Home » Lajme, Vendore » PDK URON GJITHË SHQIPTARËT 100 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

PDK URON GJITHË SHQIPTARËT 100 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Partia Demokratike Kombëtare, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, uron gjithë shqiptarët, kudo qofshin ata, me shpresë se në qindvjecarin e ardhshëm Ditën e Flamurit ta kremtojnë në një shtet të përbashkët.

Historia e jonë e lavdishme na ka mësuar se për Flamur dhe Atdhe, shqiptarët gjithmonë i ka bashkuar një ideal, lufta shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në këtë rrugë qindvjecare, s’ka se si të mos përmenden ndihmat e miqve tanë aleatë, e posacërisht të vëllezërve amerikanë, pa ndihmën e të cilëve zor se sot në Vlorën heroike, do ta kishim festuar me dinjitet 28 Nëntorin ditën e pavërisës së Shqipërisë.

Ndonëse shekullin që po e lëmë prapa nuk ishte edhe pa sfida sa i përket përcarjeve, ndasive dhe hasmërive brendashqiptare, të cilat edhe sot në këtë festë të madhe janë të pranishme, duhet t’i hedhim në koshin e historisë, duke e ndërtuar një të ardhme të përbashkët si një komb i vetëm i integruar në familjen evropiane si kombet e tjera me demokraci përparimtare.

Ky mesazh urimi le të shërbej edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët asnjëherë nuk u ndanë nga proceset për bashkim kombëtar dhe asnjëherë nuk e kanë llogaritur vetën të ndarë nga Kosova, pjesë integrale e së cilës gjithmonë kanë qenë gjatë historisë.

Partia Demokratike Kombëtare, në frymën e një atmosfere solemne, që po mbretëron në të gjitha hapësirat e etnikumit shqipar, uron gjithë shqiptarët 28 Nëntorin ditën e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, thuhet në mesazhin urues të PDK-së të nënshkruar nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch