Home » Lajme, PD » PD: Policat kufitare, mes Kosovës dhe Sërbisë izolim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

PD: Policat kufitare, mes Kosovës dhe Sërbisë izolim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Partia Demokratike, vendosjen e policave kufitare mes Republikës së Kosovës dhe asajë të Sërbisë, gjegjësisht në vendkalimet kufitare ku janë më së shumti të frekuentuar popullata shqiptare e konsideron si izolim diskriminues për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Edhe përkundër marrëveshjes së arritur për menaxhim të kufijve mes dy shteteve, PD është e mendimit se policat kufitare në këtë rast më së shumti dëmtojnë popullatën shqiptare, duke mos harruar lidhjet farefisnore që ndanë ky kufi.

Embargo i policave kufitare, i izolonë edhe më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke i militarizuar ata në mënyrë të dyfishtë, në njërën anë diskriminimi nga Qeveria e Sërbisë dhe tash diskriminimi finansiarë nga bashkëkombasit e tyre.

Partia Demokratike, kërkonë që Qeveria e Kosovës të ndërmerrë sa më parë masat adekuate që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë të privilegjuar në këtë drejtim dhe që  policat kufitare sa më shpejt të hiqen për popullatën shqiptare sikurse që nuk ekzistojnë për sërbët e veriut të Kosovës.

PD, konsideron se vendosja e policave kufitare, nuk do të thotë marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave por në këtë rast izolim i popullatës shqiptare e cila edhe ashtu është duke përjetuar situatë të brisht politiko ekonomike.

Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës i shkëputë nga trungu i vet bashkëkombasit e tyre të cilët identifikohen me një komb dhe një flamurë, andaj Partia Demokratike apelon tek të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që vullnetit të popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës të vitit 1992 mos ti vëjnë polica kufitare në mes sepse ai është vendim historik.

 

 

Bujanoc, 27 dhjetorë

Shërbimi për informim i Partisë Demokratike

One Response

  1. Ceren thotë:

    Jo mir po shume mire komplimente ke nga ghtije shqipetaret kudo qe gjinden duke ditur se enveri e dha jeten per ket liri duke lene pas 2 vajza dhe 1 djal ai duhet te jete shembull per te ghtije ne njeherit keni NGUSHLLIMET me te per zemerta familja ZYMBERI..?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch