Home » Lajme, Vendore » PDK kërkon që çështja e problemit të Kosovës Lindore të zgjidhet ndaras

PDK kërkon që çështja e problemit të Kosovës Lindore të zgjidhet ndaras

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që çështja e problemit të Kosovës Lindore të zgjidhet ndaras dhe të mos përfshihet në dialogun e nisur mes Kosovës dhe Serbisë. Këto komente i ka bërë sot nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa pas takimit me drejtues të Shoqatës “Vatra” nga Presheva.

 

Sejdullah Kadriu, kryetar i Shoqatës “Vatra” të Preshevës, takimin me nënkryetarin e PDK-së Rrustem Mustafa e ka vlerësuar të qëlluar dhe pozitiv, por ka shtuar se nga ai, janë sugjeruar që problemin e Kosovës Lindore ta kërkojnë ndaras nga veriu i Kosovës.

“Ne kemi kërkuar edhe më herët tek të tjerët si zëvendës kryeministri tek kryeparlamentari dhe sot tek nënkryetari i PDK-së, por në një mënyrë apo tjetrën ne kemi kërkuar vetëm për bisedimet eventuale që të futet në agjendë edhe problemi i Kosovës Lindore. Sado që sot nga nënkryetari kishim një sugjerim që problemi i Kosovës Lindore të jetë një problem në vete dhe të zgjidhet brenda mundësive dhe agjendës që do të kërkojmë nga Beogradi dhe BE-ja që të zgjidhet si problem në vete dhe që mos të ketë ndërlidhje Kosova Lindore dhe pjesa e Mitrovicës”, ka thënë ai.

Zyra  për  informim e “Vatrës’’

04.Shtatorë 2012.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch