Home » Lajme, Opinione » PDSH-së I DUHET NJË KRYETAR

PDSH-së I DUHET NJË KRYETAR

Ditë për ditë, është duke pritur

Ragmi Mustafa,shum’i mërzitur

Mos, vallë, po prishet koalicioni

Që të ulet, triumfalisht te”froni”!

Pritë e pritë, o ky i shkretë

Me ata pak PDSH-ista, të vetë

Që ia kanë parë hajrin, vërtetë

Vjedhjes e hajnisë, për ibret!

Është strukur, si gjarpri nën guri

Duke pritur mos pi”bjen flamuri”

Koalicionit aktual, qeverisës

Ky zotëri, me nam plangprishës!

Sa shumë deshti, o ky zotëri

Si sulltan, t’sillej në demokraci

Në parti, si i përjetshëm u soll

Konkurentët krejtë t’i eliminoj!

Por,shokët e partisë n’sy i thanë

Të lutemi, e të bëjmë rixhanë

Që të sillesh, si don anëtarësia

Sepse, ka rregulla demokracia!

Për të qenë në parti i parë

E pastaj në komunë, kryetar

Duhet konkurruar, dhe pa hile

Sipas rregullave kompetitive!

Kurse, ti veprove ndryshe

Me ide të mbrapshta, që kishe

Nuk lejove askend, të konkurroj

Që për kryetar, të hynte në lojë!

Shumë kishe bërë llogari

Se si t’i mashtrosh, në parti

Duke u premtuar, s’do t’garosh

Për kryetar partie, t’konkurosh!

Por,mjerisht, nuk e mbajte fjalën

Ashtu si veprove,o me Lapidarin

Dorëheqjen epremtove të parën

Por, shpejtë e shkele premtimin!

Edhepse, atëherë na korite

Me sjelljet tua, o shizofrenike

Ne ta falëm,se të kishim të parë

T’respektuam shumë,si kryetar!

Padhimbshëm, e humbe fitoren

Në zgjedhje lokale, që e morëm

Edhepse e kishim vendin e parë

Askush s’të deshti ty, o kryetar!

Prandaj, mjaftë, të tha shoqëria

Se si padishah, nuk të do partia

Nëntë këshillëtarët në kuvend

Thanë: në PDSH s’kemi vend!

Pastaj t’u desht për t’u munduar

Nga partia, për t’i “përjashtuar”

Nëpër degë, duke i diferencuar

Që padishah s’të kanë pranuar!

S’të ka mbetur tjetër, o i shkretë

Ti e din pa dyshim, me t’ vërtetë

Se mandatet nuk janë private

Por, vullneti i kësaj popullate!

Prandaj, mandatet s’do kthehen

Sepse, ato me pare nuk blehen

Dhe në parti nuk e ke shumicën

Nga PDSH-ja, ti duhet të ikësh!

Nëse ke pak mend,gjak shqiptar

Pra, ti duhet t’ikësh sa më parë

Tjetërkush, të zgjidhet kryetar

Dhe partia,t’ket “njeriun e parë”!

Nehat Hyseni

22/04/2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch