Home » Lajme, Rajonale » PDIU e Vlores shpall ndarjen nga Shpetim Idrizi

PDIU e Vlores shpall ndarjen nga Shpetim Idrizi

Ne nje votim te paprecedent ne Keshillim Bashkiak te Vlores ne Diten e
djeshme te gjithe keshilltaret e PDIU-se ne grup votuan kunder shpalljes se
z. Musa Demi Qytetar Nderi ne Vlore.

Votat e tyre ju bashkuan votimit kunder qe beri edhe PD per te gjitha
kandidaturat e propozuara perfshi z. Demi.

Kuptohet fale votave qe Keshilltaret e Ps kane ne kete Keshille u arrit qe
per te gjithe propozimet te jepeshin titujt  ne fjale.

Nese mbani mend vetem pak kohe me pare z. Demi morri nje vleresim nga ish
Presidenti i Republikes dhe i pranishem ne kete ceremoni prane presidences
dhe ne dreken e shtruar nga familja per nder te saj ishte i pranishem vet,
Idrizi.

Si cdo rrumpallhan tjeter qe prodhon dyshja Idrizi-Tahiri ne kerkojme te
kuptojme se pse PDIU e Tiranes shkon ne ceremonin e votimit dhe pse PDIU e
Vlores vec 2 muaj me vone voton kunder te njejtit individe.

Carja dhe percarja brenda PDIU tashme eshte bere publike. Nuk ka me asnje
sens vendimmarrje politike partiake po vec sjellje femijesh te llastuar e
te pa edukate.

Qe Keshilltaret Cam te votonin kunder nje Cami kjo po qe eshte e
paprecedent. Deri tani kishim pare qe Idrizi i shkembente Camet qe duhet te
emeronte ne drejtorit qe Pd i kishte dhene ne dispozicion me ish doganier
dhe ish tatimor, mjeshter te vjedhjeve dhe sekserlleqeve, po deputeti i
Vlores me kerkese te te cilit votuan kunder Keshilltaret e PDIU-se ne Vlore
sapo caktoj nje nivel te ri te mjerueshem ne kete parti.

Turp per c'jeni dhe c'perfaqesoni. Camet tashme po e gjejne rrugen e tyre
larg jush po ju do merrni persiper barren e turpit dhe marrezis qe po beni
cdo dite.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch