Partia Demokratike Shqiptare
P r e sh e v ë
29. Prill 2012
Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur me datë, 29. Prill 2012. lëshon këtë:
R E A G I M
Në ciklin e emisioneve debative të organizuara në TV Aldi në të cilët kanë marrë pjesë përfaqësuesit e subjekteve politike të Luginës së Preshevës, në të cilët pjesmarrës kanë qenë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, pas analizës të emisioneve të zhvilluara deri më tani, Kryesia e PDSH-së, konstaton:
– Emisionet e deritanishme janë realizuar në mënyrë jo profesionale, me tendencë të diskriminimit të vlerave të PDSH-së dhe në kundërshtim me parimet e informimit të drejtë si dhe kundër etikës gazetareske .
– Nuk është zbatuar parimi proporcional i kohës për pjesmarrësit e PDSH-së në raport me të tjerët,
– Kronikat e zhvilluara në teren me qytetarë janë të njëanshme dhe tendencioze, ( gjatë emisioneve për shëndetësi,politikë, intervistohen aktivistët e subjekteve politike të cilët japin gjykime të parapërgatitura dhe të pavërteta)
– Stafi i Televizionit dhe moderatorët janë së pari joprofesional dhe vijnë nga radhët e subjekteve politike opozitare,
– Pjesmarrës në ekipin realizues të emisioneve janë aktivistët e PVD-së (sekretarja e Këshillit Nacional Arbnora Ahmeti), të cilët ndërhyjnë te moderatorët me pyetje tendencioze ndaj përfaqësuesve të PDSH-së.
Kryesia e PDSH-së, konstaton se TV Aldi nuk i plotëson kushtet për pjesmarrje të barabartë në këto debate televizive, prandaj nuk do të jetë pjesë e këtyre emisioneve të parapërgatitura me qëllim të diskriminimit dhe njollosjes së vlerave të Partisë Demokratike Shqiptare.
Kryetari i PDSH-së ________________
Ragmi MUSTAFA