Home » Lajme, PDSH » PDSH ka vazhduar mbrëmë në njësitë numër një, dy, tre, katër dhe pesë në Preshevë & video

PDSH ka vazhduar mbrëmë në njësitë numër një, dy, tre, katër dhe pesë në Preshevë & video

Tubimi promovues i Partisë Demokratike Shqiptare ka vazhduar mbrëmë në njësitë numër një, dy, tre, katër dhe pesë në Preshevë. Qendra ka ndryshuar tani në dallim me katër vitet e kaluara, ne kemi sheshin e bukur ku grumbullohen fëmijët dhe të rinjtë për të kaluar momentet më të mira, kanë deklaruar kështu kryetarët e nëndegëve të PDSH-së, numër tre dhe Qendra, Hajrush Nuhiu dhe Nexhmedin Ahmedi.
Kandidatët për këshilltarë të PDSH-së nga njësitë një, dy, tre, dhe pesë si

Arbenita Zylfiu, Madushe Ahmedi, Merita Behluli, Ferid Selimi dhe Mirsie Qerimi kanë shprehur besimin e tyre tek elektori për votën që do të marrin më gjashtë maj. Ata premtojnë tek qytetarët se vota e banorëve të këtyre njësive do të jetë vlerë e demokracisë. Prioritet i këndidateve femra do të jetë avansimi i shëndetit në aspektin preventiv. Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa kërkoi votën e qytetarëve për të vazhduar mandatin qeverisës në mënyrë që realizohen projektet që janë prioritet për qytetarët tanë. Kryetari Mustafa premtoi ndërtimin e një shkolle të re në Preshevë dhe hapjen e maternitetit. Tubimi o PDSH-së në Preshevë ka përfunduar me ftesën rretho numrin një, të bashkuar do të vazhdojmë rrugën drejt fitores.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch