Home » Lajme » PDSH reagon ashpër ndaj arrestimeve të kryera në mëngjesin e sotëm nga ana e forcave të xhandarmërisë serbe ndaj qytetarëve Shqiptar në Luginë të Preshevës

PDSH reagon ashpër ndaj arrestimeve të kryera në mëngjesin e sotëm nga ana e forcave të xhandarmërisë serbe ndaj qytetarëve Shqiptar në Luginë të Preshevës

Partia Demokratike Shqiptare

P r e sh e v ë

04. Maj 2012

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare  në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur  me datë, 04. Maj 2012. me rastin e arrestimeve të kryera nga forcat speciale të xhandarmërisë serbe ndaj shqiptarëve në komunën e Bujanocit lëshon këtë:

R E A G I M

            Partia Demokratike Shqiptare shpreh indinjatë të thellë dhe reagon ashpër ndaj arrestimeve të kryera në mëngjesin e sotëm nga ana e forcave të xhandarmërisë serbe ndaj qytetarëve Shqiptar.

Dënojmë ashpër  dhunën dhe brutalitetin e ushtruar nga ana e forcave të xhandarmërisë ndaj familjeve shqiptare, të Komunës së Bujanocit, dhunë e cila vite më parë është ushtruar edhe ndaj familjeve shqiptare të komunës së Preshevës.

PDSH konsideron se këto arrestime janë të planifikuara dhe me motive politike  nga ana e ministrit serb të punëve të brendshme Ivica Daciq, qeveria serbe,  me qëllim të destabilizimit të situatës politike dhe të sigurisë ndaj  qytetarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës.

Partia Demokratike Shqiptare, fton faktorin politik shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth situatës së krijuar.

Apelojmë tek faktori  relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori ndërkombëtar, ambasadat e akredituara në Beograd dhe OSBE,  që të reagojnë, monitorojnë  situatën e krijuar pas këtyre arrestimeve,  të ndikojnë në lirimin e pakusht të të arrestuarve, të sigurojnë liri, lëvizje të lirë të shqiptarëve të këtij rajoni, të cilët në vazhdimësi po përjetojnë dhunë  shtetërore dhe  kërrcnimet për të vazhduar këtë dhunë.

Ftojmë qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës që të ruajnë gjakftohtësinë, të ruajnë unitetin dhe të mbështesin qëndrimet dhe vendimet e faktorit politik shqiptar.

Shërbimi për informim i PDSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch