Home » Lajme » PDSH -ë shpalos programin në Miratoc – Mustafa pritet në mënyrë madhështore nga Miratocasit & video

PDSH -ë shpalos programin në Miratoc – Mustafa pritet në mënyrë madhështore nga Miratocasit & video

Me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES “duke rethuar numrin NJË Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Miratoc. Në një atmosferë festive  kandidatët  nga ky fshat Irfan Rahimi, Merxhan Memishi dhe Naim Jashari  para elektorit Miratocas  kanë shpalosën programin PDSH-ës që sipas tyre  do të realizohet me mbështetjen e tyre  në fitoren e 6 majit .

Para elektorit  po ashtu ka foluar edhe anëtari kryesis Xhevat Fazliu i cili tha se PDSH në qeverisjen e ardhshme do të realizojë edhe shumë projekte të tjera në këtë fshat.

 

” Është një privelegj të jesh  para prindit të dëshmorti Artan Abazi tha kështu  lideri i PDSH -së Ragmi Mustafa me bindjen e plotë së PDSH nuk do ta zhgënjej as një familje të dëshmorëve, por as nuk do të shkel mbi gjakun e dëshmorëve të kombit “.

 

Ai po ashtu përgëzoi Miratocasit për kontributin e tyre gjatë 3 luftrave.Sipas liderit të PDSH-ës banorët e Miratocës kanë bërë një mision të shenjtë duke i dalë në ndihmë çdo shqiptari ,si refugjatëve nga Kosova dhe Maqedonia.

 

Duke folur për investimet ai tha se projektet në këtë fshatë do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm.E duke iu referuar veprave kombëtare të Miratocasve ai tha se nëse PDSH arrin që vetë të marrë pushtetin lokal në këto zgjedhje , përkrahë do të merrë edhe subjekte tjera shqiptare në koalicion në mënyrë që kuvendi  shqiptar i Preshevës  të jetë i ndritur në 100 vjetorin e shtetit shqiptarë.

Tubimin kreu i PDSH e përmbylli me bindjen e plotë  se shqiptarët do të jenë përkrahë  Partin Demokratike Shqiptare duke rethuar numrin një me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES “.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch