Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH – shpalos ofertën për qytetarët në periudhën kohore 2016-2020

PDSH – shpalos ofertën për qytetarët në periudhën kohore 2016-2020

Tubimi promovues i PDSH se 2016PDSH ka hapur dje zyrtarisht kampanjën parazgjedhore duke prezantuar 38 kandidatët për këshilltarë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 24 prillit. Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa në fjalimin e tijë përshëndetës ka prezantuar ofertën për vitin 2016-2020  e cila sipas tijë me përpikmëri do të zbatohet sepse kjo ofertë ka dal nga vetë qytetarët të cilët i kanë takuar në cdo vendbanim.

Tubimi promovues i PDSH se 2016-2

PDSH ka hapur dje zyrtarisht kampanjën parazgjedhore duke prezantuar kandidatët për këshilltarë dhe ofertën për 2016-2020. Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa premton se në periudhën në vijim do të zhvillohet arsimi kabinetik në komunën e Preshevës duke vazhduar edhe më tutje me investime në institucionet arsimore. Tubimi promovues i PDSH se 2016-5Në fushën e shëndetësisë sipas ofertës së PDSH-së do të zgjerohen kapacitetet e maternitetit për të krijuar edhe shërbime të tjera medicinale që të ndihmohet lindorja e Preshevës. Poashtu sipas Mustafës do të vazhdohet me intensitet më të avancuar në zhvillimin e bujqësisë. Pjesë e pa ndarë e ofertës së PDSH-së është planifikimi për të ndihmuar studentët tanë, nënat vetmbajtëse dhe familjet në nevojë.

Tubimi promovues i PDSH se 2016-2Poashtu zë vedn të veçantë në këtë ofertë edhe zhvillimi i kulturës, rinisë dhe sportit në komunën e Preshevës. Do të përkujdesemi që cdo fëmi në cdo fsaht të ket terrenin sportiv, tha në fjalimin e tijë Ragmi Mustafa. Në tubimin e mbrëmshëm u premtua se do të arrihet që të zhvillohet edhe administrata më e mirë duke e transformuar ate në administratë elektronike gjë për të cilën veç kanë filuar ta zbatojnë disa resore në Preshevë. Në periudhën katër vjeçare do të vazhdohet me intensitet më të madh në zhvillimin ekonomik në ndërtimin e zonës industriale duke dedikuar një milion euro investime vetëm në këtë zonë. Shpalosja e programit të PDSH- vazhdon të bëhet në çdo vendbanim ditëve në vijim. Me moton Të bashkuar vazhdojmë rretho numrin dy u përmbyll tubimi promovues i PDSH-së.

 

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch