Home » Kulturë, Lajme » Pashtriku, Olimpi Shqiptar

Pashtriku, Olimpi Shqiptar

Prej dt 1 gusht kanë filluar pelegrinazhet e besimtarëve bektashinjë në malet e Shkelzenit, Pashtrikut, Krujës në nderim të veprës së misionarit Sari Salltikut. Epilogu i këtyre marshimeve do të jetë si gjithmonë dt 21 gushti në Malin Zot të Tomorit, në fronin e perëndive, të Zeusit, Dodonës Pellazgjike e Abaz Aliut.Këto peligrinazhe këtë vit përkojnë me vitin jubilarë të Ideologut të Bektashizmit dhe njërit prej përfaqësuesve më të shquar të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit.Është viti i poetit zemër zjarrtë, jubileu i dytë i madh i shqiptarëve pas atij të Gjergj Kastriotit, të cilin Naimi ynë e ka përjetësuar për të gjithë brezat e bashkëkombasve të tij në poemën e tij madhështore “Historia e Skënderbeut”.Është një simbolikë hyjnore dhe atdhetare njëherësh udhëtimi i Baba Mondit në malet e shenjta, për të cilat Naimi shprehej:”O malet e Shqipërisë Që mbani kryet përpjetë Tmerr e frikë përhapni Përpini qiejt dhe retë”.Me dt 7 gusht u ngjitëm në Malin e Shkelzenit me Kryegjyshin Botërorë Edmond Brahimaj, ndërsa me 14 gusht u ngjita vetë në Olimpin Shqiptar, të pagëzuar kështu nga Pjetër Bogdanit, në Pashtrik të Hasit për të përcjellë mesazhin e Kryegjyshit Botërorë.Me këtë rast një falenderim të veçantë për kompaninë që po konkretizonte projektin madhështor të rrugës, e cila do të asfaltohej gjer në majë të malit ku toka puthet me qiellin, vepër kjo e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, presidenti i ardhshëm i Kosovës.Po kush është Mali i Pashtrikut?!Mali i Pashtrikut është mali i perendive, i figurave mitologjike.Ai është mal i shenjtë dhe me magji të ndryshme.Sipas Pjetër Bogdanit ai është Olimpi Shqiptar.Mali i shenjtë Pashtrik quhet “Baba Pashtriku”.Kuptimi etimologjik i fjalës Pashtrik është “Pa shtriga”.Ai është muri mes pirustëve e dardanëve. Pashtriku, sinonimi i pastërtisë pa – shtriga është adhuruar që në kohët e lashta pellazgo- ilire.Ashtu si Tomori e Shkelzeni i Gashit  Pashtriku i Hasit, nga ku shihet kurora madhështore e majëmalëve që rrethojnë rrafshin e Dukagjinit. Është vend origjina e Dinastisë së lavdishme të Kastriotëve, e cila u shkëput nga këtu drejt Sinjes e Gardhit të Poshtëm në Dibrën e Poshtme.Në Pashtrik ra në fushën e nderit për të mbetur simbol i thyrjes së kufijëve e shkuljes së piramidave ndërshqiptarë gjeneral Luan Haradinaj me dt 6 maj 1997-të dhe 40 deshmoret me në krye Muj’ Krasniqin  “Komandant Kapuçi”, me dt 14 dhjetor 1998-të.Në Pashtrik ranë deshmorët e parë të operacionit “Shigjeta” të UÇK-së së lavdishme.Pashtriku ka qenë në të gjitha kohët për stërgjyshërit tanë jo vetëm një vend adhurimi, por dhe një kala e pamposhtur lirie. Bektashinjtët shqiptarë ashtu si vëllezërit e tyre françeskanë e kanë postulat të tyre “Për Atdhe e fe”, apo “Atdhe e fe”, siç shprehej Gjergj Fishta.Bektashizmi Shqiptar ka ushqyer në të gjithë brezat një dashuri të flaktë për Atdheun, lirinë e tij e Gjuhën Shqipe.Asnjë poet i ndonjë kombi tjetër nuk i është drejtuar Atdheut me fjalët hyjnore si Naimi ynë.”Ti Shqipëri me jep nder Më jep emrin shqipëtar Zemrën t’i ma gatove Plot me deshirë e më zjarr.Është fat e njëherësh bekimin për Shqipërinë që në kryeqendrën e Kombit Shqiptar në Tiranë ndodhet Selia e Kryegjyshatës Botërorë të Bektashizmit, e cila ashtu si Vatikani për katolikët është kryeqendra shpirtërore për bektashinjtë e mbarë botës.Baba Mondi, ky prijës i urtë e vizionarë i komunitetit botërorë të bektashinjëve është njëherësh patriot e misionarë ekselent i Kombit të tij.Nëse mburremi përpara botës me vlerën e pamatë të tolerancës e harmonisë fetare, komuniteti bektashinjë shqiptar e Kryegjyshata e drejtuar nga Baba Mondi kanë një rol të dorës së parë.Baba Mondi e ka promovuar veprën e madhe të humanistes Nënë Terezës dhe ndihet krenar që shenjtorja shqiptare me famë botërore e ka bekuar Selinë e Kryegjyshatës që ai udhëheq.Nderimi për natyrën e vendet e shenjta është hyjnor sepse është nderim në radhë të parë për vetë Zotin e plotëfuqishëm, krijuesin e gjithësisë.Nderimi i sivjetshëm është i veçantë sepse është në vitin jubile, të lavdishëm, të autorit të fjalëve të qiririt, Naim Frashëri i cili ka 120 – vjetorin e kalimit të tij në amëshim.Naim Frashëri është i pavdekshëm e drita e shpirtit të tij të bekuar do të ndriçojë përjetë në viset madhështore të Atdheut të tij, si një premtim se do ta shohim Shqipërinë zonjë, siç e donte iliministi Naim Frashëri.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch