Home » Lajme » PD: K O M U N I K A T Ë

PD: K O M U N I K A T Ë

Rr. P. Drapshina nr. 2. Bujanoc

Tel.fax 017/652-735

e-mail:pd.lugina@gmail.com

 

K O M U N I K A T Ë

 

Kryesia e Partisë demokratike, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.10.2011, ku morrën pjesë edhe kryetarët e zgjedhur të nëndegëve, mes tjerash analizoi procesin e formimit të nëndegëve të saja në të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit dhe konstatoi sy ky proces rezultoi si shumë i sukseshëm, pasi që arriti të formoj nëndegët në të gjitha vendbanimet.

 

Në këtë mbledhje gjithashtu u shqyrtua edhe hapja e paraleles së Fakultetit ekonomik nga Subotica të Universitetit nga Novi Sadi.Me këtë rastë Partia Demokratike në parim përshëndet hapjen e kësaj paralele, por njëkohësisht shpreh shqetësimin se me këtë veprim nuk plotësohohen as për së afërmi nevojat e Shqiptarve për arsim Universitar në Luginën e Preshevës duke pasur parasysh se në këtë fakultet do të studiohet drejtimi i marketingut, ndërsa nevojat e popullatës së këtushme janë shumë më të gjera. Deklarata e ministrit Markoviq edhe më shumë ngritë dyshimin se hapja e kësaj paralele të fakultetit ku studentët shqiptarë nuk do të vijojnë studimet vetëm në gjuhë amëtare (në vitin e parë do të mësohen tri lëndë në gjuhën serbe, pesë në gjuhën shqipe; në vitin e dytë pesë lëndë në gjuhën serbe dhe tri në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin e tretë në gjuhën shqipe do të mësohet vetëm një lëndë kurse të tjerat në gjuhën serbe) tregon qartazi se ky fakultet nuk i përmbush kërkesat e palës shqiptare për arsim të lartë Universitar në gjuhën amëtare ashtu siç ishte kërkuar nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve. Njëherit dyshojmë se qëllimi kryesor i qeverisë së Serbisë me hapjen e kësaj paraleleje është pengimi i njohjes së diplomave universitare që fitohen në Universitet e Kosovës si dhe pengimi i vijimit të mëtutjeshëm të studimeve nëpër këto Universitete.

 

Pas analizimit të veprimit dhe aktiviteteve dhe mungesës së rezultateve nga ana e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që të tërheq të gjithë anëtarët e saj nga ky institucion, pasi që KNSH nuk është duke vepruar ashtu siç ka proklamuar me rastin e themelimit të tij.

 

Partia Demokratike, po në këtë mbledhje, vendosi të filloj përgatitjet intensive për formimin e Forumit të gruas dhe Forumit rinor.

 

Në Bujanoc,

29. Tetor 2011

 

 

SHËRBIMI PËR INFORMIM I PD-së

College is an investment in yourself, and like www.essaydragon.com any investment, you should spend the appropriate amount of money for the anticipated return on your investment

2 Responses

  1. Salihi thotë:

    Nuk kanw qenw edhe aq shum tw pwrfshir anwtarwt e Partisw Demokratike nw kwshillin nacional, si nw kryesi poashtu edhe nw komisione tw ndryshme, kjo parti PD njw numwr simbolik tw anwtarwve tw vet e ka pasur tw pwrfshir kurse nw grumbullimin e nwnshkrimeve dhe nw kohwn e fushatws pwr tw u fotmuar ishin aktiv. Tashti kjo nuk wshtw shum mw rwndwsi, mw e rwndwsishmja wshtw se kanw vendosur qw tw shkwputen dhe distancohen nga ky kwshill i cili xhdo ditw e mw shumw po e tregon fytyrwn e vwrtet me tw cilwn disponon. Nuk kemi arsye qw shumw ti akuzojm pwr mossuksese nw rezultate, ajo qw mw sw shumti dita ditws po i bwn tw tepwrt dhe tw coroditur kwta njerz qw po e udhwheqin kwtw institucion wshtw mostransparenca e tyre rreth finansave dhe manipulimeve tw tyre me parat tw cilat miren nw emwr tw shqiptarve. Na shqiptart gjithcka tolerojm por kur na vjedh nuk falmi, pra hajduct duhet ti largojm dhe tia ndalim hovin, un po e tham kwto sepse kam qen njw koh tw shkurtwr rreth tyre sa pwr ta par se si funksionojn, kuptohet qw pwr mua nuk pat vendw mw gjat aty dhe nuk shkoj mw, thjesht isha i padwshirueshwm sepse doja tw di pak mw shumw.

  2. Salihi thotë:

    Kërkoj ndjesë të nderuar lexues se më iku që shkronjën ‘W” ta shëndrroj në “ë” dmth, gjithkund ku e keni “W” kuptojeni “ë” gjithnjë e kam fjalën për komentin që e postova, përshëndetje Salihu…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch