Home » Lajme » PASHTRIKU: UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!

PASHTRIKU: UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!

– Duke pasur parasysh injorimin dhe mohimin e Ukshin Hotit, (të këtij pesonaliteti të shquar të lëvizjes sonë kombëtare), për 13 vjet rresht nga institucionet e Kosovës, në këtë përvjetor – portali pashtriku.org, ditët nga 11 – 16 maj 2012 i ka shpallur si: ‘JAVA E UKSHIN HOTIT’ me moton ‘UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!’. Qeveria e Kosoves dhe institucionet tjera vendore, për 13 vjet rresht heshtën, bën shumë pak (për të mos thënë asgjë), në ndriçimin e fatit të këtij personalitetit LAPIDAR të kombit tonë, ashtu sikurse nuk u interesuan seriozisht, për zbardhjen e fatit të rreth 2000 shqiptarëve tjerë të pagjetur, trupat e të cilëve edhe sot e kësaj dite ndodhen diku në varrezat masive në Serbi. Andaj Pashtriku.org, gjatë kësaj jave do t’ia kushtoj Ukshin Hotit (me shkrime, studime, kujtime etj), dhe ky veprim yni le të shërbej si THIRRJE e POROSI për institucionet e Kosovës, se UKSHIN HOTI vërtet nuk i përket HARRESËS, ai është i GJALLË në mesin e të gjallëvet, duke e sfiduar PËRJETËSISHT VDEKJEN!  (Kryeredaktori i pashtriku.org, 11. 05. 2012)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch