Home » Lajme, PDSH » PDSH në mbrëmjen e sotme ka mbajtur tubimin promovues në Bukuroc ku të dielën do të rivotohet përsëri

PDSH në mbrëmjen e sotme ka mbajtur tubimin promovues në Bukuroc ku të dielën do të rivotohet përsëri

Kryetari i nëndegës së PDSH Xhelal Aliu ka thënë se Bukuroca së shpejti do të jetë me shumë rrugë të reja të cilat do të lidhen me të gjitha vendbanimet.

Ndërkaq kandidati për këshilltarë Armend Ibrahimi ka theksuar se Bukuroca ka dëshmuar vlerat e saja edhe përkundër prishjes së zgjedhjeve më 6 maj dhe sipas tij ai akt vetëm se ka forcuar PDSH që më 20 maj do të fitoj bindshëm kundrejt partive tjera. Fitorja jonë është shumë e thellë kundrejt të tjerëve dhe votat e së dielës nuk do të ndryshojnë rezultat, por PDSH është i vetmi subjekt politik që ka ardhë të  kërkojë votën tuaj ,duke ju respektuar dhe vlerësuar se vota e çdo qytetari është me shumë vlerë u ka thënë kështu kreu i PDSH Ragmi Mustafa simpatizantëve në Bukuroc. Ai gjithashtu i ka përgëzuar simpatizantët për demokracinë e lartë të treguar më 6 maj të cilët konfliktit të shkaktuar nga të tjerët nuk iu përgjigjën me konflikt, por treguan maturi dhe pjekuri qytetare. Kryetari Mustafa po ashtu ka thënë se këtyre ditëve rruga në drejtim të Zhunicës e cila është kontraktuar do të fillojë të asfaltohet. Ai po ashtu ka theksuar edhe projektin e përforcimit të rrymës që është bërë këtyre ditëve  që sipas Kreut të PDSH-ës tashmë  shumë fshatra nuk do të kenë problem me rrymën. Ai i ka ftuar të gjithë që më 20 maj të rrethojnë numrin  një sepse në PDSH çmohet vota e secilit në çdo aspekt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch