Home » Lajme, Vendore » PD GRUMBULLONË NËNSHKRIMET PËR LISËT E KËHSILLTARËVE

PD GRUMBULLONË NËNSHKRIMET PËR LISËT E KËHSILLTARËVE

PARTIA DEMOKRATIKE EDHE NJËHERË DËSHMON SE ËSHTË FORCË E PATHYESHME

 

Bujanoc, 25 mars

Për më pakë se katër ditë, Partia Demokratike në krye me Mr. Nagip Arifin, ka grumbulluar gjithsej 1600, nënshkrime nga 1230 sa janë të nevojshëm sipas ligjit, për dorëzimin e listës prej 41 këhsilltarëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 6 maj.

Edhe përkundër interesimit të jashtëzakonshëm të vendbanimeve tjera shqiptare, këtij subjeki politik nuk iu është dashur që ta vazhdojë grumbullimin e nënshkrimeve në më shumë se dy vendbanime, dy ditë në Bujanoc dhe një ditë e gjysëm në fshatin Tërrnoc.

Partia Demokratike tashmë i ka kryer të gjitha procedurat ligjore për pjesmarrje në zgjedhjet lokale të komunës së Bujanocit, ndërkaqë, me kohë është deklaruar se nuk do të merrë pjesë në zgjedhjet parlamentare duke ftuar edhe simpatizantët por edhe popullatën në përgjithësi që ti bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, për ti dhënë rëndësi zgjedhjeve lokale aty ku. sipas PD-së është interesi i popullatës shqiptare.

Arsyeja që nuk është organizuar grumbullimi i nënshkrimeve nëpër vendbanimet tjera edhe përkundër interesimit të madhë, ka qenë mos malltretimi i popullatës duke e parë se numri I nënshkrimeve ishte plotësisht i mjaftushme.

Kryetari i PD-së Mr Nagip Arifi, falënderoi simpatizantët e tij dhe shtoi se, “zgjedhjet lokale janë ato ku duhet të fokusohemi dhe ti japim rëndësi të madhe, sepse, ne këtu jetojmë dhe këtu duhet ta ndërtojmë ardhmërinë tonë”

Arifi gjithashtu ka dekalruar se, grumbullimi i nënshkrimeve për listën e këshilltarëve të PD-së edhe njëherë ka dëshmuar se ky subjekt politk e ka përkrahjen e popullatës, këtë e kanë dëshmuar edhe vet popullata e cila për një afat rekord iu kanë përgjigjur ftesës së PD-së për dhënien e nënhskrimit.

Ajo qka vlenë të theksohet është se, edhe përkundër mos informimit të mjaftueshëm për grumbullimin e nënshkrimeve, popullata shqiptare e komunës së Bujanoicit po e dëshmonë se cilin subjekt politik është duke e përkrahur.

 

M Ahmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch