Home » Lajme, PD » PD: TELEGRAM NGUSHËLLIMI

PD: TELEGRAM NGUSHËLLIMI

I nderuar popull i Republikës së Shqipërisë, Z. President Topi, Z. Kryeministër Berisha dhe Znj. Kryetare e Parlamentit Topalli, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta në emrin tim personalë dhe në emër të Partisë Demokratike, me rastin e tragjedisë së Himarës ku humbën jetën 14 persona dhe dhjetra të tjerë u lënduan.

Ky lajm i trishtuar na preki thellë të gjithëve, të rinjët shqiptarë që humbën jetën janë pjesë e kombit tonë andaj edhe dhimbjen e ndajmë së bashku.

Partia Demokratike me seli në Bujanoc në çdo kohë do të jetë përkrah bashkombasve të tyre kudo që gjenden, andaj edhe kësaj radhe dhimbjen e ndajmë së bashku me familjet, shokët të afërmit dhe insitucionet e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre.

 

                                                                         

 

 

 

 

 

 

 

 

Bujanoc                                                                                               

 22.02.2012                                                                      Kryetari i Partisë Demokratike

                                                                                                   Mr. Nagip Arifi 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch