Home » Lajme » Pastrimi i Moravës dhe rregullimi i Parkut në Lluçan

Pastrimi i Moravës dhe rregullimi i Parkut në Lluçan

Gjithmonë gjërat e mëdha lindin nga iniciativat e të rinjve. Shembullin më të mirë e tregojnë një grup të rinjësh, antarë të Bibliotekës së Xhamisë ILMUDDIN nga fshati Lluçan.

Që nga themelimi i kësaj Biblioteke kemi pas aktivitete të ndryshme të cilat lidhen ngushtë me religjionin thonë antarët,por kjo iniciativ e fundit për Pastrimin e Lumit Morava e Binçit njëherit edhe Projekti i rregullimit të Parkut për fëmijë dhe një shëtitore përskaj lumit është projekti më madhorë që kërkon një përkushtim më të madh si nga ana morale ashtu edhe nga ana materiale.

Xhelal Jakupi Imam dhe Drejtor i Bibliotekës së Xhamisë Ilmuddin shprehet: “Biblioteka ILMUDDIN e ka themelimin e saj qysh prej vitit 2004 dhe ka përkrahje kryesisht nga rinia e fshatit të cilët i  falënderojm që na u kan bashkangjitë dhe na kanë ndihmu për çdo rast që kemi pas nevojë.

 

Ska dyshim se kjo Bibliotekë mirret me një sërë aktivitetesh duke filluar prej ligjëratave javore të cilat kanë qenë aktive para Ramazanit, pastaj gjatë muajit të Ramazanit kemi patur disa aktivitete si Tubimin e Zekatit të Grurit në fshat që ka qenë një iniciativë e të rinjve,pastaj disa iftareve që i kemi shtruar në emër të Bibliotekës e shumë e shumë të tjera dhe kjo e fundit që është Pastrimi i Lumit të Moravës që kalon nëpër Lluçan e cila është iniciativ e gjithë antarëve me një bashkpunim dhe mirkuptim të mirë. Së pari kemi fillu me një ide më të vogël që të bëhet pastrimi i fshatit mirëpo duke i falënderu bashkfshatarët të cilët kan kontribu dhe na kan ndihmu e përkrahur financiarisht dhe e kemi pa të udhës që ky projekt të zgjerohet edhe më shumë.”

Me këtë rast z.Jakupi bën apel tek të gjithë banorët e fshatit Lluçan por edhe tek organet komunale që t`u dalin në ndihmë në të gjitha aspektet, por kur është fjala tek furnizimi i Bibliotekës me tituj të rinjë, ai ka marrë premtime nga Drejtori i Bibliotekës së Qytetit të Bujanocit se do ta ndihmojë këtë vatër të dijes jo vetëm të religjionit por edhe me libra shkencore. ”…Është e vërtet se ne që prej fillimit të themelimit të Bibliotekës prej vitit 2004 kemi fillu me furnizimin e Bibliotekës me literaturë duke i marrë ato nga vende të ndryshme psh. Prej Shtëpive Botuese në Maqedoni, prej disa Shtëpi Botuese në Kosovë si dhe disa Shtëpi Botuese në Shqipëri të cilët i falënderojm. Ne falënderojm gjithë ata të cilët mundohen të kontribuojnë në Xhami. Duhet të falënderojm dhe Drejtorin e Bibliotekës së Qytetit i cili na ka premtu se do të na ndihmoj me disa libra shkencor.” shprehet Xhelal Jakupi – Drejtor i Bibliotekës.

Nga ana tjetër Shuajb Neziri koordinator i Bibliotekës shpalosi rezultatet e arritura si rrjedhojë e aktiviteteve të tyre. Ai thotë se : “Pas shumë projekteve të cilat janë realizuar që nga themelimi i Bibliotekës së Xhamisë ILMUDDIN në Lluçan, ky projekt është më madhori i llojit të tij. Projekti i Pastrimit të Moravës, rregullimit të shtratit të tij si dhe rregullimit për një park si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit është prit me dashamirësi të madhe nga banorët e Lluçanit. Më shumë se tri javë punohet në këtë hapësirë dhe vullneti për ndryshimin e gjendjes së vendit tonë thuajse ka gjetë përkrahje nga çdo individ që ka dëgju për këtë iniciativë. Dihet se kjo punë don angazhim dhe financim më të madh se punët e zakonshme, si dhe duke e pa buxhetin që ne e posedojm është tejet i vogël në krahasim me punën që po bëhet, prandaj ne si Bibliotekë kemi shtri dorën për përkrahje jo vetëm morale por edhe nga ana financiare që më shumë se asnjëherë ky vend meriton për investim. Faza e parë e punimeve veç se është drejt përfundimit,ku janë përfshi pastrimi i Moravës,zgjerimi i shtratit të lumit si dhe rregullimi i vendit që kemi parapa për parkun e fëmijëve dhe parkun për për moshat e rritura ndërsa pas analizimit të punës dhe arsyes që do të nxjerrim nga punimet e fazës së parë ne mund të vazhdojm menjëher me fazën e dytë ku do të investojm në mjetet të cilat nevojiten për hapësirën e parkut si dhe izolimin e shtratit të lumit me gurë.”

Ndërsa kur është fjala te përkrahja materiale z.Neziri tha se Pushteti Lokal ka shprehë interesim që të na dal në ndihmë me mjete financiare si dhe gjithashtu kemi përkrahje morale edhe nga Bashkësia Lokale e fshatit Lluçan. “ Një pjesë e madhe e financimit të Projektit ka mbërri nga njerëzit që kan shtri dorën për të na ndihmu,projekti është përkrahë nga të gjithë, si dhe kemi pas përkrahje edhe nga Komuna e Bujanocit të cilët i falënderojm mirëpo është një gjest shumë i vogël për këtë projekt që është kaq i madh.” shprehet Shuajb Neziri – Koordinator i Bibliotekës.

Biblioteka ILMUDDIN e cila funksionon në kuadër të Xhamisë së Fshatit Lluçan është themeluar në vitin 2004. Përbëhet nga 5 antarë të Këshillit Drejtues ndërsa kjo Bibliotekë numron 50 – 60 antarë të rregullt të cilët angazhohen rreth aktiviteteve brenda saj. Biblioteka ILMUDDIN është furnizuar me literaturë nga Shtëpi të ndryshme Botuese dhe numron afërsisht 500 tituj./TV SPEKTRI

 

 

 

Shërbimi për informim pranë Bibliotekës së Xhamisë ILMUDDIN Lluçan

 

 

 

 

English and language arts teachers will certainly relate http://www.pro-homework-help.com/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch