Home » Lajme » PD PO E RRUMBULLAKËSON KOMUNËN E BUJANOCIT ME FORMIMIN E NËNDEGËVE

PD PO E RRUMBULLAKËSON KOMUNËN E BUJANOCIT ME FORMIMIN E NËNDEGËVE

Bujanoc, 17 tetorë

Fshati Dobrosin i komunës së Bujanocit edhe njëherë tregoi mikëpritjen bujare, por kësaj radhe bujaria ishte e hapur për Partin Demokratike e cila themeloi nëndegën e sajë në këtë vendbanim.

Simpatizantë të shumtë treguan se shumica dërmuese e popullatës nga ky fshat tashmë është përcaktuar për ardhmërinë e tyre politike.

Subjekti më i ri politik në Luginë të Preshevës, Partia Demokratike, është pritur si një Lëvizje Popullore nga e cila shumica dërmuese e popullatës presin zgjidhje të problemeve në përgjithësi.

Ali Rexhepi, veteran i arsimit në fshatin Dobrosin, përkujtoi kohën kur Mr. Nagip Arifi ishte në krye të pushtetit lokal, Rexhepi e konsideroi si një kthes të madhe në të mirë të popullatës së këtij vendbanimi, meqë sipas tij fshati Legjendarë ishte lënë në harresë.

Veterani i arsimit, përmendi të gjitha projektet me rëndësi jetike që janë realizuar në këtë fshat, në periudhën kur Mr. Nagip Arifi udhëheqte me pushtetin lokal.

Rexhepi, e vlërësoi kryetarin e PD-së si njeri që bëri një kthesë të madhe jo vetëm në fshatin Dobrosin por në tërë komunën e Buajnocit.

Porosia e Rexhepit ishte, që popullata e komunës së Buajnocit duhet ta përkrahin një njeri i cili është inteligjent, një njeri i cili din ti zgjidhë problemet e popullatës, një njeri i cili diturinë e ka trashëguar nga Fakulteti e ky është Mr. Nagip Arifi.

Komunës së Bujancit i duhet njeri dietarë, vizonarë, guximtarë, dhe menaxhues këto tipare i ka Mr. Nagip Arifi i cili meriton që kjo popullatë ti shkojë pas.

Formimin e nëndegës e përshëndeti edhe kryetari i Bashkësis Lokale të Dobrosinit Memedali Sadriu, i cili përkujtoi projektin historik të këtij vendbanimi, gurthemelin e asfaltimit të rrugës, projekt ky i cili ka mbetur histori për këtë fshat.

Sadriu, pa hezituar fare theksoi se, “Emri i Nagip Arifit, duhet të shkruhet me shkronja të arta, sepse ky njeri e ka mbajtur fjalën që nga takimi i parë që kemi patur në kabinetin e tijë, falë tij ne sot kemi rrugën, elektrifikimin e rrugës, rrymën, fushën e sportit, renovimin dhe nxemjen në shkollë, hapjen e Çerdhes së fëmijëve, dhe na ndihmuan në ndërtimin e xhamisë”

Kryetari i bashkësisë Lokale gjithashtu potencoi se, pushteti akltual, na ka ngopur me premtime, por fatkeqësisht mbetën vetëm premtime dhe asgjë tjetër.

Duke iu drejtuar, sipmatizantëve të PD-së, në fshatin Dobrosin, lideri i këtij subjekti politik, Mr.Nagip Arifi, potencoi se, “Dobrosini është fshat Legjendarë sepse në këtë fshat për herë të parë iu tha, Stop hordhive të Millosheviqit, andaj ky fshat meriton shum më shum se çështë bërë deri më tani”

“Në këtë fshat ka shumë nevojë për tu punuar, dhe për këtë arsyeje ne sot me aktivistët tuaj po e formojmë nëndegën, sepse nga viti 2008 e këndej nuk është zhvilluar aktivitet aq sa meriton ky fshat” tha kryetari i PD-së.

Gjatë këtij takimi u tha gjithashtu se, PD në programin e sajë ka paraparë zhvillimin e blegtorisë dhe bizneseve të vogla në këtë vendbanim, sepse për këto fusha janë kushtet ideale, duke patur parasysh, se Dobrosini është urë lidhëse mes komunës së Bujanocit dhe Gjilanit.

Kryesia e nëndegës në fshatin Dobrosin është foemuar prej 9 anëtarësh, në krye me, kryetarë, Blerim Sadriu, nënkryetarë, Zymber Zahiri, sekretarë, Ilaz Raqipi dhe arkatarë, Agim Saqipi.

Edhe në këtë vendbanim janë shpërndarë libreza simpatizantëve të PD-së.

Në fshatin Truri Partia Demokratike të dielën në prani të simpatizantëve të shumtë ka formaur nëndegën e sajë.

Qytetarët e këtij vendbanimi, janë shprehur të zhgënjyer më udhëheqësin aktuale të pushtetit loka, duke i dhënë përkrahje masovike PD-së dhe liderit të sajë Mr. Nagip Arifit.

Gjatë themelimit të nëndegës në këtë vendbanim, u përmedn projekti më vital që është realizuar në kohën e Mr. Nagip Arifit, ujësjellësi i cili është ndërtuar sipas standardeve Europiane dhe me paisjet më modernë që ekzistojnë, duke mos lënë anash as asfaltimin e rrugës, renovimin e shkollës dhe fushën e sportit.

“Edhe pse ekziston ky rrjet i përsosur, banorët e fshatit Turi gjatë sezonit më të nxehtë dhe në kohën kur ka më së shumti nevojë për ujë, ata kanë qenë pa ujë të pijshëm” tha Ragmi Ramizi, përfaqësues i Ndëmarrjes Publike Komunalia.

Nëndega në fshatin Turi ka 21 delegatë, ndërsa kryesia numëron 9 anëtarë, në krye me Mexhid Ebibin kryetarë, nënkryetarë, Adnan Sulejmani dhe Ardian Ibrahimi, sekretarë Lavdim Esati dhe arkatarë Ekrem Sulejmani.

 

M Ahmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch