Home » Lajme » PDSH mbajti sot mbledhjen e përbashkët të organeve të saja partiake

PDSH mbajti sot mbledhjen e përbashkët të organeve të saja partiake

Partia Demokratike Shqiptare në sallën e kuvendit komunal ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët të organeve të saja, ku të pranishëm ishin , kryesia , anëtarët e këshillit qendrorë , forumi i gruas , forumi rinor , këshilltarët e kuvendit komunal , drejtorët e institucioneve dhe të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj.

Kreu i PDSH-ës Ragmi Mustafa në fjalimin e tij ka bërë një kronologji të funksionit të Partisë Demokratike Shqiptare sidomos në këto 8 vite,duke u përqendruar edhe në qëndrueshmërinë e këtij subjekti politik në pushtetin lokal në Preshevë dhe Bujanoc.
Zoti Mustafa po ashtu është ndaluar edhe sferën e arsimit duke potencuar gjendjen e mëparshme, kur studentët e Luginës përballeshin me vështirësi pranimi nëpër fakultete qoftë në Prishtinë apo Tiranë.
,, Kemi arritur që për mes angazhimit tonë intensiv , ti heqim ato barriera dhe që studentët tanë mos të kenë limite për pranim në fakultet .Këtë e dëshmon fakti pasi këtë vit asnjë studentët i Luginës nuk ka mbetur pa e realizuar ëndrrën e tij ka thënë kështu kreu i PDSH –së Ragmi Mustaf ,,.
Ai ka folur edhe për angazhimet e drejtorëve në shkollat tona ,pastaj është ndalur në ndërtimin e materniteti dhe aneksit të praksës së përgjithshme , por duke përfshirë edhe një sërë projektesh kapitale që janë realizuar brenda këtij mandati.
Ndërkaq sekretari i PDSH-ës Agim Dalipi i cili ka folur për angazhimin e degëve dhe nëndegëve të PDSH-së në të gjitha lokalitet si në Preshevë dhe Bujanoc .
E për ndarjen e detyrave organeve të PDSH-ës në lidhje me organizimin e mëtutjeshëm në saje të zgjedhjeve lokale la folur anëtari i kryesisë së PDSH-ës dhe ish kryetari i shtabit zgjedhor magjistri i shkencave politike Reshat Neziri.
Gjithashtu këtë mbledhje të përbashkët e ka përshëndetur edhe kryetar nderi i PDSH Zeqirja Fazliu.
Po ashtu në foltore kanë folur edhe anëtarë tjerë të kryesisë së PDSH-ës të cilët kanë uruar unitet dhe fitore në zgjedhjet lokale të 6 majit, duke konsideruar se PDSH-ë do të jetë forca e parë politike në Luginë të Preshevës. Në mbledhje e sotme janë zbuluar edhe pankartat e para me moton 20 vjet referendum , 22 vjet me PDSH –ë 100 vjet shtet Shqiptarë.
RTV Presheva

One Response

  1. artini thotë:

    Ju te pdsh sikure se te partise te Thacit keni hy me xhepa te shkyer e tashe jeni koruptuar dhe jeni kthyer ne parti familare po mendoje ne punesimin e njerzive te afer e sa per popullin nuk mendojne aspak,e dyta sa po shofe ne ato fotografi ju jeni afruar me njerze qe deri dje kane qene sherbetor te serbit e tashe ata njerze po ju udheheqin partine e juve.Por ma mire pastroni oborrin e juje se merreni me pune tjera.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch