Home » Opinione, PDK » PDK: KUSH PO I FRYNË URREJTJES NDËRETNIKE NË BUJANOC?!

PDK: KUSH PO I FRYNË URREJTJES NDËRETNIKE NË BUJANOC?!

Kumtesë

 

KUSH PO I FRYNË URREJTJES NDËRETNIKE NË BUJANOC?!

 

Partia Demokratike Kombëtare, zhvillimet e fundit politike, në rajonin e Komunës së Bujanocit, i vlerëson të tensionuara me tendencë të përkeqësimit të mëtejmë.

Kësaj situate të brishtë dhe delikate po i kontribuojnë disa shkrime të kinse analistëve politikë, që nuk përjashtojnë edhe opinionet e disa liderëve politikë, të cilët pas zgjedhjeve të reja lokale janë zgjuar nga gjumi i fellë dhe pas  10 viteve po veprojnë si opozitarë.

Askush nuk ka të drejtë t’ia mohoj të drejtën e askujt për të vepruar, gjykuar dhe menduar shlirshëm për të gjitha ato që ndodhin rreth nesh, por jo edhe për t’i bllokuar proceset demokratike të dala nga vota e lirë e qytetarit.

Tendenca e shkrimeve të fundit nëpër portalet tona informative flet qartë se këta artikullshkrues po mundohen të mbjellin dhe nxisin urrejtje ndëretnike në Komunën e Buajnocit, e njohur si shembull i bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë.

Këtë shkrime nuk mund t’i luhatin raportet midis bashkësive etnike në këtë komunë multietnike, ngase nuk varen nga shkrimet e tilla, të cilat kuptohen se janë tendencioze, djallëzore dhe qëllimkëqija,

Autorët e këtyre shkrimeve që thirret në “vëllazërim-bashkim”, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe partnerët e koalicionit qeverisës, harrojnë se jo shumë larg edhe ata lidhën një marrëveshje me Trupin Koordinues për ndarjen e pushtetit.

Këta opozitarë në nivel lokal, nuk janë edhe në nivel qendror. Ku është deputeti jolegjitim dhe kryetari i vetzgjedhur i Këshillit jolegal Nacional, të cilët marrin para të majme nga Beogradi dhe ndërsejnë bashkëpunëtorët e tyre për t’i bllokuar proceset demokratike në Kosovën Lindore.

Këta opozitarë lokalë, harrojnë se shefat e tyre janë bartësit kryesor të veprave multietnike, që në emër të tyre kanë realizuar projekte të ndryshme si: ekskurzionet verore, studimet në Novi Sad, vizitat e të rinjve nëpër qendra të ndryshme të Beogradit e iniciativa të tjera multietnike.

Po a nuk janë këta opozitarë të cilët menjëherë pas konflikteve të armatosura u kycën në Trupin Koordinues dhe formuan institucione nultietnike në sferën e pushtetit lokal, policisë dhe mediumeve lokale.

Bartës të këtyre projekteve ishin po këta opozitarë, të cilët sot mundohen të krijojnë klimë të tensionuara politike, të inatosur se nuk arritën ta formojnë qeverisjen lokale me të njëjtat partitë, me të cilat PD e ka formuar qeverisjen lokale.

 

Partia Demokratike Kombëtare shkrimet e tilla i vlerëson të dëmshme për proceset tona demokratike dhe kërkon nga autorët e tyre të mësohen me realitetin dhe mos të shërbehen me shantazhe të tilla, të cilat qytetarët tanë nuk i marrin për serioze.

 

 

 

Nga kryesia e PDK

Nexhmedin Saqipi – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch