Home » Lajme » PD FORMON NËNDEGËN NË FSHATIN BILAÇ

PD FORMON NËNDEGËN NË FSHATIN BILAÇ

Bujanoc, 04 tetor

 

Subjekti më i ri politik në Luginë të Preshevës, Partia Demokratike, tashmë ka filluar me formimin e nëndegëve të saja nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit.

Pas formimit të nëndegës më të madhe në fshatin Tërrnoc, si duket interesimi shtohet gjithnjë e më shumë për tu kyçur në këtë subject politik, këtë e dëshmoi pjesmarrja masive edhe në fshatin Bilaç të Bujanoc.

Me himnin kombëtarë dhe me një minut heshtje në nderë të dëshmorëve, filloi punimet mbledhja e formimit të nëndegës në fshatin Bilaç.

Duke parë interesimin e madh edhe kjo nëndegë numrin e anëtarëve nga 35 e rriti në 71 anëtarë, ndërkaq që në kryesin e nëndegës u propozuan 25 anëtarë.

Kryetarë i nëndegës në fshatin Bilaç, njëzërit u emruar Ahmet Beqiri, Profesor i gjuhës Gjermane, nënkryetar Selver Nuhiu, Professor i Biologjisë, sekretarë Fehmi Maliqi dhe për arkatarë u zgjodh Sabri Sefedini.

Kryetai i sapozgjedhur i nëndegës Profesori i gjuhës Gjermane Ahmet Beqiri, u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me popullatën e këtij vendbanimi, me qëllim që ti zgjidhin problemet me të cilat po përballen banorët e fshatit Bilaç.

Beqiri, gjithashtu potensoi se, nuk do të jap premtime boshe të cilat nuk realizohen, por më së miri do të flasin faktet dhe puna që do të bëhet në të ardhmën.

Ndërkaq kryetari i PD-së Mr. Nagip Arifi, para simpatizantëve të këtij subjekti politik u shpreh se, “nuk kemi fomruar subjekt politik për ta shpartalluar pushtetin lokal, por e kemi formuar Partinë Demokratike për ta fituar pushtetin lokal në zgjedhjet e ardhshme dhe motoja jonë është “DO TË VAZHDOJMË ATY KU E LAMË”

Gjatë kësja mbledhje gjithashtu u përmenden edhe disa projekte të cilët në këtë fshat kanë filluar para katër viteve dhe akoma nuk kanë përfunduar.

Kryetari i PD-së gjithashtu potencoi se, “me këtë rini të shëndoshë dhe të arsimuar në profile të ndryshme të cilën e ka fshati Bilaç, do t’ia arrijmë që të ecim përpara dhe ta zhvillojmë në të gjitha aspektet positive, jo vetëm këtë vendbanim por tërë komunën e Bujanocit”

Nuk kemi problem me shqiptarët, tha Arifi dhe shtoi se, “ata mund të jenë rivalët tanë politik në të ardhmën, problemet më të mëdha janë me partitë serbe të cilat me çdo kusht po mundohet që ta bllokojnë zgjidhjene e problemeve të shqiptarëve”

Edhe në këtë vendbanim simpatizantëve të PD-së u shpërndanë libreza të anëtarësisë,

Partia Demokratike më 9 gusht, është liçensuar si subjekti më i ri politik në Luginë të Preshevës.

 

M Ahmeti

This also ensures your teen isn’t using their phone when visit home page they should be sleeping a very important concern, given that only one in three american teens are getting close to the amount of sleep they need

2 Responses

  1. blero thotë:

    Jo more z.Arifi,nuk jane serbet ata qe po mundohen t’i bllokojne zgjidhjen e problemeve po jeni ju personalisht me bashkepunetoret e tu,ju jeni perca ju jeni nda per shkak te disa njerzve te pakenaqur qe skan mundur me u punesuar ku i eshte premtuar,dikush ska mundur ta regjistroj vajzen ne medicine,dikush djalin e ti pse ske arrit si kryetar,por kurr ske punuar ti per PVD-ne vetem kur te ka propozuar per kryetar nga z. Behluli nese te kujtohet i pate parnuar disa kushte qe kurr si ke zbatuar.E tash me disa njerz te pakenaqur mendon te vish ne pushtet,zor mendim personal njeri i konsumuar qe ske platforme politiko-ekonomike e ki udheheq 8-te vite 50 km.ke asfaltu edhe disa njerz i ke punesu kurr pune tjeter per popull ske punu vetem per veti.Edhe nje gje duhesh mi deklaru ata dyqane qka i ke ble ato pllace me para te popullit.Sa donatore te huaj i keni perzen nga ketu duke i kerkuar mito etj.etj.populli mban mend shume nuk harron nje dite do te zbulohen po ja leme kohes.!

  2. interpoli thotë:

    a ban nje pytje kety zotri Beqirit me ja shtru po si aj njeri nuk mbaj mend se eshte taku ndoj her me te rinjet e fshatit bilac per mendimin tim personal them se ki njeri esht nje nder hajdut me te mdhej ne fshat ki nuk din ta udheheq nje klas te veten shkollore ku e ka e le mo nje fshat une kisha than se te gjithe ju nga PD jeni tradhtare te popullit te komunes po ju them se mos e rreni popullin me fantazmat e juaja se ju vetem per xhepat e juve ngasni kaq,,,,

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch