Home » Lajme, Vendore » PDSH uron kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir META

PDSH uron kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir META

PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PËR LUGINË TË PRESHEVËS, ME SELI NË PRESHEVË

Drejtuar:

Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir META

 

I nderuari kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë!

 

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare  t’ Ju shpreh urimet më të përzemërta e vëllezërore me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.

Unë jam i bindur që Ju, me urtësinë, shkathtësinë dhe përvojën Tuaj të gjatë politike, do arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike në Kuvend për ta arritur  synimet e popullit shqiptar  për ta marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përfitoj nga rasti t’Ju shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për gjithë ndihmën që Shqipëria dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Luginen e Preshevës në këto vitet e fundit, uroj për një bashkëpunim edhe më të thellë të anasjjelltë, e që do të kontribuonte dukshëm në ecjen përpara të proceseve politike, socioekonomike, sigurisë, arsimit, shëndetsisë dhe fushave tjera edhe në Luginë të Preshevës.

Në fund, z.Meta, shumë shëndet e suksese Juve.

Preshevë, 11 shtator 2013                                                      Me rrespekt,

Ragmi Mustafa

Kryetar i PDSH-së, dhe i

Komunës së Preshevës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch