Home » Lajme » PDK : TË TËRHIQET ABETARJA E BASTARDUAR NGA SHKOLLAT SHQIPE

PDK : TË TËRHIQET ABETARJA E BASTARDUAR NGA SHKOLLAT SHQIPE

Abetarja dhe Fletorja e Punës, për klasat e para të ciklit fillor me mësim në gjuhën shqipe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është hartuar nga dy autorë: Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj, me origjinë prej Republikës së Shqipërisë.

Lajmi për këtë mrekulli mbushi optimizëm shqiptarët e Kosovës Lindore se “Tash e tutje edhe zyrtarisht është pranuar që nxënësit shqiptarë shkronjat e para shqipe ti mësojnë nga abetarja e Republikës së Shqipërisë”.

 

Ceremonia e prezantimit të abetares së re për shqiptarët e Kosovës Lindore, u bë një ditë pas protestave të shqiptarëve kundër diskriminimit që po ushtron Beogradi ndaj gjuhës dhe shkollave shqipe. Me mijëra shqiptarë të grumbulluar në Bujanoc i thanë “BOLL MO!”, padrejtësive të pushtetit qendror ndaj arsimit shqip të të gjitha niveleve në Kosovën Lindore. Më 13 shtator, në protestat gjithë popullore, u bojkotua mësimi nëpër shkollat shqipe në Bujanoc dhe Preshevë, në shenjë revolte për mospërmbushjen e kërkesave legjitime të shqiptarëve zgjidhjen e problemeve në fushën e arsimit.

 

Një ditë më vonë, më 14 shator, në inaugurimin e abetares për shqiptarët e Bujanocit , Preshevës dhe Bujanocit, ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi, ai i OSBE-së Dimitros Kipreos, kryetari i Trupit Koordinues Millan Markoviq, dhe ai i Këshillit Nacional  të vetëshpallur Galip Beqiri.

 

Këshilli Nacional proserb ka bërë një gabim të madh së pari, që ka devalvuar protestat gjithë popullore, me promovimin e abetares, para nxënësve e arsimtarëve si dhe para qeveritarëve dhe ndërkombëtarëve se ja kanë filluar të zgjidhen problemet në fushën e sigurimit të teksteve për klasat e para.

 

Të gjithë u befasuan si ndodhi që në Serbi, nxënësit shqiptarë të mësojnë me abetare nga Republika e Shqipërisë. Po e vërteta na doli se kjo abetare nuk ka vlera për nxënësit shqiptar dhe për këtë duhet të mbaj përgjegjësi  ky  farë Këshilli Nacional famëkeq dhe Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

 

Kjo abetare është e zhveshur nga vlerat kombëtare dhe me këtë shqiptarët e Kosovës Lindore ndihen të fyer dhe të prekur në dinjitet.

 

Spektri politik shqiptar, institucionet komunale dhe sektori joqeveritar duhet urgjentisht që kjo abetare të tërhiqet nga shkollat shqipe dhe të kthehet ajo e mëparshmja, që kanë mësuar deri tashti i autorit Qamil Batalli. Njofton Qendra Informative e PDK-sw, Bujanoc , 22.09.2011

One Response

  1. Intelektuali thotë:

    Po cysh mor Hoxh Mulla dinka nuk po te vie merzi te miresh me kso pun, po a tye te ka mbetur politika a, po kshyre more Xhamin tonde dhe xhematin tond, ne emer te kujt ti po flet, kend ti e prezenton, a pak tu dok qe u korite me partin tonde me 200 vota a, ik pash nje Zot, ik mos na lodh mo se nuk ki as autoritet as kredibilitet me dhon ti propozime e as kritika. INTELEKTUALI.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch