Home » Lajme » PD: STUDENTËT E LUGINËS DO TË REGJISTROHEN NË FAKULTETET E NDRYSHME TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

PD: STUDENTËT E LUGINËS DO TË REGJISTROHEN NË FAKULTETET E NDRYSHME TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Këshilli qëndrorë dhe kryesia e Partisë Demokratike sot mbajti mbledhje në të cilën u  shqyrtua situate politike dhe e sigurisë në komunën e Bujanocit por edhe më gjerë, pas deklaratave të Ministrit të Punëve të Brendshme të Sërbisë, për ta bllokuar qarkullimin e lirë të njerzve dhe të mallërave në drejtim të Kosovës.

Vlerësimi i përgjthshëm i anëtarëve të Këshillit qëndrorë ishte se situate është e brishtë, sepse deklaratat e ministrit të punëve të brendshme të Sërbisë për ta bllokuar qarkullimin e lirë të njerzve dhe të mallërave në drejtim të Kosovës janë të rrezikshme me tendenca të përkeqësimit të mëtutjeshmë të situatës.

Sipas kryetarit të Partis Demokratike, Mr. Nagip Arifit, në kuadër të shqyrtimit të situatës politike dhe të sigurisë, si çështje e cila është diskutuar në Këshillin qëndrorë të partisë ka qenë edhe çështja e arsimit në komunën e Bujanocit e cila është shumë e mjerueshme.

Pas këtij takimi Arifi u shpreh se, “ne patëm edhe protestat kundër diskriminimit të arsimit shqip, por është për të ardhur keq se, disa persona janë duke punuar në diskriminimin e arsimit shqip, dhe kjo është në favor të Qeveris së Serbisë të cilët po i përkrahin këto raste me qëllim që ta shkatërrojnë arsimin shqip në Luginë të Preshevës.”

Për shembull emrimi I kshillit të shkollës fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc, nga ana e Ministrit të Arsimit Zharkoviq, për shkakë se ndokush nuk ka pas vullnet apo guxim të organizoj mbledhje të prindëve dhe të arsimtarve për të I zgjedhur antarët e kshillit të shkollës kjo ka ndodh vetëm atëher kur shqipëtarët nuk kan pas shumicën në pushtetin lokal në kohën e regjimit të Milosheviqit .

PD, në mbledhjen e fundit ka përkrahur vendimet e Qeverisë së Kosovës për vënien e rendit dhe qetësisë në veriun e Kosovës.

Rasti më tragjik, gjatë mbledhjes së sotme, është vlerësuar, ai në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku Jan angazhuar si kuadër mësimdhënës, personat të cilët kanë të kryer vetëm shkollën e mesme, dhe as që kanë qenë kurrë të regjistruar në ndoj fakultet,  një nga ata-o, vetëm para tre muajsh e ka kryer shkollën e mesme në këtë shkollë, dhe tash ka filluar të punojë si mësimdhënës.

Sipas kryetarit të PD-së, kjo është tronditëse sepse pasojat do të vijnë në të ardhmën.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për mos regjistrimin e studentëve, shqiptarë të Luginës.

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, ku dje është aprovuar një vendim, i cili imundëson regjistrimin të gjith studentët të shkëlqyeshëm të cilët kanë aplikuar për të studiuar në fakultetet e ndryshme të Universitetit të Prishtinës, vendim ky që hyn në fuqi që nga data 26 shtator i këtij viti.

“Ky ishte edhe qëndrimi i kryesisë së PD-së që mori në mbledhjen e parafundit që të veprohet në këtë mënyrë, duke angazhuar aktivistët e PD-së që të kontaktojnë me nxënësit dhe prindërit të cilët i kanë këto brenga” u shpreh kryetari I PD-së Mr. Nagip Arifi

Në mbledhjen e Këshillit qëndrorë dhe të kryesisë së PD-së, u biseduar edhe për kriteriumin e zgjedhjeve që do të mbahen nëpër vendbanimet shqiptare të Komunë së Bujanocit të Prtinë Demokratike dhe themelimin e ndëndegëve.

Anëtarët e Këshillit Qëndrorë së bashku me anëtarët e kryesisë aprovuan kriteriumet, ku që nga fillimi imuajit tetorë, do të fillohet me konstituimin e nëndegave të PD-së, kështu që në gjysmën e muajit tetorë, PD do ti ketë të gjitha organet në vendbanimet shqiptare të Komunës së Bujanocit.

Vlenë të theksohet se, gjatë formimit të nëndegëve nëpër venbanimet shqiptare, do të formohet edhe Forumi i gruas si dhe Forumi Rinor i Partisë.

Aktivistët në terren janë duke punuar dhe së shpejti PD, do ti ketë të gjitha organet të parapara me statutin e partisë.

Kryetari I PD-së gjithashtu potencoi se, “jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat vetëm se janë në përgatitje e sipër, edhe pse nuk janë shpallur nga Qeveria e Republikës së Sërbisë, po shihet qartë se do të mbahen në muajin Janarë apo më së voni në muaji Mars të vitit të ardhshëm”

 

Bujanoc. 24 shtator

M Ahmeti 

Children often exhibit signs that they are being bullied at school, but it’s hard to get to http://cellspyapps.org the root of the problem

4 Responses

  1. blero thotë:

    Pershendetje lexues te nderuar ky fare zoteria po don me lajte veten duke i shpifur te tjeret a mendon se populli nuk e din se ky njeri eshte deri ne fyt.Mendoj se do t’i vjen fundi ne fakt fundin e ka se ky eshte njeri i konsumuar deri ne fund edhe vet akuzat qe i bene po shifen,prej vitit 2001 ky njeri e hapi univerzitetin i punesoj 1000 punetor apo te ngjajshme.Ky njeri mbani ne mend eshte spiun i serbis edhe per nje kohe te shkurter ka me dal ne shesh.

  2. Te nderuar lexuhes te http://www.kosovalindore.com, kur nje njeri si Blero, Meda apo naj Mentor Kurtishi, se qysh ja paska nis me emra edhe keta te fundit paskemi me i pa, akuzon diken per gjera te tilla, i thot vetes shqiptar ateher, Serbia nuk ka nevoj me angazhu persona nga Beogradi se ka Blera qe etiketojne njerez ndoshta per nje byrek bakshish. Sa per konsumime ti Blerush Larushi, duhesh ta kesh te qarte se ata te konsumuarit nuk magjistrojne, nuk kane perkrahjen e nje popullate te tere shqiptare te komunes se Bujanocit, po jo se mir e ke ti vertet asht i konsumuar per persona si ti, qe jeni ngopur deri ne fyt, juve jeni persona qe nuk ju don as shtepia juaj, jeni persona qe i keni kontribouar Qeveris se Beogradit te na i mbyll shkollat, te na masakroje abetaren e Naimit, te na perdhos Flamurin e Skenderbeut, te na asimiloje rinin shqiptare te Lugines dhe te na humb gjuhen shqipe neper dokumente personale, Ja kush jeni juve Blerusha e Larusha. Po asht e kote te merremi tash me persona si ju se nuk na premton koha kemi pun shum me te rendesishme se ta hargjojme energjine me juve. Juve Blerusha-arusha, do te ju denoje populli ashtu siç edhe po ju denon duke ua kthyer shpinen.

  3. blero thotë:

    Po me vjen mire(njeriu i thjesht)bashkepuntore i N.Arifit,RTV Spektrit,klanit te tyre,dhe UDB-se serbe.Kurr skan qen ata patriota qe nga viti 88 anetar me libreza te SPS-it e Millosheviqit e tash po mundoheni mu bo patriota kot e keni se ne ju njohim edhe prejardhjen baben,gjyshin etj.Po ju ka ardhur fundi.Mbani ne goje veq flamurat se me dore nuk guxoni ju trimat e atedheut edhe shume mire po e dini se serbia gjithmone i ka pasur personat ketu juve me bashkepunetor.Klm.

  4. Po shihet qarte se te paska djegur shum, por kjo eshte normale se ku dhem dhembi shkon gjuha. OK e kuptuam se qenke klysh i Shaipovitve, por nje klysh qe i han vetem kockat se ata qe e hajne mishin din ma mir ti radhisin fjalet. Edhe me data nuk qenke bash mir, qenke nga ata qe i urdheron Farush Islami per ti demtuar veturat e kundershtareve. Humbja si duket te paska djegur shum, por jemi ne boten demokratike dhe kjo eshte gja normale, mirepo per ty nuk mund te jete normale se ke shijuar vetem kockat ndersa ata ti kane premtuar edhe kingjat, per kte ti je prekur shume. Mbahu he trim se nuk dorezohet burri qaq lehte, per dy fjal goje. hehehehe qenke shum i dobet per politike, a vertet qaq shum jeni t’holluar qe nuk po keni as persona me shkru komente a? KLM a edhe mos u tut se postin e rojtarit te veturave nuk ta zen kerkush, kete do ta kesh edhe ne te ardhmen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch