Home » Lajme, Vendore » PDSH, RD dhe BDL do të udhëheqin pushtetin lokal në Preshevë

PDSH, RD dhe BDL do të udhëheqin pushtetin lokal në Preshevë

PDSH, RD dhe BDL do të udhëheqin pushtetin lokal në Preshevë gjatë këtyre katër viteve. Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa , i cili ka firmosur edhe zyrtarisht  marrëveshjen për qeverisjen vendore me kryetarin e RD-së Z. Ramiz Latifin e që pritet ta firmosë edhe me kryetarin e BDL-së Z. Skender Destanin.

Marrëveshja PDSH-RD:

Në nenin 1 të  marrëveshje thuhet se rregullohen raportet për funksionimin e pushteti lokal në Preshevë si dhe ndarjen e funksioneve dhe përgjegjësive deri në fund të mandatit katërvjeçar , pastaj në neni 2 thuhet se bashkëpunimi dhe ndarja e funksioneve në mes PDSH dhe RD është bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit , bashkëpunimin e suksesshëm në udhëheqjen e pushteti lokal në mes dy subjekteve në periudhën e kaluar si dhe orientimet programore të përafërta dhe jo përjashtuese në mes tyre. E neni tre thotë se Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike janë dakorduar që RD të udhëheq me këto funksione në pushtetin lokal:

  1. 1.   kryetarin e kuvendit komunal
  2. 2.   dy anëtarë në këshillin komunal
  3. 3.   udhëheqsinë e fondit për punë komunal dhe ndërtimore
  4. 4.   drejtorin e shtëpis së kulturës ,, Abdulla Krashnica ,,
  5. 5.   Ndërmarrjen Publike MOravica dhe
  6. 6.   drejtorin e bibliotekës Mehmet Jusufi ndërsa funksionet tjera në pushtetin lokal do ti takojnë Partisë Demokratike Shqiptare.

 

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa sot ka arritë ta zgjëroj koalicionin edhe  me BDL-në , ku marrëveshja pritet të konkretizohet brenda ditës së nesërme.

E  për RD- ne  ofrimi i BDL-së në koalicion  nuk përbën asnjë problem , pasi sipas kreut Ramiz Latifi për RD ka rëndësi funksionimi i pushtetit lokal. Marrëveshja e koalicionit po ashtu thotë se vendimet lidhur me aktivitetet ekzekutive , vendim marrëse dhe politike të cilat janë kompetencë e pushteti lokal do të merren me koncezus , në bashkëpunim dhe koordinim mes dy eventualisht tre palëve si partner të koalicionit dhe neni i pestë i marrëveshjes thotë se të gjitha çështjet të cilat janë përfshi në këtë marrëveshje do të zgjidhen mes palëve me mirëkuptim në momentin e paraqitjes së tyre në interes të funksionimit  të pushteti lokal dhe me iniciativë të cilësdo  palë nënshkruese të kësaj marrëveshje. PDSH në zgjedhjet lokale të 6 majit fitoi më së shumti vota, gjithsej 6.604 vota, apo 17 ulëse në kuvend, ndërsa Rilindja Demokratike 1.152 vota, ose 3 ulëse në kuvend gjersa BDL 820 vota apo 2 ulëse. Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës gjithsej numëron 38 këshilltarë, ndërsa me marrëveshjen mes PDSH-RD-BDL këto subjekte arrijnë 22 këshilltarë, që sigurojnë shumicën në kuvend.

RTV Presheva

2 Responses

  1. abeja thotë:

    eh doktor skender he kuje… Po slan te keqe pa te bo ty, edhe apet ju ule ne gjunj ketyne… HA HA HA spaska met ne ty kurgjo tjeter pervecse VETEVRASJES oo doktor HAUS.

  2. ademi thotë:

    O ti abeja, po spaske lidhje npolitikë, a paske harru se sa dhe qysh ja kan pas ngul doktorit ata, bile edhe materjalisht. Në politik ska pardon, suksese koalicionit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch