Home » Lajme, PDK » PDK – TËRHIQET NGA ZGJEDHJET NË FAVOR TË PD-së

PDK – TËRHIQET NGA ZGJEDHJET NË FAVOR TË PD-së

Kumtesë

PDK – TËRHIQET NGA ZGJEDHJET NË FAVOR TË PD-së

Partia Demokratike Kombëtare e vlerëson lartë rolin e zgjedhjeve lokale të 6 majit, duke përjashtuar çdo ofertë për dalje në zgjedhjet parlamentare.
Ndonëse zgjedhjet lokale si proces janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Bujanocit, PDK, nuk do të marrë pjesë në garën për pushtet, duke favorizuar Partinë Demokratike, si forcë e re politike e denjë për të qeverisur vendin në të ardhmen.

Konkurrenca

PDK nuk po heq dorë nga zgjedhjet lokale pse i frikësohet konkurrencës, por për shkak manipulimeve të mundshme që mund të bëhen pas formimit të njëanshëm të Komisionit Zgjedhor Komunal. Një Komision i tillë, mund të prodhojë vetëm manipulime, keqpërdorime, mangësi dhe hajni.
Praktika e hidhur e këtij mandate, që po e lëmë mbrapa na mëson se Koalicioni PDK-PDSH, nuk arriti t’i sigurojë dy ulëse në parlamentin lokal të Bujanocit, falë Komisionit Zgjedhor, i cili ia grabiti mbi 30 vota duke qenw më shumë se injorues, mospërfillës, madje edhe mosmirënjohës ndaj votës së lirë të qytetarëve.
Koalicioni PDK-PDSH për katër vota nuk arritën t’i sigurojnë dy këshilltarë, pikërisht për shkak vjedhjes së votave nga Komisioni Zgjedhor Komunal.

Dallaveret

Pavarësisht nga dallaveret e Komisionit, ky Koalicion me të vetmin këshilltar arriti t’ia sigurojë kuorumin zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të Komunës së Bujanocit, pa kurrë njëfarë llogarie edhe atë në emër të unifikimit të faktorit shqiptar në këtë komunë.
Dhe, mjerisht, ky unitet i spektrit politik shqiptar për ta mbrojtur pushtetin dhunshëm shkelën parimet ligjore, principet partiake dhe besën shqiptare, për t’u bërë bashkë me partitë serbe dhe për të formuar një Koalicion Zgjedhor multi-kulti, në mënyrë që hajnia e votave të lira të qytetarëve edhe në këtë mandat të keqpërdoren, për qëllime klanore e farefisnore.
Por, PDK, daljen në skenë të Partisë Demokratike e sheh me një optimizëm të madh, si një forcë e denjë e cila e ka guximin, aftësinë dhe forcën politike për t’i thënë “Stop!”, manipulatorëve të votës së qytetarëve, si dhe për ta kthyer imazhin që kishin dikur institucionet komunale, të dala pas proceseve luftarake.
Kthimi i autoritetit dhe dinjitetit të institucioneve të dala nga vota e lirë dhe demokratike, bëhet vetëm me ardhjen në pushtet të PD-së, parti e cila i tha “JO”, zgjedhjeve parlamentare dhe i tha “Ndal!” keq menaxhimit të qeverisjes lokale dhe skandaleve të Këshillit Nacional.

Fitorja

PDK fton elektoratin, që besimin e dhënë për këtë parti, gjatë mandatit që po e lëmë prapa, t’ia besojnë PD-së, ngase nuk do të zhgënjehen, ata janë të parët, jo pse e siguruan Nr.1, por se kanë vizion e koncept të qartë për ta nxjerr vendin nga ngërçi politik, nga kolapsi ekonomik dhe nga përçarjet mbi baza partiake, njofton Shërbimi për Informim i PDK-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi.

2 Responses

  1. besa thotë:

    E kush eshte PDK?! Nuk e paskam degjuar asnjehere!

  2. dreni thotë:

    Kosova Lindore politikanet apo perfaqsuest e kesaj ane duhet te behen ne dy parti qe munde ti shprehin menimet e veta ne interes te popullit ejo çdo muhalle(lagje)parti ne vete…………..

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch