Home » Lajme, PD, Politikë, Vendore » PD E PËRKRAHUR NGA SHUMICA DËRMUESE E BANORËVE TË LETOVICËS

PD E PËRKRAHUR NGA SHUMICA DËRMUESE E BANORËVE TË LETOVICËS

Partia Demokratike në krye me Mr. Nagip Arifin para disa qindra qytetarëve të fshatit Letovicë shpalosi sot programin e sajë në tubimin zgjedhorë të zgjedhjeve të 6 majit.

Prezenca e jashtëzakonshme e banorëve të këtij vendbanimi që sot kishin ardhur për ti dhënë përkrahje te fuqishme Mr.Nagip Arifit i cili në mandatin e tij si kryetarë komune kishte realizuar një sërë projektesh me rëndësi jetike për këtë fshat.

          Gjatë këtij tubimi u tha se, brenda mandatit 4 vjeçarë të pushteti aktual në këtë fshat është investuar vetëm për dy reflektorë të fushës së sportit, ndërkohë që për projekte tjera ky fshat ishte lënë në harresë, për rreth 4 vite.

Banorët e fshatit Letovicë tashmë i kanë humbur të gjitha shpresat, ndërkohë që me padurim presin ardhjen e Mr. Nagip Arifit në postin e të parit të komunës që njëherit është edhe shpresa e vetme për banorët e këtij vendbanimi, u shprehën gjatë këtij tubimi.

            Hajredin Hyda, këshilltarë nga radhët e PD-së në KK të Buajnocit, u shpreh se, Kryetari actual të cilit më 6 maj i skadon mandati, i ka kryer tri projekte kapitale në këtë fshat, njëri është ngjyrosja e shtyllave elektrike, vendosja e posterëve nëpër mure dhe projekti i fundit hapja e bunkerave.

Sikurse në çdo fshat edhe në këtë fshat shkolla është simboli i diturisë për të cilën banorët e Letovicës edhe sot iu janë mirënjohës Mr. Nagip Arifit.

Për projektet e shumta të cilët janë realizuar në këtë fshat, Hyda tha se, pushtetit aktual jo që nuk ka investuar gjë tjetër por as këto që janë nuk kanë mundur ti mirëmbajnë.

            Ai gjithashtu tha se, pushtetit aktual nuk ka munduar as ta gëlqerosë shkollën e re e most kë flasim për të investuar diqka në këtë fshat.

Rrjeti i ujësjellësit në këtë fshat, që ka filluar para 4 viteve, dhe sot e kësaj dite akoma nuk ka mbaruar, edhe pse pushteti aktual tash është zgjuar nga gjumi dhe don ta mbarojë në kuadër të fushatës zgjedhore, por e kanë të kotë, tha këshillatari i PD-s nga fshati Letovicë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe njeriu i parë i këtij subjekti politik Mr.Nagip Arifi, i cili prioritet në këtë fshat e ka ndërtimin e një ambulante që është mëse e nevojshme për banorët e Letovocës.

            “Pjesmarrja juaj sot më bënë të mendojë se Partia Demokratike qenka dashur të formohet shumë kohë më parë” tha Arifi, duke shtuar se, ne nuk mund të premtojmë atë që nuk mund ta realizojmë.

Ajo qka habiti masën e tubimit ishte një nxënëse e shkollës fillore e cila kishe thurrur vargje për Mr.Nagip Arifin, poezi kjo e cila përcolli një mesazh të qartë se këtë njeri e mirëpresin me padurim në postin e kryetarit të komunës edhe rina e këtij vendbanimi

Bujanoc, 29 prill

M Ahmeti   

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch