Home » Lajme, PD, Politikë, Vendore » PD RRUMBULLAKËSOI FUSHATËN E TUBIMEVE ZGJEDHORE NË VENDBANIMET SHQIPTARE TË KOMUNËS SË BUJANOCIT

PD RRUMBULLAKËSOI FUSHATËN E TUBIMEVE ZGJEDHORE NË VENDBANIMET SHQIPTARE TË KOMUNËS SË BUJANOCIT

Me tubimin e fundit në kuadër të fushatës zgjedhore në fshatin Samolicë, Partia Demokratike me sukses rrumbullakësoi të gjitha vendbanimet shqiptare të Komunës së Buajnocit.

Përkrahja që iu është dhënë deri më tash këtij subjekti politik nuk mungojë as në këtë vendbanim.

Lideri i PD-së Mr. Nagip Arifi, i shquar për realizimin e shumë projekteve, edhe në këtë vendbanim është pritur si burrë shteti.

            Samolicasit me prezencën e tyre dëshmuan se akoma i kanë të freskëta kujtimet, kur ky njeri udhëheqte komunën e Buajnocit e veçmas projektet të cilat i kishte realizuar në këtë vendbanim.

Objekti i shkollës me standarde Europiane, rrugët e asfaltuara, elektrifikimi dhe shumë projekte tjera nuk na lënë që mos ta kujtojmë këtë njeri i cili din dhe mundet prap t’ia kthejë jetën kësaj komune, e cila është mbuluar pohtuajse nga rrjeti i marimangës, u shprehën përfaqësuesit e nëndegës së PD-së në Samolicë.

            Periudha katër vjeçare e pushtetit akltual, është periudhë e errët për banorët e Samolicës sepse siç thonë ata pushtetarët aktual fshatin Samolicë e kujtojnë vetëm përgjat rrugës kur shkojnë në Pershevë ose Maqedoni, në të kundërtën nuk e dijnë se ne ekzistojmë këtu.

Për Mr. Nagip Arifin nuk ka nevojë të flasim shumë, për ktë njeri flasin veprat u tha gjatë tubimit dhe Partia Demokratike për banorët e këtij vendbanimi më nuk është subjekt i ri politik por shpresë për ardhmërinë e komunës së Bujanocit.

            Partia Demokratike fushatën e përmbyllë më 2 maj në palestrën sportive Rinia në Bujanoc, ku të pranishmmit do ti argëtojë grupi, NRG Bend dhe këngëtarja e mirënjohur Violtë Kukaj, tubimi fillon në ora 18:00.

 

 

 

 

Bujanoc, 30 prill

M Ahmeti     

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch