Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH përmbyll zgjedhjet në të gjitha nëndegët e saja – më 18 Nëntor Kuvendi Përgjithshëm

PDSH përmbyll zgjedhjet në të gjitha nëndegët e saja – më 18 Nëntor Kuvendi Përgjithshëm

Me nëndegën e fshatit Rahovicë, PDSH edhe zyrtarisht ka përmbyllur zgjedhjet në të gjitha nëndegët e saja, me çka i hapet rruga mbajtjes së Kuvendit të Pestë Zgjedhor të kësaj partie e cila do të mbahet më 18 Nëntor.

 

Partia Demokratike Shqiptare ka përmbyllur me sukses zgjedhjet në të gjitha nëndegët e saja në komunën e Preshevës. Të shtunën në mbrëmje ishte Rahovica me njësitë e saja zgjedhore 35, 36, 37 dhe 38 ajo e cila edhe zyrtarisht mbylli një proces zgjedhor i cili u hap para 3 jave në nëndegët e partisë në Bukuroc e Zhunicë, duke vazhduar pastaj me të gjitha nëndegët tjera në komunën e Preshevës.

Katër nëndegët e Rahovicës zgjodhën kryetarin dhe kryesin e nëndegës, 16 delegatët për Kuvendin e Përgjithshëm, ndërsa për Këshillin Qendror propozuan 6 persona prej të cilëve do të zgjidhen si anëtarë të Këshillit Qendror 5 prej tyre.

Si në çdo nëndegë tjetër edhe në Rahovicë u vërejtë se konkurenca ishte mjaftë e madhe për të zënë një vend si delegatë, por edhe për tu propozuar për këshillin qendror. U deshtë të shkohet në votime që të zgjidhen delegatët dhe propozimet për këshill qendror sepse numri i atyre që konkurruan ishte shumë i madhë. Kjo ishte edhe mënyra më demokratike e zgjedhjes së tyre nga vetë baza, në mënyrë që pas gjithë procesit të del një kryesi e merituar, e shëndoshë, pa presione, e pa shantazhe, të cilën gjë e patë kërkuar edhe vetë kryetari Ragmi Mustafa që në hapje të procesit zgjedhor nëpër nëndegët e partisë që udhëheqë.

Zgjedhjet në nëdegën e Rahovicës nga afër i përcollën edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa dhe thuajse të gjithë anëtarët e kryesisë aktuale të partisë, dhe komisioni zgjedhor brenda vetë partisë.

Kryetari nëndegës së Rahovicës u rizgjodhë Sali Salihu.

Kryetari PDSH-së Ragmi Mustafa shfrytëzoi zgjedhjet në këtë nëndegë për ti përgëzar për aktivitetet që kanë pasur këto njësi nga nëndega e Rahovicës si dhe falenderoi për mbështetjen e fuqishme që kanë dhënë në zgjdhjet e fundit lokale.

Pjesmarrësit e tubimit shfrytëzuan rastin të bashkëbisedojnë me Kryetarin e

PDSH-së  tema të ndryshme nga jeta e përditshme  .

Nga të gjithë delegatët e Kuvendit të 5-të nga nëndega e fsh. Rahovicë u mbështet lista me nënshkrime e kandidaturës së kryetarit aktual të PDSH-së Ragmi Mustafa për tu rizgjedhur sërisht në këtë detyrë . /H.R/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch