën në UÇK për sulm.

Gati arritën të hyjnë në Shkupin shqiptar;

Gati dëbuan armikun prej truallit amtar.

Por, dhelpra dhelpër mbeti dhe mashtroi:

Ajo me <<marrëveshje paqeje>> luftën e asgjësoi.

Edhe sot vuajnë nxënësit nga dhuna fizike,

Edhe sot arrestohen luftëtarët

-Anë e mbanë këtyre trojeve etnike.

Për disa karrige të ëmbla e të buta

Shqipfolësve në lëkurë ua ka hyrë tuta!

Djalli sllav gjithnjë në lojëra antishqiptare futi gishtin,

E atij askush nuk i shkeli bishtin…

Populli shqiptar i Shqipërisë Lindore

Duhet të ringjallet në këtë beteje shekullore!

Të ndezë kudo frymën çlirimtare,

Të mos pranojë bishën sllave gjakatare!

Rumani, 24 qershor 2013

————————————————

Malësi, o Malësi!

Malësi, o Malësi,

Pse vuan nën Mal të Zi?

<<Unë vuaj se bijtë e mi

Rënkojnë nën robëri!>>

<<Të ndajnë komunën e Tuzit dëshirojnë

Shqiptarët nën Mal të Zi i mallkojnë

Se zgjedha sllavo-barbare

Don t’i asimilojë në tokat shqiptare.

 

Edhe kishë sllave në Martinaj ndërtojnë

Edhe shqiptarët nëpër burgje i maltretojnë

Mumiet  e titizmit janë të ringjallur

Ata duhet me çdo kusht ndalur!>>

Se Malësia është trevë shqiptare

Të ndodhur mes thikash të Podgoricës gjakatare!

Të shtetit artificial dhe kolonial

Të mbjellë në gjirin e kombit shqiptar.

Rumani, 2 korrik 2013

————————————————

KUFI SHQIPTARO-SHQIPTARE NDAN!

Aty ku toka flet vetë se është Shqipëri

Në Kostur!

Tokë e përgjakur shqiptare

Gjaku i të rënëve pikon.

Kapshtica fort qan

Se ajo kufi shqiptaro-shqiptare ndan.

Kapshticë, 07 korrik 2013

PARAJSI NE TOKË

Llogora, parajsa në tokë

Mal e det ka Nëna Loke

Mali i thepisur si pishtar

Deti i thelle lajmëtar.

Llogora, 25 korrik 2013

————————————————

Çamëria në stuhinë e bishave

Të zbathur, të uritur,

Në ikje nga murtaja shoviniste

Grekët te dëbuan,

O shqiptar të Çamërisë!

Në Kllogjer shumë vdisnin

Nga sëmundjet e gjenocidit.

Toka e bekuar u dogj në errësirë,

Prej ekspansionizmit të paarrirë!

Filat e Janinë,

Margëlliç e Paramithi.

Bishat i shkretuan,

Me furtunë e stuhi.

Kllogjer, 26 korrik 2013

(Në këtë vend prehen shqiptarët e Çamërisë që kanë vdekur gjatë rrugës së Eksodit të Madh të vitit 1945 nga vendi i tyre për shkak të shovinizmit grek)

————————————————

<<Ëndrrat me xhuxh>> të Greqisë

Ëndrra me xhuxh kurdisin,

Për kinse <<Vorio Epir>> nemisin.

Shovenistët pa tru në kokë,

Duan të djegin të Shqipërisë tokë!

Fshati Hoxhë u greqizua,

Mbishkrime të grekes

<<ortodoksi>>.

<<Welcome to Greece>> u shkrua

Në Sarandë të Shqipërisë.

Planet ekspansioniste me objektiv strategjik,

Pushtim e asimilim të Çamërisë,

Përmbajti <<Megali Idheja>> greke,

Kundër diellit të ardhmërisë.

Konispol, 26 korrik 2013

————————————————

Monumenti në Konispol

Nëna Çamëri me lot,

Fëmija në gjirin e nenës mort,

Konispoli në kujtim të gjenocidëve,

Monument kushtuar martirëve.

I ngjitur në kalë për të ikur,

Rri fëmija e tronditur.

Jetim dhe i plagosur,

Por, me fuqi atdhetare të armatosur.

Do të vijë një ditë,

Kur kali do te kthehet.

Në Çam[ri. Me kthetrat

do të çlirojë me shpatë të mprehur.

Fëmija në vallë do te hidhet;

Armiku në greminë do të vritet!

Konispol, 26 korrik 2013, në memorialin kushtuar martirizimit të Shqiptarëve të Çamërisë prej gjenocidit grek.

————————————————

Kodra qan për kodrën

Kodra qan për kodrën

E Çamërisë jetime.

Shqipëri e rrudhur

Ne gojën e ujkut të tundur.

Fusha qan për fushën,

Andej kufirit artificial.

Konispoli e Filati,

Dy vëllezër shqiptarë.

Vëllezër e një Nëne,

Që nesër do te ribashkohen.

Prej asnjë armiku,

Nuk do te ripushtohen.

Konispol, 26 korrik 2013

————————————————

“Zjarri i ndodhive anembanë Shqipërisë Etnike“

(Cikël poezish kushtuar ngjarjeve të veçanta në trevat shqiptare)

 

MARRËVESHJA TRADHTARE…!

(Kjo poezi është e shkruar në shenje revolte për “marrëveshjen” Thaçi-Daçiç nën “vëzhgimin” e Evropës Plakë në veshje “demo(n)kratike për “normalizimin” e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë)

 

I.
Po thurin “marrëveshje” me Serbinë;
Si dikur Arbëria me Mbretërinë Anzhuine,
Tradhtarët e kombit në kolltuqe të arta,
Që Kosovën e shesin për para të thata!

Po thurin “marrëveshje” për “Srbska Republikë”,
Në zemër të Kosovës shqiptare!
Duke harruar idealin e sakrificat
E dëshmorëve çlirimtare!

O tempora, o mores!
Po thurin “marrëveshje” gjarpërinjtë…
E po vërsulen dinakërisht
Në grykën e Nenës Shqipëri,
Duke shkelur mbi gjakun
E derdhur për LIRI!

II.
Dhe ti, o Evropë barbare,
Qe “demokracinë” e ushtron me dhunë,
Zjarri do të të kthehet
Me pluhur e me furtunë!

Një qind vjet
Akrepat po shënojnë.
Dhimbja e mllefi
Akoma s’po shtrojnë!

Se ti, o Evropë,
Si djallin dëshiron
Viktimën me xhelatin
Në skëterrë i pajton!

Akoma ti s’ke të qartë:
Se, jeta po vazhdon.
Liria po vjen
Shqipërinë e ribashkon!

Rumani, 26 prill 2013

————————————————

VANDALËVE NË MANASTIR!

(Në shenje revolte ndaj vandalizimit të Muzeut të Alfabetit në Manastir të Shqipërisë Etnike, me 24 maj 2013)

Thelbi i qenies kombëtare
U sulmua në Manastir,
Kur vandalët me mjekra të zeza
Thyen Muzeun me pahir.

Horrat në luftë me shkronjat e arta
Të alfabetit shqiptar,
Kënduan himnin e racizmit
Të shovenizmit vrastarë.
Në fakt sllavët ëndërrojnë
Shumë përralla me mbret:
Kudo me Qirillica!
… Prej sëpatës që na vret.

Por ne të mos harrojmë
Se ky <<shtet>> artificial,
Ka shtrire të gjithë merimangat
E sundimit kolonial.

Kumbon zëri i shqiponjës
Bubullima mbi dhe lëshon!
Është tokë e Shqipërisë –
Ilirida!
Këtë askush s’e vonon!

                              Rumani, 26 maj 2013

————————————————

KUÇEDRA DHE SHQIPONJAT

(Kushtuar komandantëve të UÇK-së të arrestuar më 24 maj nga EULEX-i kinse për “krime lufte”)

Po i damkos shqiponjat e lirisë
Kuçedra e zezë evropiane,
Duke burgosur idealin e ardhmërisë
Jashtë vdekjes serbiane.

Kështu ushtron “drejtësi”
EULEX-i i kalbur në gji:
Me zë të helmuar armiqtë i vajton,
Kriminelët serbë i harron,
Komandantët e UÇK-së i arreston.

Murtaja e “drejtësisë
E kthyer mbrapsht kundër lirisë
I jep oreks kuçedrës plake,
Të gëlltisë
Shqiponjat e lirisë.

Po ne i themi kuçedrës së zeze:
-Kuçedër e zez’,
Murtaja do të të vrasë me rrez’!
Se shqiponjat e lirisë
Do të fluturojnë lart në qiellin e Shqipërisë,
Shqipëri jo e copëtuar,
Por shtet i vetëm kombëtar.

Rumani, 25 maj 2013

————————————————

SAMITI I OHRIT!…

Në samitin e Ohrit

Kosova nuk u ftua.

Nga sllavët përtej Karpateve

Ajo u poshtërua.

Deklarata nga Prishtina,

Nga Tirana e gjithkund

Dhe ky samiti i Ohrit

I ngjan një lope që na tund!

I thënçin

-“integrim në kuadrin e BE-së

Por ky është për veglat

Pa asnjë besë!

I thënçin

-“bashkëpunim rajonal

Por, shqiptari të jetë vasal

E në sundim kolonial.

O shqiptar, zgjohu mirë,

E merr ti frerët në dorë

Duke krijuar përgjithnjë:

Shtetin e vetëm shumëshekullor!

Rumani, 29 maj 2013

————————————————

ARENA E CIRKUSANTËVE!

(Poezi në shenje revolte me rastin e miratimit të së ashtuquajturës <<rezolutë e Kuvendit të Kosovës për Preshevën>>)

Shqiptarët e Kosovës Lindore,

Kanë të drejtën e vetëvendosjes.

Jo veç të <<drejta elementare>>,

me qëllimin e shfarosjes!

Fenomeni i zbrazjes së Kosovës Lindore

paraqet tragjedi mbarë popullore.

Shqiptarëve jo <<të drejta>> në letër,

jo të shkojnë veç gjysmë metër!

Por, të kërkojnë autonomi politiko-territoriale,

me të drejtë ribashkimi me Kosovën shqiptare:

Jo <<të drejta>> banale,

Si <<minoritare>>.

Shtypja serbe është nga më të egërit;

Kolonizimi barbar pranohet vetëm nga skllevërit.

Shqiptarët të mbrojnë tokën e të parëve,

Jo të kërkojnë mëshirën e vandalëve!

Në arenën e cirkusantëve,

Po shkelet me gjakun e vet dëshmorëve.

Tallet me jetimet e Preshevës,

Për interesat e demagogëve partiakë të Kosovës!

Rumani, 6 qershor 2013

————————————————

GDHENDJA ME BAJONETA…

(Në vitin 100 prej Konferencës së Ambasadorëve të Londrës që i bëri padrejtësinë e madhe kombit shqiptar duke ndarë e lënë në pushtim e kolonizim trojet shqiptare të Kosovës historike e Çamërisë)

Me darën e sëpatën

E ekuilibrit të forcave,

Kanë gdhendur me bajoneta,

Kufij artificiale shqiptaro-shqiptare.

Janë dhelprat e arushat e motit,

Të mbledhur në Konferencë pa bekim të Zotit!

Që Shqipërinë e kaluan nëpër zjarr,

Të sundimit serbo-grek e në varr.

Ka vizatuar tmerr e mort

Në trupin e Nënës Shqipëri,

Korbi i zi i kolonizimit

Që krroket për të penguar

  -Ditën e ribashkimit.

Por ujqërit e shushunjat

Që kafshojnë e pinë gjak;

Patjetër do t’i kalojmë

Nëpër hekur e nëpër dajak!

                     Rumani, 10 qershor 2013

————————————————

BURRAT NË LIDHJE U RRESHTUAN!

(Me rast të 135 vjetorit prej themelimit të Lidhjes së Prizrenit)

Kur Konferenca e Berlinit

Vendosi vijat e copëtimit,

Në Prizren burrat betuan

Në Lidhje të gjithë u rreshtuan.

Programi i Lidhjes së Prizrenit

Ishte për një shtet të vetëm shqiptar.

Burrat miratuan aktet e Kuvendit

E hynë të gjithë në zjarr.

Luftuan për Malësi,

Për Ulqin e Tivar,

Çamërinë nuk e lanë

Nën sundimin barbar!

Që nga Lidhja shekuj kaluan.

Idealet për Shqipërinë Etnike,

Akoma nuk u shuan.

Lidhja është e gjallë!

Rilindjen e dytë kombëtare do ta festojmë si rrallë;

Duke çliruar copë pas cope të Shqipërisë,

Siç që në kohen e lashtë e Dardanisë, Epirit

-e të Ilirisë!Rumani, 10 qershor 2013

————————————————

PLAN DINAK I SERBISË SË SHTHURRUR ANTISHQIPTARE!

(Në shenjë revolte me planet serbe të ndërtimit të kanalit ujor Danub – Vardar – Moravë nga një kompani kineze!)

Erdhën kinezët me sy të prishur

Të ndërtojnë kanalin Moravë-Vardar…

Plan dinak i Serbisë së shthurur

Për zhdukjen e thelbit etnik shqiptar!

Projekti i kanalit ujor i takon amerikanit,

Mbrojtësi kryesor i shqiptarëve të Ballkanit.

Jo Serbisë fashiste,

As Kinës së verdhë komuniste!

Shqiptarë, mos heshtni para murtajës

Që përgatitet nga shtriga Serbi

Ngritni zërin e arsyes

O sot, o kurrë,

-Kosova Lindore është Shqipëri!

Rumani, 11 qershor 2013

————————————————

KARAÇEVA E PROVOKUAR!

(Në shenje revolte me depërtimin e xhandarmërisë vrastare serbe në fshatin Karaçevë të Kosovës)

Thaçi e Daçiç nënshkruan;

Marrëveshje për <<normalizim>> krijuan.

Por, Serbia s’është normale…

Ajo donë të vrasë

-lirinë shqiptare!

Se në Karaçevën shqiptare,

Fshat në linjën kufitare,

Si kau në ugar hyjnë

Trupat e xhandarmërisë vijnë.

Me provokime të gllabërojnë

Këto treva përsëri

-t’i ripushtojnë!

Politikanët shqipfolës heshtën;

Ata veç të puthen me Serbinë deshtën.

Fshatarët duhet të mbrojnë

si mburojë mali

Trupat serbe

-gjithnjë t’i dëbojnë.

Rumani, 24 qershor 2013

————————————————

SKENARË SLLAVO-MAQEDONASE…!

Gjithmonë kur rinia shqiptare

U ngrit në demonstrata përparimtare,

Sllavët u shfrynë me arrestime

Me burgosje e dënime.

Huliganët dhunë ushtrojnë

Por, të rinjtë shqiptarë i arrestojnë

Se u ngritën në demonstrata

Dhe nuk iu bënë qeverisë sllave lëvdata.

Kur të rinjtë shqiptarë u rrahën

Policia sllave u zhduk

Por kur shqiptarët në rrugë dolën

Ajo menjëherë u duk.

Kështu është me skenarët e nxitur

Nga kryeministri sllav Gruevski

Dy lepuj me një gur goditur

Të rinjtë të rrahur e të burgosur.

Rumani, 5 korrik 2013

————————————————

Gjakoset Borovaci i Podujevës!

(Në shenje revolte për plagosjen e katër shqiptarëve në territorin e Kosovës nga xhandarët serbë në fshatin Borovac të Podujevës)

Xhandarmeria serbe në Kosovë u depërtua

Në fshatin Borovac, plumbi i saj prapë u dëgjua.

Breshëritë e kriminelëve ushtuan

Kur ata hynin të paftuar e sulmuan.

Çka kërkon xhandari serb në Kosovën shqiptare?

Pse shtrin dorën e tij të mallkuar gjakatare?

Pse horrave nuk u përgjigjet me zjarr?

Pse qeveria e Kosovës hesht si në varr?

Gjakoset Podujeva!

Nuk mjafton për Beogradin

Se, Presheva gjendet në hekurat e kolonizimit,

Në humnerën e sundimit.

Por Serbia antishqiptare

S’do të ketë më jetë fare.

E në rrënojat e kësaj krijese

Duke mos u dorëzuar prej kësaj qëndrese

Si zogu Phoenix nga hiri do të ringjallë

Shqipëria Etnike, mrrekulli e rrallë.

Tiranë, 9 korrik 2013

Sot është vrarë drejtësia…!

Sot është vrarë e shenjta drejtësi

Sepse u është dhënë amnesti

Kriminelëve gjakatarë

Dhe jo ushtarëve çlirimtare.

O drejtësi, ku je ti?

Pse je vrarë mu në kokë

Në Kosovën shqiptare

Nga deputetët tradhtarë?

Ata shpallën të pafajshëm

Kriminelët serbë që vranë

Jo çlirimtarët e kombit

Që në Kosovë luftuan anë e mbanë…

Tirane, 12 korrik 2013

————————————————

USHTARËT ASNJËHERË NUK HARRUAN BETIMIN!

(Kushtuar Brigadës se UÇK-së Fekeni e udhëhequr nga komandant Bilall Syla, në takimin e përgjithshëm të mbajtur në Prizren më 17 gusht 2013)

Me komandant Bilalli në ballë

Brigada nga Fekeni niset në mal

Në mal të Pashtrikut mbi kufirin shqiptaro-shqiptar

Në betejat çlirimtare lufton çdo ushtar.

Dëshmorët asnjëherë të mos i harrojmë

Lavdinë e tyre gjithmonë ta kujtojmë

Atdheun për jetë ta shërbejmë

Akullin e pushtimit me shpatë ta thyejmë.

Brigada heroike pas shumë vite e ka takimin

Ushtarët asnjëherë nuk harruan betimin.

Për liri ajo do të vazhdojë

E në fund ribashkimin do ta fitojë.

Tiranë, 10 gusht 2013

————————————————

E ZHVESHIN PREJ LIRISË KOSOVËN TRIME!

(Në shenje revolte me marrëveshjen midis partive politike të mëdha të Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme lokale, fletëvotimet të jenë pa simbole shtetërore)

Pa simbole shtetërore në fletëvotime

E zhveshin prej lirisë Kosovën trime!

Në presionin e Serbisë liderët u pajtuan

Kosovën, në dorën e Beogradit, prapë e plasuan!

Edhe KQZ ka vendosur

Lirinë e Kosovës për ta burgosur!

Dhe në fletëvotime asnjë simbol të shtetit:

Ujqërit po lumturohen në krye të dovletit.

Rumani, 2 shtator 2013

————————————————

QË NËNËN TË MOS E PLAKIM PARA KOHE..!

Në shenje revolte në lajmin e zymtë se në Luginë të Vardarit (Shqipëri Lindore nën IRJM) janë 16 (gjashtëmbëdhjetë!) parti… (!)

Dy shqiptarë e gjashtëmbëdhjetë (!) parti

Duan kolltuk në qeveri

Të gjithë kanë qejf për lavdi e nder

Harrojnë se pushteti pa shtet s’ka vlerë’!

Se shtetin, sllavët tani e kanë

Ata në kolonizim të errët na lanë

E ne, në vend të bashkohemi

E si zë unike të përforcohemi,

Humbasim energji kot së koti,

Nëpër parti … të mykura nga moti!

Bashkohuni shqiptarë!

Pushtetarë, harroni kolaboracionizmat

Braktisni DBK-në e ngordhni interesat!

Që Nënën para kohe të mos e plakim

Dhe armikun shekullor jashtë Shqipërisë ta flakim!

Rumani, 1 nëntor 2013

————————————————

SHKRONJAT

(Kushtuar Ditës së Alfabetit, që festohet me 22 nëntor çdo vit)

Shkronjat rrjedhin,

Së bashku formojnë fjalë.

Në togje mbledhin

Askush nuk ka për të na ndalë.

Shkronjat i mësojmë

Drita e tyre në fytyrë na shkëlqen.

Për Atdhe punojmë

Madhështia e tij na rrëmben.

Shqiptarë jemi

Në trevë shqiptare!

Alfabetin e mësojmë

Gjuhën tonë amtare.

Rumani, 22 nëntor 2013

————————————————

Kongresi i Manastirit

(Kushtuar 105 vjetorit të Kongresit të Manastirit)

Në Kongres të Manastirit, burrat u mblodhën

Shkrimin e huaj grek e turk e hodhën.

Dhe një alfabet shqiptar vendosin

Dritën e diturisë ta mos burgosin.

Shkrim e këndim djelmoshat e vashat mësonin

Nëpër mësonjëtore për Atdhe ata këndonin.

Nga turku barbar vendin ta çlironin

Shqipërinë e tyre të dashur ta shpëtonin.

Se gjuha është e një populli shtrenjtë’ thesar.

Gjuha është diamant, gjuha është ar.

Ajo kurrë nuk guxohet të humbet

Armiku nga fuqia e gjuhës gjithmonë trembet.

Rumani, 22 nëntor 2013

————————————————

„URITHI QORR VESH PUPLA SHQIPONJASH”

 

(Cikël fabulash)

LUMË LIRIE PO KËRKON…

(Fabulë)

(1)

Nga Nishi deri në Prevezë

Sorollatet shqiponja e zezë

Një pikë uji lirie kërkon

Etja e robërisë e mundon…

Dhe në një ditë të mirë

Shqiponja takon qukapikun me gushë të verdhë.

E pyet me zë, vështirë:

A mos pe një lumë që rrjedh

Dhe ujit tokën me liri

Nuset me sy të zi

Që etjen ta shuaj

Në robëri të mos vuaj?

Qukapiku i përgjigj rëndë:

E kam parë diku në male

Në Drenicën legjendare

Dhe në Vaksincë e Llojan

Një lumë lirie si gjerdan.

Por tani ai u shua

Toka jonë u ripushtua

Me marrëveshje për <<të drejta>>,

Për mashtrim nga e vërteta.”

Kërko në thesarin e idealeve

Diku në amshimin e maleve

Trimat që ujin nuk e shteruan

Për Shqipërinë gjithmonë punuan”.

(2)

Shqiponja ngriti krahët e fluturoi

Në kërkim të kreshnikëve ajo shkoi,

Deri në Malin me Gropa,

Në pjesën e Shqipërisë copa-copa.

Në tokë zbriti e në sy i ra

Një arushë të kaftë pranë shpellës pa

E me zë të mekur kështu i tha:

A nuk pe një ujë lirie

Që plagët të m”i shërojë

Si vorbull stuhie?

Nuk po duroj më robërinë

Telat me gjemba në lëkurë më hynë!

Arusha i bërtiti me vrazhdësi:

Zgjohu ti, shqiponjë, për liri!

Uji nuk rrjedh në shkretëtirë,

Ti duhet të gërmohesh mirë,

Një pus të thellë në tokë të bësh

Frikë nga ujqërit të mos kesh!”

(3)

Kur shqiponja me plisin do të zhgroposë

Thellë në dhe përroi do të duket

Ujqërit të gjithë do t’i shfarosë

Dhe plaga nga trupi i tij do të zhduket.

Rumani, 18 qershor 2013

————————————————

SHQIPONJA, DHELPRA E UJKU

(Fabulë)

Shqiponja udhëroi në male pa anë;

Dhe, rrethoi Atdheun anë e mbanë.

Arriti në pyll të dendur pranë shkëmbit të thepisur;

Afër strofullit të thellë të ujkut të uritur.

Atje takoi një kafshë dhelprake,

Që i tha si dinake:

“Shqiponjë, zgjojë ujkun e bisedoni;

Që të ardhmen më tutje bashkë ta ndërtoni;

Në bashkësinë e kafshëve përjetë të jetoni

Me prishje paqeje të mos na ngatërroni!”

Një zë e trashë papritmas u dëgjua;

Dhe, ujku i zi prej strofullit u zgjua:

Unë dua këlyshët e shqiponjës të m’i dhuroni;

Dhe, gjysmë pasurie të saj të më ofroni!;

Këlyshët e mi në fole të saj të jetojnë;

Shqiponjat asnjëherë të mos i sulmojnë;

Por, të qeverisin pa ndërhyrjen e shqiponjës;

Në strofuj të lidhur mes tyre dhe ujkonjës!”

Dhelpra aprovoi menjëherë;

Dhe, shqiponjën e detyroi ta firmos’;

Duke i thënë pandërprerë:

“Ndryshe do të të burgos!”

Rumani, 23 qershor 2013

————————————————

PYLLI ZGJEDH!

(Fabulë)

Ditë e madhe në pyllin e largët:

Zgjedhjet këtu për vendin e mangët!

Kafshët e pyllit votojnë edhe një herë

Kush e ka radhën tani

 -të bëhet milioner!

Si kandidatë në qarkun e pyllit

Janë ujku i zi dhe arusha e kaftë

Ata i bërtasin njëri tjetrit:

E kam me të rrafë

Se sot po luftojnë kush zë pushtetin

Apo më mirë:

-sa japin ryshfetin!

Zogjtë po votojnë urtë në radhë;

Edhe minjtë vulosin letrën e bardhë.

Por, edhe pse arusha e kaftë po shpreson,

është prapë ujku i zi ai

-që votat i numëron!

Rumani, 23 qershor 2013

DELET RATIFIKUAN <<MARRËVESHJEN>> ME UJKUN

(Fabulë)

Në fund qershori delet u mblodhën

Në parlament ujdinë me ujqërit ta diskutojnë;

Dhe, urtë ata ta votojnë

Se kështu dhelprat kërkojnë.

U penguan nga shumë iriq

Policia i shpalli armiq.

I arrestoi dhe i dhunoi

Se ashtu ujku urdhëroi.

Iriqi i madh dhe në Kuvend

Rrëmbeu mikrofonin me shumë talent

Dhe zunë karriget e deleve

Kundër ushtrimit të votave.

Por, policia i nxori

Dhe në Parlament ajo dhunë përdori

Tani delet u rrehatuan

Ujdinë me ujkun në fund e votuan.

Rumani, 27 qershor 2013

KUR URITHI QORR VESH PUPLA SHQIPONJASH (!)

(Fabulë)

Në vendin e sorrave urithi qorr

Veshi puplat e shqiponjave!

e merr armën në dorë

Që pyllin e vet më ujkonjën ta lidhi

Urithi gjithë shqiponjat i bindi…!

Kur shqiponjat ushtri çlirimtare formuan,

Urithi me bandën e vet depërtuan.

Dhe si udhëheqës lufte u imponuan

Ata arritën dhe luftën e përfunduan.

Duke kapitulluar para qëllimit final

Arritën e nënshkruan me sorrat një pazar banal.

Shqiponjave gjoja “të drejta”iu dhanë

Premtuan sorrat me dinakëri

E urithin, në kolltukun e pushtetit pa shtet e lanë

Që t’iu shërbejë më shkathtësi!

Shqiponjat nuk duhet të pranojnë asnjëherë

Nën thundrën e sorrave të jetojnë

Urithi në pupla shqiponjash ta dëbojnë përherë

E kjo çerdhe sorrash ta asgjësojnë.

Rumani, 23 shtator 2013

Dhe përgatit thikën të pret një kafshatë…!

(Fabulë)

Miu i zi në një ditë të mirë kumtoi

Që të ringjallë federatën e kafshëve ai dëshiroi.

Dhe ujkonja shumë tinëz sugjeroi

Që kjo federatë të përfshijë

Dhe të dy shtetet e shqiponjave

Jo për diçka tjetër

Por për zgjerimin hegjemonik të ujkonjave.

Ide e vjetër, e miratuar nga dhelpra dinake

Që të jetësohet plani, në thelb i vjetër i ujkonjës plakë

Edhe shqiponjat në federatë të ringjallur t’i grumbullojnë

Federatën e re gjoja për “integrim” ta pranojnë.

“Shqiponja, hajde në federatë”!

U thotë duke qeshur nën mustaqe, ujkonja plake

Dhe përgatit thikën të pret një kafshatë

Nga trupi i plagosur i shqiponjës torollake.

“Hajde të jetosh në bashkësi me mua

Do të jesh nikoqire,

Do të jesh tamam grua!

Unë do të të mbroj me ujqërit xhandar’

Nëse do, do të të jap dhe një kovë me ar!

Shqiponjat nuk duhet të dakordojnë

Me këtë projekt armiqësor

Diplomatët e tyre të mos mbesin

Si urithin qorr!

Në pyll e vetëm, të thellë

së bashku shqiponjat të jetojnë,

Të ardhmen larg ujkonjës

Me gëzim ta rindërtojnë.

Rumani, 22 shtator 2013

————————————————

DHELPRA MERR VENDIM

(Fabulë)

U zgjua ujkonja në një mëngjes,

Duke menduar me zjarr e pasur një shpresë’:

Se ajo mbretëresha e pyllit një ditë do të bëhet

E në baltë gjaku të shqiponjave me qejf do të dehet.

E kështu ujkonja jonë ëndërroi

E mbretërinë e saj me akses deti e projektoi

Duke gjetur si shoqe besnike laraskën vigane

Që kishte të njëjtat projekte “pagane”.

Me laraskën në fshehtësi nisi e kuvendoi

Që vendi i shqiponjave përgjysmë ta copëtojnë

Kur deveja plake do të asgjësohet

Vendi i shqiponjave më çdo çmim do të pushtohet.

Shqiponjat, trimëresha që rrallë i zë dheu

Luftuan që prej pushtimit të devesë të çlirohet atdheu.

Por, kur ujkonja e laraska sulmuan

Truallin amtar të shqiponjave, ata e zaptuan.

“E shqetësuar” se “ekuilibri” mes

të marrëdhënieve të pyllit do të prishet,

Dhelpra dinake në konferencë merr vendim:

Administrata e ujkonjës në gjysmë vendi

të shqiponjave do niset,

Gjysmë do t’i jepet laraskës në dorëzim!

Rumani, 23 shtator 2013

————————————————

UJK, ULE BISHTIN DERISA NUK DO TA PRESIM!

(Fabulë)

Ujku i zi u hodhi prapë një kurth të mirë

Shqiponjave trima dhe me shpirt dëlirë:

Me zë të trashë nisi të deklarojë

duke dashur edhe dhelprën dinake ta mashtrojë:

“Shqiponjat, në vendin e ujkonjave

kanë gjithë të drejtat e përcaktuara

në Kushtetutë e ligjet e tjera të shkruara.

Kurse ujqërit e mi, në vendin e shqiponjave, lëngojnë

Qeveritë e shqiponjave gjithmonë i maltretojnë”.

 

U ngrit shqiponja plake e kuvendoi

Ujkun e zi rëndë e gjykoi:

Ujk i zi, shqiponjat i maltreton ti!

I terrorizon, i arreston

Me xhandarë

dhe përmendoren e tyre larg e çon!

Shqiponjat në vendin e ujkonjave

Nuk krahasohen me ujqërit në vendin e shqiponjave!

Prandaj kot është të mashtrosh

Të vërtetën nuk do ta ndryshosh;

Ujk, ulu bishtin derisa nuk do ta presim

Në robëri ne kurrë më s’do të vdesim!”

Rumani, 2 tetor 2013

————————————————

KUR SHQIPONJAT DO TË FLUTUROJNË MBI TË NALTIN QIELL!

 

Në skajin e largët e skëterrës,

Kur djeg dielli përcllues i verës,

Mali plak ëndërron

Për një pikë shiu me dënes vajton.

I vjen të fikët, i shkreti…!

Dhe qan sikur vjen tërmeti

Se shiun e kanë vjedhur ujkonjat shtriga

Që dinë të bëjnë vetëm intriga.

Kur ora e mortit u afrua,

Papritmas një zë e lartë u dëgjua.

Është zëri i dhelprës së malit

Që buçiti si hingëllima e kalit:

“E di se ti ëndërron

Për një pikë shiu tani vajton

Se shtrigat shiun e imët e vodhën

Në një thes mielli të thellë e mblodhën.

 

Ti duhet të bësh dasmë me të kuqin zjarr!

Të përkundësh edhe të vdekurin në varr

Që shpirti i tij të zgjohet prapë,

Shtrigat në thes t’i mbledh me vrap”.

 

“O gogol i zymtë dhelprarak,

Ti donë të më hysh tani në hak?

Unë me zjarrin nuk martohem

Që të digjem e përvëlohem!

 

Në një ditë të mirë shiu do të më lagët

Kur shqiponjat mbi malin e largët,

Do të fluturojnë të lirë në të lartin qiell

Do t’u thonë <<zhduku>> ujkonjave me një thes miell.”

Rumani, 24 tetor 2013

————————————————

KU KA PËSHTYRË, CJAPI TANI LËPIN FORT!

 

Në një ditë e mirë, cjapi hodhi vezë kundër ujkut.

E quan armik e kasap të bujkut!

Por, ai me ujkun gjithçka ka orkestruar

Dhe, pas një viti, me ujkun është takuar.

Sepse cjapi u bë spiun i ujkut në vendin e shqiponjave,

I mbuluar me veprimtari <<patriotike>> kundër ujkonjave;

Dhe vezët e veta ai i ka tradhtuar.

Si urithin qorr, në vendin e sorrave ka vepruar!

Aty ky ka pështyrë tani po lëpin fort…

Ujkun e quan mik të dashur deri në mort’

I kërkon falje ujkut për vezët e harxhuara;

Me ujkun padron bën plane tradhtare të mbuluara!

Rumani, 7 nëntor 2013

————————————————

URITHI QORR E SHQIPONJA PLAKË!

 

Këtë javë urithi qorr arrin në përfundim

Se ai me sorrat të jetë në një mendim.

Dhe në pyll të jetë kryetar <<koncensual>>

Të jetohet nëpër strofulli pa asnjë tentim banal,

Që të prishet rendi i imponuar nga sorrat.

Të jetohet në bashkëjetesë edhe me morrat!

Por shqiponja plake u ngrit e kuvendoi:

Me sorrat unë nuk mund aspak të jetoj,

Sa të jem gjallë unë, këto zogj të pista do t’i shkatërroj…!

E ti, urith qorr si limon do të shtrydhesh

E në kosh të plehrave të historisë do të hidhesh!

Se shqiponja nuk janë sorra kurrë’

Ata kanë tjetër gjak e tjetër flamur!

Ata do të jetojnë pa sorrat për jetë

Pa i lenë lirë sorrat s’do të jenë kurrë të qetë!

Rumani, 7 nëntor 2013

———————————

JETË E <<LUMTUR>>…!

 

Ujku në vendin e sorrave bëhet mbret.

Në koalicion me urithin qorr, s’ka asnjë tërmet!

Çizmja e ujkut e shtyp gurmazin me zor,

Kështu jeton një jetë e lumtur, në kolltuk, urithi qorr…

Rumani, 7 nëntor 2013

————————————————-

Për shqiponjat, dielli i lirisë gjithmonë do të mbizotërojë

(Fabulë)

Sorrat me ujkonjën në një ditë ujdisin;
Që një plan i ri me shpejtë si të kurdisin.
Ambasada të përbashkëta ata të ringjallen;
Për një shtet i tyre edhe Zotit t’i falen.

Se ujku i madh, vendin e sorrave kështu e don:
Në një ankesë e ujkonjave me vrap e transformon.
Dhe urithi qorr aspak këtë nuk e kundërshton;
Ai ujkut përherë me respekt, për karrige i falënderon.

Policët ujkonja në vendin e sorrave patrullonin;
Mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive aspak nuk vononin.
Por dy pole strategjike janë në pyll në kundërveprim;
Kështu që ujkonjën me sorrat ëndërrojnë përralla deri në amshim.

Letargjia e helmit shqiponjat nuk i vret
Si zogj fitimtarë fluturojnë gjithmonë me shëndet.
Për shqiponjat, dielli i lirisë në fund do të mbizotërojë
Ujkonjat e sorrat kjo përherë do t’i tmerrojë.

                                             Rumani, 11 janar 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch