Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH – Kryetari i komunës së Preshevës në bashkëbisedim me maturantët

PDSH – Kryetari i komunës së Preshevës në bashkëbisedim me maturantët

Maturantet 2016-te Kryetari Presheves Mustafa0Kryetari i komunës,  me kërkesë të maturantëve nga shkollat e mesme të Preshevës, bashkëbisedoi me ta. Ai këtë kërkesë të tyre e pranoi me gjithë dëshirë dhe gjeti kohë të lirë për ta. Në këtë takim së pari maturantët i njoftoi për benificionet dhe lehtësirat që ofron Komuna jonë për studentët, për kuotat e regjistrimit në universitetet e rajonit të cilat i ka siguruar Komuna. Poashtu, Kryetari Mustafa i njoftoi ata edhe për ndarjen e bursave si dhe dëgjoi brengat dhe preokupimet e këtyre studentëve të ardhshëm. Kryetari ndau me ta edhe tregimet e tija studentore, duke i inkurajuar të gjithë që nuk duhet asnjëherë të heqin dorë nga sfidat dhe pengesat gjatë studimeve por edhe gjatë tërë jetës, duke u garantuar maturantëve se do ta kenë përkrahjen e pa rezervë të komunës në çdo hap.

Sherbimi per informim i PDSH-se

Maturantet 2016-1Maturantet 2016-2Maturantet 2016-3Maturantet 2016-te Kryetari Presheves MustafaMaturantet 2016-te Kryetari Presheves Mustafa3Maturantet 2016-te Kryetari Presheves Mustafa2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress