Home » Lajme, PD, Politikë » PD: KOMUNIKATË

PD: KOMUNIKATË

Të nderuar qytetarë shqiptarë të Komunës  së Bujanocit:

 

Mbrëmë rrugët e disa vendbanimeve të komunës sonë janë fëlliqur me një pamflet të montuar, në të cilin shtrembërohen dhe falsifikohen dokumente, duke pretenduar se disa gjëra të pandodhura, kanë ndodhur, dhe se me ndihmën e një dokumenti inekzistent pretendohet se Komisioni i përhershëm i Kuvendit komunal të Bujanocit për mandate, imunitet dhe çështje administrative i cili është themeluar më 20.3.1997, dhe se gjoja, një anëtar i këtij Komisionit nga pala shqiptare, paska votuar për ndarjen e çmimit “Qytetare nderi e komunës së Bujanocit” për Mira Markoviqin, çmim ky i ndarë nga ish-kryetari i Kuvendit komunal të asaj kohe dhe nënkryetari aktual i Kuvendit komunal të Bujanocit, Stojança Arsiq.

Ky akt është miratuar dhe shpallur në seancën solemne të mbajtur me datë 14.11.1997, në kohën kur këshilltarët shqiptarë nuk merrnin pjesë dhe bojkotonin të gjitha institucionet dhe organet e pushtetit lokal në Bujanoc.

Këtë më së miri mund ta dëshmojë shefi i atëherëshëm i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Irfan Xheladini, inspektor aktual i buxhetit në administratën komunale të Bujanocit.

Mënyra këtillë e veprimit me pamflete na përkujton kohën e regjimit të egër të Millosheviqit, kur me të gjitha mjetet dhe me çdo kusht donte t’i njolloste dhe degradonte kundërshtarët e tij.

I gjithë ky veprim i shëmtuar, asocion në frikë të madhe të kryetarit aktual, Shaip Kamberi, sepse duke qenë i bindur se nga 6 maji ai sigurishtë do të humbas privilegjet që kurr si ka merituar dhe duke mos mundur të pajtohet me realitetin, ai bënë veprime qesharake, iracionale dhe tragjiko-komike.

 

Kryesia e Partisë Demokratike

Në Bujanoc  ,03.05.2012


2 Responses

  1. Albani thotë:

    O tipi po normal oshte more cka pe mshef o nagip arifi ti per ni kohe tgjate e ke mbajt si qytetare nderi masi pe di kur iu nda cmimi i nderit pse prite ti me e terheq ato… po ste ka lone zoran stankoviqi kumbara…. o tnjofmi o nagip arifi mos shit pordh se po tvjen era

  2. s'ka rendesi thotë:

    Mire de, pasi qe qenka ashtu si po thua ti? pse pra atehere dy here u propozua dhe u votua bindshem nga shumica dermuese e popullit shqiptare ne Bujanoc a? pseee?
    Po te kish qene i tille si po e quan ti, ateher kush do te kishte fytyre ta propozoj per kryetar komune, po ketu nuk ka aso gjerash o mjerana, po paniku dhe frika e juaj don me ju cmend, po mos u frikesoni, se jeta eshte ende e gjate, mund te kete fitore te reja…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch