Home » Lajme, Vendore » Pasurinë time private e kam vu në shërbim të Popullit Shqiptar…

Pasurinë time private e kam vu në shërbim të Popullit Shqiptar…

Pasurinë time private e kam vu në shërbim të Popullit Shqiptar…

Të nderuar vëllezërit e mi Shqipëtar…

Na erdhi 6 Maji i shumë pritur. Unë që moti kam filluar këtë ditë ta quaj ditë kur Shqipëtarët e Komunës së Bujanocit do të kenë REFERENDUM në mesë neve Shqipëtarëve dhe armikut tonë të përbetuar dhe të përjetshëm.
Pa mar parasysh SE i përkas një Subjekti Politik Shqipëtar të Komunës së Bujanocit, por gjatë tërë fushatës zgjedhore pa asnjë hezitim i kam hapur dyert e pronës time private – Familjare, duke i dhënë hapësirë mediale të gjitha subjekteve politike shqiptare. Qëllimi im i vetëm është që maksimalisht ta mobilizojmë elektoratin Shqiptar, përball atyre serb, meqë ne me asnjë çmim nuk duhet të lejojmë që ta humbim atë që me gjak e kemi fituar.

Lëvizjet dhe aktivitetet e armikut tonë të përbashkët jam duke i përcjellur me shumë vëmendje, ngase ata nuk po rrin duarkryq dhe se po mundohen të na mposhtin me çdo kusht, madje duke ndërhyrë edhe në listat e votuesve, duke e zvogëluar numrin e votuesve shqiptar. Mirëpo edhe ne nuk po qëndrojmë duarkryq dhe se do t’i rezistojmë në ç’do mënyrë që përpjektjet e tilla të dështojnë. Andaj nuk dyshojmë në suksesin tonë dhe e them me bindje të plotë se kjo do të jetë fitorja e Shqipëtarve e katërta me radhë.

Tri Subjektet Politike Shqiptare në Bujanoc: Partia Demokratike, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe ajo e Unionit Demokratik Shqiptar po e japin maksimumin e kontributit të vetë në këtë drejtim, duke zhvilluar një fushatë moderne dhe vërtet Patriotike, duke mos e revoltuar në asnjë moment votuesin Shqiptar pa mar parasyshë cilit subjekt i përket.
Është vetëm një subjekt politik Shqiptar në Komunën e Bujanocit, që po devijon tërë këtë kontribut të përbashkët kombëtar. Ata po zhvillojnë një fushatë jo të hijshme dhe shumë të rrezikshme kundër interesave Shqiptare. Ata po e iritojnë votuesin Shqiptar, ndërsa më i zëshmi në këtë drejtim është kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili nuk po lë pa njollosur dhe etiketuar secilin që mendon ndryshe nga ai. Të dashur Vllezër të mi Shqipëtar, po e shfrytëzoj rastin që publikisht t’ia bëj me dije se duhet të jetë më i kujdesshëm dhe mos të merret me Shqiptarët, duke i irituar dhe duke i devijuar ata nga qëllimi kombëtar, në këtë kohë shumë vendimtare për të gjithë ne. Nëse kjo praktikë e tij nuk ndërpritet, atëherë ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ne do ta cenzurojmë në të ardhmen fjalorin e tij të pamatur me ndikimin e panikut që e ka kapluar për humbjen e Subjektit të vet që e ka nuhatur dhe po e shprehë me plotë shpifje, dhe më nuk do të ketë vend në ekranin e RTV Spektrit. Këtë veprim do ta bëjm për vetëm një qëllim, duke mbrojtur kështu votuesin shqiptar të mos ushqehet me nxitje të urrejtjes mes vëllezërish.. Edhe pse ky gjest mund të trajtohet si akt joprofesional, megjithatë atdhedashuria dhe etika ime do të shkojë deri aty sa edhe të sakrifikoj pronën time private në dobi të interesit kombëtar të Shqiptarëve të Komunës së Bujanocit.
RTV-Spektri do të jetë vetëm në disponim të atyre që ia duan të mirën popullit të vet, ndërsa me asnjë çmim nuk do të jetë në shërbim të avanturistave politik.

LE TË FITOJE AI QË E DËSHIROJNË SHQIPËTARËT, E KURSESI TË TJERËT!

Nexhat Behluli. Kryetar i Kompanisë Mediale “Spektri” – Bujanoc.

4 Responses

  1. azem bejta thotë:

    O i mjer, ti ke marr para nga pushteti per ta reklamuar Shaip Kamberin 1.200.000 dinar i ke marr per vetem 2 jave fushat, i ke pa paguar ka 7 muaj punetoret, po leji frazat e fantazit se nuk ke as rryp ne pantolla qe nuk ta ka ble pushteti lokal e ti qet bende e bene shgarravina. Ti je ai q epo shpif, trillone perqan sepse PVD+LPD+UDSh jane bashke.Ti ke organizu me prish 1 muaj para zgjedhjeve pushtetin, bashke ske mujt me i bere shkijet se as ata skan besim duke te njoft se kush je ti. Ti oj far e ndyt ti as me familjen tende nuk flet per kesi matrapazlleqe as me vllaun, as me kusheririn, as me miqasin mbaju me ata qe i ke pas hasem gjat tere jetes. Voto 5 sepse kejt familjen qaty e ke o imjeri nexhat Behluli. Kryetar i Kompanisë Mediale “Spektri” – Bujanoc.

  2. blero thotë:

    Pershendetje te nderuar lexues,kur shoh se kush pretendon me udheheq nje komune me te vertet ska koment.Ketij njeriu UDB-ja ja ka udhehequr firmen qe nga vitet e ’90-ta,tash eshte harxhuar ska kujt ti sherbej as firmen e vet smundet me udheheq.Ky njeri po mendon se eshte viti 2002 kur me 10000 dm ia kan dhene “dikujt”e kan blere vendin Nagipit e Januzit thike mbas shpine.E ky fare Nagipi po mendon se ne populli nuk e dim cka ka ndodhur po mendoj drejt fitores po kot.Ne fshatin e ketij te mjeri kushi nuk e don edhe respekton,njeriu me i padeshirueshem,injorant,spiun,rrespi njeri her PVD,her LPD, tash PD ju mbetet ta vleresoni!

  3. pijaneci thotë:

    Gjatë lufës së dytë botërore ishte një gjeneral amerikan që vazhdimishtë ishte i dehur. vazhdimisht njerëzit dyshonin në të se nuk është i interesuar për përgjegjësinë që ka. Mirëpo megjithatë strategjia e tij e mundi fashizmin edhe duke qenë i dehur. pra njerin e zoti nuk e dojnë nga xhelozia, mirëpo nexhat behluli është njeriu shumë i zoti për t’i demantuar shpifjet por nuk merret me to se është punëtor. pra nexhat behluli do ta mund këtë FASHIZËM shpifës të pvdës.

  4. besimtari thotë:

    Eselamu alejkum

    Të lumtë, vetëm tepara, kot e kanë tjerët, do humbin përgjithmonë.

    Ue selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch