Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH reagon ndaj arrestimeve dhe ngritjes së akuzave të ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së

PDSH reagon ndaj arrestimeve dhe ngritjes së akuzave të ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së

Partia Demokratike Shqiptare

Me seli në Preshevë (PDSH)

 

Me rastin e arrestimeve dhe ngritjes së akuzave të ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së nga ish Zona Operative e Drenicës shprehim reagimin si vijon:

 

PDSH beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së UÇK-së, me bindjen se edhe ky proçes si dhe shumë raste të tjera të gjertanishme, do të dëshmojnë krenarinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë, dhe ajo u zhvillua në përputhje të plotë me aspiratën e tij  për liri, kurse u përmbyll në partneritet me NATO-n dhe vendet tjera mike të demokracisë euroatlantike.

PDSH, duke u mbështetur në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe funksionimin e pavarur të drejtësisë, shpreson se ky proçes do të zhvillohet paanshëm dhe në fund të triumfoj pafajësia.

 

Preshevë,                                                        Kryetari

24.05.2013                                              Ragmi     Mustafa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch