Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacinal – Pasivizim koletiv i shqiptarëve në Medvegjë

Këshilli Nacinal – Pasivizim koletiv i shqiptarëve në Medvegjë

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) reagon ashpër ndaj procedurës kolektive të pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës.

Sipas informacioneve që disponon KKSH-ë nga Komuna e Medvegjës ka filluar një aksion policor nga stacioni policor i kësaj komune me procedurat e pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve të kësaj komune në mënyrë kolektive. Ditëve të fundit posta është duke i përcjellur vendimet e policisë mbi pasivizimin e vendbanimit të një numri masiv të shqiptarëve edhe ate me konstatimin, përkatësisht, me fotografit e vendbanimeve të shqiptarëve.
Kjo gjueti e policisë, me përmasa kolektive është diskriminues dhe ka për qëllim vetëm spastrimin etnik të kësaj komune e cila edhe ashtu gjendet buzë kësaj të fundit.

Këshilli Kombëtar Shqiptar konstaton se ky proces i ndërmmarë nga organet e shtetit është plotësisht antiligjore dhe kundërkushtetues nga se ka për qëllim ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë në Komunën e Medvegjës.

KKSH konsideron se veprimet e tilla të Policisë janë të papranueshme dhe procedurat e ndjekura nga Policia janë në papajtushmëri me sistemin juridik të vendit.
KKSH gjykon veprimet e tilla marrë parasysh zbatimin selektivë të dispozitave ligjore edhe procedurave të ndjekura ligjore në mënyrë kolektive.

Andaj, fton të gjithë institucionet publike dhe politike të mobilizohen për të shqyrtuar këtë çështje shqetësuese për shqiptarët e komunës së Medvegjës sepse me pasivizimin e vendbanimit të qytetarëve të këtij rajoni i diskriminon edhe të drejtat tjera elementare.

 

Bujanoc, 10.11.2015                                             Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 10.11.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch